80-vejçari fillon ngjitjen drejt majës së Everestit

0
129

80 vjeccari

Një alpinist japonez, 80-vjeçar, filloi një tur për ngjitje në malin Everest, në përpjekje për t’u bërë njeriu më i moshuar që ngjitet në majën më të lartë në botë, njoftoi zyra e tij në Tokio.  “Parashikoj të mbërrij në majë më 24 maj”, theksoi Yuichiro Miura, në një audio mesazh të postuar në faqen e tij të internetit.  Miura po përpiqet të rikthejë titullin në librin e rekordeve Guinness, që e kishte marrë në vitin 2003, pasi kur ishte 70 vjeç arriti nivelin e lartësisë 8 848 metra. Bëhet fjalë për ngjitjen e tij të parë në malin mitik.  Rekordi i tij u thye në 2007 nga një tjetër japonez, Katsusuke Yanagisaëa, në atë kohë 71 vjeç, kurse në maj të viti 2008 titulli i shkoi nepalezit Min Bahadur Sherchan, i cili në moshën 76 vjeç arriti këtë lartësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency