Flaka e përjetshme poshtë ujvarës

0
161

 

flaka ne ujvare

Për vite me radhë, shkencëtarët mendonin se flaka e përjetshme në rrëzë të një ujëvare në Neë York mbahej gjallë nga gazi që prodhohej vazhdimisht nga disa shkëmbinj të lashtë shumë të nxehtë.
Megjithatë, studiuesit e Universitetit të Indianës kanë zbuluar se shkëmbinjtë që gjenden nën Parkun e kontesë Chestnut Ridge nuk janë mjaftueshëm të nxehtë sa për të prodhuar këtë gaz, çka do të thotë se një tjetër proces ndikon në prodhimin e gazit që mban të ndezur flakën tashmë prej shumë kohësh, por ata ende nuk janë në gjendje të thonë se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.
Zjarri i përjetshëm gjendet prapa një ujëvare në perëndim të Neë York dhe thuhet se ai është ndezur mijëra vjet më parë nga banorët vendas indigjenë.
Zjarre të tilla të përjetshme, siç transmeton Shqip njoftimet, gjenden në shumë vende të botës dhe prania e tyre justifikohet me gazin natyral që prodhohet nga shkëmbinjtë e nxehtë nën tokë.
Por në rastin në fjalë duket se kemi të bëjmë më diçka ndryshe. Arndt Schimmelmann dhe studiuesit e Universitetit të Indianës janë të sigurt tashmë se flaka në ujëvarën e Neë York nuk mbahet ‘gjallë’ nga gazi natyror, pasi shkëmbinjtë poshtë saj nuk kanë nxehtësinë e duhur për ta prodhuar atë.
“Temperature e këtyre shkëmbinjve është sa ajo e një filxhani me çaj, gjithashtu lashtësia e këtyre shkëmbinjve nuk është aq e madhe sa mendohet të jetë mosha e zjarrit që digjet sipër tyre”, tha studiuesi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency