Nga Vrapi tek Lika, ja kalimet e bujshme që priten në merkato

0
158

Altin Vorpsi

vllzniaEndri Vrapi, Gilman Lika dhe Pero Pejiç janë tre prej futbollistëve më “VIP” të Superiores që rrezikojnë të mos vazhdojnë më aventurën me klubet aktuale

 

 

Pas përfundimit të Kupës së Shqipërisë tanimë skuadrat janë përqendruar vetëm tek merkatoja. Disa prej tyre i kanë të qartë objektivat, edhe pse këta të fundit në pamje të parë duken shumë të vështirë për t’u realizuar. Ditët e fundit shumë emra të lojtarëve të mëdhenj po qarkullojnë në ambientet e klubeve elitare. Vllaznia, Flamurtari dhe Skënderbeu janë protagonistë absolutë si në hyrje dhe në dalje.

 

Vllaznia “tenton” Likën

Presidenca shkodrane prej kohësh ka hyrë në kontakte me disa futbollistë të njohur në vend, të cilët kërkon t’i afrojë. Një prej lojtarëve të përfolur, i cili kërkohet me ngulm, është edhe shkodrani Gilman Lika. Mesfushorin e dëshirojnë të gjithë në Shkodër, ndaj klubi nuk i ka ndërprerë për asnjë moment kontaktet për të mundësuar një rikthim të tijin te Vllaznia sezonin e ri. Natyrisht që ky nuk është një mision i lehtë, duke qenë se Lika veç Vllaznisë përflitet se ka marrë oferta edhe nga skuadra të tjera. Ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen, por në Shkodër thonë se ai është shumë pranë kuqebluve. Madje pohojnë se në ditët në vazhdim mund të firmosë.

 

Vrapi nuk bind më Skënderbeun

“Unë personalisht mund të them se kam një kontratë me klubin deri në fund të ndeshjeve të Evropës dhe do të pres deri atëherë për të parë se çfarë risie do të sjellë koha. Për sa i përket kontratës sime dhe ndonjë rinovimi të mundshëm, këto gjëra i di më mirë presidenti, sepse është ai që vendos”. Këto ishin fjalët e Endri Vrapit sa i përket së ardhmes. Mbrojtësi me përvojë i Skënderbeut mund të mos jetë më pjesë e skuadrës kampione në vitin e ardhshëm.

 

Flamurtari kërkon të zëvendësojë Memellin me Pejiçin

Në Vlorë ka nisur të mendohet për një rikthim të mundshëm të Pero Pejiçit. Një ide, e cila po diskutohet dhe përflitet shumë në radhët e kampit vlonjat. Kujtojmë që sulmuesi është një njohje e vjetër për kuqezinjtë, duke qenë se dy vite më parë ishte pjesë e tyre. Largimi në fakt nuk është se ishte ndër më të mirët, megjithatë duke u nisur nga eksperienca e merkatos, në Shqipëri sidomos, asgjë nuk do të ishte e pamundur. Faktikisht janë disa arsye që të bëjnë skeptik për një transferim të tij nga Korça në Vlorë, fillimisht duke u bazuar te kontrata e lojtarit. Kujtojmë që sulmuesi korat gjatë muajit janar ka rinovuar marrëveshjen me Skënderbeun dhe ka një klauzolë që e bënë të pamundur lëvizjen e tij. Ai mund të largohet gjatë verës, por vetëm nëse do të ketë ndonjë ofertë nga jashtë, që do të thotë se e ka të ndaluar që të luajë sërish në Shqipëri.

 

 

Mesfushori i Islandës

Gunarson “sfidon” Shqipërinë: Në Brazil shkojmë ne

Lojtari i kombëtares së Islandës dhe Kardif Sitit, Aron Gunarson, është i bindur se ekipi i tij përfaqësues do të jetë pjesë e “Brazil 2014”. Lojtari pranon se Islanda dhe Shqipëria janë në luftë për të bërë ëndrrën realitet. Ai është një nga lojtarët që pëlqehet më shumë në Kardif dhe ka një ëndërr dyshe, “Premier League”-n dhe Brazilin. Pjesa e parë e ekuacionit është zgjidhur, por tani vjen më e vështira dhe islandezët janë në grupin e atyre që luftojnë për në Botëror. Ai është tifoz i Mançesterit dhe ka ambicie të mëdha të jetë pjesë e kësaj skuadre në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm. “Kam mbështetur gjithmonë Junajtidin dhe shpresoj që të jem në lartësinë e duhur për këtë skuadër”, – shprehet Gunarsoni.

Por përpara se të kalojë në ekipin kampion të Anglisë, kërkon që të hedhë edhe një hap në rrugën drejt “Botërorit 2014”. Gunarsoni shpreson ende tek vendi i dytë pas Zvicrës në grupin E dhe është i bindur se skuadra e tij do të mundë Slloveninë muajin e ardhshëm. Në lojë është edhe Shqipëria dhe Norvegjia, ndërkohë që islandezi nuk ka frikë, ndonëse vlerëson kuqezinjtë. “Jam gati për ndeshjen e kombëtares. Nuk do të mendoj për “Premier League” dy muajt e ardhshëm, por për kombëtaren. Duam të shkojmë në Rio dhe do të bëjmë të pamundurën që të shkojmë ne në Botëror dhe jo Shqipëria”, – përfundoi mesfushori islandez.

 

Këshilla

Football Rankings: Nëse kërkoni rival, Shqipëria bën për ju

Shqipëria është kundërshtari më i mirë për një ndeshje miqësore. Ose të paktën kështu thonë statistikat që i konsiderojnë kuqezinjtë e Xhani de Biazit si ekipi më i volitshëm për të luajtur këtë verë një ndeshje jozyrtare. Është “Footboll Rankings”, faqja e specializuar për statistikat në futbollin botëror ajo që pohon një fakt të tillë. Në simulimin e fundit që ka bërë për renditjen e FIFA-s, kjo faqe këshillon dhe ka llogaritur shumë skuadra sikur luajnë me Shqipërinë. Meqenëse ekipi i De Biazit ka progresionin më të mirë në FIFA nga staticienët, Shqipëria shihet si një skuadër e cila është shumë e fortë në këtë moment dhe mund të shkojë shumë lart në renditje. Saktësisht kuqezinjtë janë marrë kundërshtarë në shumicën e ndeshjeve të simuluara nga ana e “FR”-së. Mund të themi që kuqezinjtë kështu janë kthyer në skuadrën e cila tashmë merret si rast referimi. Dhe jo më kot, sepse kanë bërë një nga ngjitjet më të mëdha në gjithë botën duke zbritur “top-50”. Edhe pse “Footboll Rankings” flet vetëm me statistika, e vërteta është se ajo indirekt sponsorizon Shqipërinë dhe futbollin shqiptar duke e konsideruar si skuadrën e momentit. Kuqezinjtë, sipas tyre, janë një skuadër që cilido kundërshtar mund të përballet, pasi tashmë është mes më të mirave të Botës. Madje, në renditjen e muajit të ardhshëm mund të zbresin edhe më, duke qenë mes 30 më të mirëve të Botës. Herën e fundit që doli renditja e FIFA-s i njëjti staticien i “Football Rankings” parashikoi ngjitjen e kuqezinjve edhe 5 shkallë. Ndonëse nuk kanë luajtur asnjë ndeshje, kuqezinjtë janë tashmë të 43-tët në Botë. Ishim të 48-tët në prill dhe tani jemi të 43-tët. Për çudi nuk kemi luajtur asnjë ndeshje dhe gjithsesi jemi ende një nga ekipet që vazhdojmë ngjitjen në renditjen e FIFA-s. Një fakt shumë interesat është se jemi e vetmja skuadër nga 50 të parat që kemi ngjitur më shumë vende në renditje. Pra skuadra e Xhani de Biazit është duke thyer rekord pas rekordi. Për statistikë, në janar të këtij viti ndodheshim në vendin e 63-ët, pra në harkun e pesë muajve kemi ngjitur 20 vende në arenën botërore dhe seleksionohemi si një ekip që mund të jetë një kundërshtar i fortë për ndeshje miqësore.

 

Kombëtarja

De Biazi fton Gjasulën

Pritet që në takimin ndaj Norvegjisë të ketë një tjetër debutues. Pas lajmit së sulmuesit të Gaz Metan Azdren Llullaku i ka mbërritur ftesa, një tjetër legjionar merr ftesë nga De Biazi. Fjala është për mesfushorin e Duisburgut, Jurgen Gjasula. 27 vjeçari i cili shquhet për vizionin që ka për lojën dhe shpeshherë është cilësuar si pasues i Skelës. Gjasula ishte ndër të përfolurit se mund te kishte ftesë nga trajneri italian për ndeshjen e 7 qershorit dhe kësisoj bëhet debutuesi i dytë që konfirmohet.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency