Konventa Kombëtare e PS-së Prezantohen 140 kandidatët, detajet e Konventës nga flamurët vjollcë tek batutat e deputetëve

0
159

 Gëzim Saliu

konventa

Majko: Tirana Jeruzalemi shqiptar, amanet Vlorës të na e kthejë Ramën si deputet lab

Ben Blushi: Në ekipin tonë kemi Musain, i cili i dha teserën e partisë Edi Ramës

 

Partia Socialiste mbajti dje Konventën Kombëtare Zgjedhore, e cila përbën provën gjenerale të së majtës shqiptare për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 23 qershorit.  E  ndarë në dy pjesë, ku paradite u zhvilluan punimet e Konventës për Koalicionin “Shqipëria Europiane” e pasdite u prezantuan 140 kandidatë për deputetë të  PS-së në 12 qarqet e vendit, Konventa Kombëtare solli jo pak risi në të njëjtën kohë shumë ndryshime, nga organizimet e mëparshme të forcës më të madhe opozitare.

Konventa e Aleancës

Konventa për Koalicionin “Shqipëria Evropiane” nisi me fjalimet përshëndetëse me video-projektor të Kryeministrit të Rumanisë Viktor Ponta, kryetarit të grupit Social-Demokrat në PE Hannes Swoboda dhe të kreut të Partisë Social-Demokrate gjermane Sogmar Gabirel. Një përshëndetje e veçantë për punimet e kësaj konvente erdhi nga patriarku i së majtës Dritëro Agolli, i cili nëpërmjet video-projektorit përcolli mesazhin e tij, ku vlerësoi bashkimin e së majtës dhe njëkohësisht shprehur siguron për fitoren e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” në zgjedhjet e 23 qershorit. Në sallën e Pallatit të Kongreseve, e cila ishte e mbushur nga simpatizantët e shumtë të PS-së, ishin pjesëmarrës të gjithë krerët e partive aleate të  koalicionit të majtë, ku një pjesë e tyre mbajti edhe fjalime të veçanta. Mes tyre ishte kreu i LSI-së Meta, aleatët tradicionalë të PS-së Paskal Milo dhe Skënder Gjinushi, kreu i G-99 Ervin Mete, Petro Koci si edhe kreu i AD-së Zef Bushati. Fjalimet e pjesëmarrësve në këtë Konventë ndërpreheshin herë pas here nga kronika apo pjesë dokumentar, ku rrëfehej jeta sociale e ekonomike në vend.  Një tjetër detaj që ra jo pak në sy në punimet e kësaj konvente ishin edhe flamujt e sipmatizantëve të PS-së që kishin mbushur sallën e Pallatit të Kongreseve, ku ndryshe nga më parë ngyra e tyre nuk ishte më rozë, por vjollcë, ngjyrë e cila tashmë bërë simbol përfaqësues i “Rilindjes”. Pas fjalimeve të krerëve të partive aleate, në fund e morei fjalën krue socialist Edi Rama, i cili u prit me ovacione të shumta nga pjesëmarrësit në Konventë. Thuajse në mbyllje të fjalimit, i cili ndryshe nga herët e tjera, ishte i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë, kryesocialisti ftoi të gjithë krerët e partive aleate të bashkoheshin me të në skenë.  Duke u shprehur mirënjohjen për bashkimin me PS-në, Rama tha se treni i qytetarëve, i cili sipas tij përfaqësohet nga koalicioni i majtë, do të arrijë të fitojë në 23 qershor përballë trenit të mallrave të kundërshtarit politik.

 

Kandidatët

Pas një pushimi dy orësh, punimet e Konventës Kombëtare të PS-së nisin rreth orës 17:00 me prezantimin e 140 kandidatëve për deputetë  të forcës më të madhe opozitare për parlamentare e 23 qershorit. Ekipi i çdo qarku ngjitej në skenë më vetë, ku të gjithë kandidatët thirreshin në emër nga dy moderatorët e Konventës. Për çdo qark, merrnin fjalën dy përfaqësues, ku  përgjithësisht ishte një femër dhe kryesuesi i listës së kandidatëve. Ky i fundit bënte prezantimin e të gjithë kandidatëve të qarkut përkatës, duke shprehur me një fjali karakteristikat dhe arsyet se përse ata duhen votuar. Në këto prezantim nuk munguan fjalimet me tone të larta entuziazmi si edhe batuta. Mes tyre ishte anëtari i kryesisë së PS-së, njëkohësisht kryesuesi i listës së qarkut Tiranë, Pandeli Majko, i cili në “rivalitet:” me kryesocialistin Rama në Vlorë,  vlerësoi kryeqytetin si lokomotivën e ndryshimeve në vend.  “Vlora ka mbetur shkolla e trenistëve të së majtës, por Tirana është lokomotiva e ndryshimeve të mëdha . Vlorës do ti lemë amanet, Edi ramin që të na e sjellë si deputet lab! Grupi i deputetëve socialistë të Tiranës do ta presë atë si kryeministër më 24 qershor”, tha Majko, duke shtuar se Tirana përbën Jeruzalemin shqiptar në kuadër të sfidës që i bënë realiteti shqiptare, bashkëjetesa fetare. Po ahut jo me pak batuat ka kaluar edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë të qarkut të Elbasanit, nga kryesuesi i listës në këtë qark, Ben Blushi. Duke vlerësuar lart ekipin e këtij qarku, Blushi nuik nguroi të kujtonte se pjesëtar i këtij grupi ishte edhe Musa Ulqini, i cili i ka dorëzuar teserën e partisë kryesocialistit Rama.

 

Elmaz Sherifi: Ndryshimi i flamurit kërkon vendim të Kongresit

Kreu i Partisë Lidhja për Drejtësi e Progres Elmaz Sherifi e cilësoi si një shkelje tyë statutit ndryshimin e ngjyrës së flamurit të PS-së në punimet e ditës së parë të Konventës Kombëtare të PS-së. Ish-ministri socialist i qeverisë “Nano” deklaroi se për ndryshimin e ngjyrës së flamurit më parë duhej të kishte vendosur Kongresi i PS-së, i cili përbën edhe organin më të lartë vendimmarrës për forcën më të madhe opozitare. “Konventa e Koalicionit Shqipëri Europiane me shume ngjyrëshmërine e flamujve bënte më të dukshme ndryshimin e ngjyrës së flamurit të PS..Sipas statutit të kësaj partie ngjyra e flamurit është rozë, ndërsa aty valviteshin flamuj me tjetër ngjyrë !…Përse ka ndryshuar ngjyra e flamurit të PS, pa një vendim të kongresit të kësaj partie dhe pa vendim të gjykatës, kërkesa këto të Kushtetutës së partisë(statutit) dhe e ligjit mbi partitë politike në Shqipëri…!?”, tha Sherifi. Më tej ai akuzai kreun socialist Rama se ngjyrat dhe simbolet e reja të partisë janë bërë pasi më parë LDP u shfaq në mjedisin politik si një subjekt politik me vizion perëndimor dhe e frymëzuar nga mendimi politik i rilindësit Sami Frashëri. “Hapeni Programin politik të LDP dhe statutin e saj të cilat i gjeni ne faqen e saj..ww.ldp.al dhe do të konstatoni këtë të vërtetë dhe do të bëhet më e besueshme nëse hapni edhe faqen e PS dhe të shikoni se si përshkruhen simbolet dhe ngjyrat e kësaj partie. Nëse shteti i së drejtës do te funksiononte në Shqipëri, PS nuk mund ti ndryshonte dhe as do te mundte ti shfaqte publikisht simbolet, pa bërë ndryshimet në statut dhe të pranuara nga gjykata e rrethit Tiranë me vendim…Kjo është PS, e cila i ndryshon ngjyrat sipas shijeve te kryetarit, në këtë rast nga fobia ndaj LDP!”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency