Regjimi ushqimor që ul tensionin dhe forcon kockat tek të moshuarit

0
153

ha-shendetshemDisa sëmundje të veçanta ose humbja e ndjenjës së shijes mund të përkeqësojnë oreksin, përkeqësimi i perceptimit të ndjenjës së etjes mund të provokojë humbje të lëngjeve

 

Tek i moshuari disa sëmundje të veçanta ose humbja e ndjenjës së shijes mund të përkeqësojë oreksin, përkeqësimi i perceptimit të ndjenjës së etjes mund të provokojë humbje të lëngjeve, humbja e dhëmbëve mund të shkaktojë vështirësi në përtypje, çrregullime të ndryshme gastrike apo intensinale mund të sjellin probleme të sistemit të tretjes, probleme nga mungesa e vitaminës B12, po kështu probleme të veshkave, mungesë të vitaminës D nga mos ekspozimi i mjaftueshëm në diell.

Sëmundjet

Në parim, për të moshuarit që gëzojnë një shëndet të mirë, vlejnë të njëjtat rekomandime si për të rriturit, pasi ato nga pikëpamja cilësore nuk ndryshojnë nga ato të rriturve, edhe pse nevojat për energji në këtë moshë ulen, por në një moshë të avancuar është e nevojshme të mbahen parasysh disa aspekte të cilat janë faktorë rreziku për kequshqyerjen e kësaj moshe, si: vetmia, të ardhurat e pakta, invalidët, sëmundjet kronike, depresioni, përdorimi i barnave të ndryshme.

Kalciumi

Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të kaliumit dhe presionit të gjakut. Pakësimi i sasisë së natriumit është njëra nga mënyrat që ndikon në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Por ka edhe një mënyrë tjetër, pa medikamente, që mund t’ju ndihmojë në uljen e niveleve të larta të tensionit: Shtojini kalium ushqyerjes suaj. Konsumimi i më shumë ushqimeve që përmbajnë kalium, ndikon në uljen e natriumit në këto ushqime. Kaliumi gjendet në sasi të mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskëta. Për rezultate më të mira kufizoni marrjen e natriumit deri në 2300 miligramë në ditë dhe shtoni marrjen e kaliumit deri në 4700 miligramë në ditë. Ju duhet gjithashtu të shmangni edhe konsumin e ushqimeve të përpunuara, nëse jeni të interesuar të ulni presionin e lartë të gjakut. Në ushqimet e përpunuara shpesh shtohet natrium, prandaj mund të rritet rreziku për shfaqjen e hipertensionit. Por nga ana tjetër edhe marrja shtesë e kaliumit duhet të bëhet patjetër me rekomandim të mjekut. Shumë njerëz me sëmundje të veshkave kanë vështirësi në eliminimin e niveleve të larta të kaliumit, kjo mund të vështirësojë punën e zemrës deri në rreziqe fatale. Mos harroni të qëndroni nën kontrollin e mjekut për çdo ndryshim në mënyrën tuaj të jetesës e, sidomos, nëse jeni duke u mjekuar nga tensioni i lartë i gjakut.

Këshilla

Shpërndajeni dietën tuaj gjatë gjithë ditës, duke bërë të njëjtat zgjedhje ushqimore të plota dhe me variacione. Pini rregullisht ujë gjatë ditës, deri 1-2 litra në ditë apo 4-6 gota, pa pritur të keni ndjesinë e etjes në trupin tuaj dhe shmangni shtimin e kripës në pjatat e përgatitura. Zgjidhni dhe përgatisni ushqimin duke pasur kujdes në përtypje apo tretje, në veçanti gratë e moshës së tretë të bëni kujdes për sigurimin e kalciumit kaq të nevojshëm për to, sidomos pas menopauzës, kur fillon edhe shtimi i humbjes së masës kockore. Ndani vaktet e të ngrënit së bashku me familjarët dhe miqtë.

Si të sillemi

Të mundoheni të konsumoni një dietë ushqimore të pasur dhe të ekuilibruar. të mënjanojmë konsumimin e pjatave të ftohta, të parapërgatitura kohë më parë apo të ringrohura. Të zgjedhim ushqimet në bazë të përtypjes edhe për të lehtësuar aparatin tretës, që tek i moshuari është më pak eficent. Të përgatitim ushqimet në mënyrë të përshtatshme për konsum, si për shembull, të ngrijmë mishin, të zgjedhim fruta të pjekura mirë apo t’i konsumojmë të qëruara dhe të grira në copa. Të gatuani pjata tip supe, pure, merrni bukë të butë ose zbuteni më ujë apo qumësht. Shmangni vaktet e rënda. Hani mëngjes të plotë që të përmbajë përveç të tjerave edhe qumësht ose kos. Të ruani një peshë trupore të pranueshme, duke kryer një aktivitet motor të mirë dhe duke mos abuzuar me ushqimet e yndyrshme apo ëmbëlsirat. Ulni yndyrat shtazore duke zgjedhur rregullisht peshk dhe mish të bardhë për konsum, pulë, gjel, lepur, por mos e teproni me konsumimin e djathërave sidomos të stazhinuar. Konsumoni shpesh fruta dhe perime të freskëta. Mos e teproni me përdorimin e pijeve alkoolike dhe konsumin e tepërt të kripës. Mënjanoni ushqimet shtazore të gjalla ose gjysmë të pjekura apo salcat me bazë veze të freskët të papërpunuar, pasi kanë një rrezik të lartë ndotjeje.

 

 

Regjimi ushqimor:

Ushqim                                             Kalcium

1 patate e vogël e pjekur                610 mg

220 g kos pa yndyrë                        580mg

1 banane                                           422 mg

1 filxhan qumësht                                       380mg

75 g mish viçi i pjekur, i padhjamë           371 mg

1 filxhan lëng portokalli                  355 mg

1 filxhan tërshërë                             120 mg

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency