Malaria, s’ka rrezik Pipero: Të mbahen në vëmendje vatrat, kujdes ndaj mushkonjave

0
142

malariaDoktori ka sqaruar se në vend nuk kemi burim të infeksionit, duke qenë se edhe rastet e identifikuara janë të importuara nga vende të tjera, pra qytetarët janë prekur nga kjo sëmundje në vende të tjera. Sipas Piperos, qytetarët para se të udhëtojnë në këto vende duhet të informohen

 

Pas identifikimit të 15 rasteve të prekura nga sëmundja e malaries në vendin tonë, paniku tek qytetarët është evident edhe pse autoritetet e ISHP-së thonë se nuk ka vend për alarm. Për të sqaruar këtë situatë por edhe masat që vetë qytetarët duhet të marrin i ftuar në rubrikën në “News 24”, ka qënë mjeku infeksionit Pëllumb Pipero. Doktori ka sqaruar se në vend nuk kemi burim të infeksionit, duke qenë se edhe rastet e identifikuara janë të importuara nga vende të tjera, pra qytetarët janë prekur nga kjo sëmundje në vende të tjera. Sipas Piperos, qytetarët para se të udhëtojnë në këto vende duhet të informohen.

Shenjat

Ai tha se simptomat e para të kësaj sëmundje janë ato të gripit. “Në fazën e parë kjo sëmundje ka totalisht simptoma gripi, temperaturë 39 në fazën e parë, diarre, ethe. Një qytetar që ka qenë në një zonë malarike duhet të marrë informacion. Nëse vijnë të infektuar dhe qëndrojnë në shtëpi mund të shërbejë si burim infeksioni, në mungesë të kujdesit ata pasi të pickohen mund të kthehen në raste të prekura. Është e rëndë që pas shumë vitesh të njihem me raste brenda vendit. Nëse paraziti qarkullon brenda vendit është e vështirë të zhbëhet. Këta persona që udhëtojnë në këto vende duhet të kontaktojnë menjëherë mjekun, të marrin mjekim edhe pse nuk janë të infektuar”, tha ai. Ndër të tjera Pipero shtoi se, Shqipëria nuk është vend malarik, por duke parë edhe rastet e prekura qytetarët duhet të ruhen nga mushkonja që e përhap këtë sëmundje, anofele, e cila gjendet edhe në vendin tonë, si në çdo vend tjetër. “Ne nuk jemi vend malarik, por pushteti lokal duhet të marrë masa për dezisektimin e zonave me përmbajte të lartë të mushkonjës anofele, flas për vende me këneta, laguna, ujëra të zeza, kujdes zonat bregdetare ku njerëzit ekspozohen ndaj mushkonjave. Këto mushkonja janë prezente në çdo vend, prandaj duhet të marrin masa për të mos u pickuar. Duhet strategji rajonale që sëmundjet infektive të parandalohen”, – tha Pipero më tej. Ndërsa duke folur për rreziqet e kësaj sëmundje, Pipero shtoi: “Është sëmundje shumë e rëndë dhe ngjitëse. Shqipëria nuk duhet të bëhet vend malarik. Në botë çdo minutë vdes një fëmijë nga malaria, pra kuptohet rreziku i saj sa i lartë është”, – shtoi ai.

Malaria

Malaria është një sëmundje që aktualisht është e përhapur në rajonet tropikale dhe subtropikale të Afrikës, por që ka qenë e pranishme në shumë rajone moçalore (edhe në disa vende të Europës) deri në mesin e shekullit XX, pra deri në momentin që filloi bonifikimi i terreneve me ujë të ndenjur. Njihen katër lloje të parazitit malarik: Plasmodium vivax, Plasmodium falciparum, Plasmodium malariae, Plasmodium ovale. Plasomdët i transmetohen njeriut me anë të pickimit të mushkonjës të llojit Anopheles, të cilat nga ana e tyre infektohen duke thithur gjakun e njerëzve të infektuar. Cikli i zhvillimit të plasmodëve është shumë kompleks dhe përbëhet nga një fazë aseksuale (joseksuale) që ndodh tek njeriu dhe një fazë seksuale që ndodh në zorrët e mushkonjës (anofele). Në sëmundjen e malaries, prishja (thyerja) e eritrocitëve shkakton anemi, ndërsa fagocitoza e parazitëve (të shumtë) nga ana e qelizave të sistemit monocito-makrofag shpie në hepatomegali dhe spelnomegali. Sëmundja e malaries ka si karakteristikë (edhe) ethet. Edhe pse kemioprofilaktika, kemioterapia dhe lufta kundër mushkonjave anofele nëpërmjet insekticidëve ka pasur sukses të madh, malaria është ende një sëmundje që vret shumë persona sidomos në vendet në zhvillim.

 

 

Gay-t e lezbiket

Sulmohen në pedalimin kundër homofobisë në Tiranë

Një grup aktivistësh LGBT janë sulmuar me mjete shpërthyese e gaz lotsjellës në ambientet e një lokali në afërsi të Akademisë së Arteve. Xheni Karaj, e cila ndodhej në vendngjarje, tha se të paktën dy djem të rinj kanë hedhur në oborrin e lokalit ku aktivistët ndodheshin mjete shpërthyese që lëshojnë një tym mbytës. Më pas janë larguar me vrap dhe janë parë të marrin me shpejtësi një taksi. Shoferë të tjerë të taksive ngjitur refuzuan të jepnin më shumë informacion, ndërsa policia ka treguar rezistencë për ta konsideruar këtë si një sulm ndaj LGBT meqë, sipas tyre, aktiviteti me biçikleta kishte përfunduar. Ndërkohë, këtë vit LGTB ka zhvilluar dje pedalimin e tyre kundër homofobisë në sheshin “Nënë Tereza”. Pedalimi nisi nga sheshi “Nënë Tereza”, vijoi përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, kaloi në sheshin “Skënderbej” dhe përfundoi sërish në sheshin “Nënë Tereza”. Sipas një deklarate të Kristi Pinderit, aktiviteti i djeshëm u monitorua nga Policia e Shtetit, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, si ai i vitit të kaluar. Siç shtoi Pinderi: “Vjet një incident i vogël me tymuese tentoi të shkaktonte frikë tek pjesëmarrësit”. Masat e larta të sigurisë të ndërmarra nga policia drejtohen nga zv.drejtori në Tiranë, Erzen Breçani. “Ndryshe nga viti i kaluar kur ky aktivitetet u zhvillua nën një shi të rrëmbyeshëm, këtë vit edhe moti i përmirësuar premton se gjithçka do të shkojë shumë mirë”, – thuhet në reagimin e LGTB.

 

Kërkohet rimbursimi

Të sëmurët me HIV-AIDS, të rritet rimbursimi

Vetëm në katër muajt e fundit në vendin tonë janë regjistruar 40 pacientë të rinj me HIV/AIDS. Ky trend në rritje i sëmundjes vdekjeprurëse kërkon ndërhyrje emergjente përsa i përket mënyrës se si duhet të sigurohen medikamentet. Pavarësisht se ato kanë një kosto të lartë, është e nevojshme që të hyjnë në skemën e listës së barnave të rimbursueshme. Kjo deklaratë vjen nga mjekët infeksionistë të cilët thonë se nga 25 medikamente që qarkullojnë në të gjithë botën për trajtimin e personave me HIV/AIDS në vendin tonë ka vetëm 9 lloje barnash antiretrovirale. “Protokollet janë në rregull. Ato mund të rifreskohen, por ajo që duhet të rregullohet është procesi i prokurimit. Sugjerimi im do ishte se ka ardhur koha që barnat antiretrovirale të futen në listën e barnave të rimbursueshme. Kjo do të përmirësonte në mënyrë automatike dhe procesin e planifikimit dhe të prokurimit. Vjet ne kemi raportuar 72 raste të reja. Treni është në rritje”, – tha mjeku infeksionist Arian Harxhi. Mjekët thonë se rastet e reja i përkasin grupmoshave të ndryshme dhe mënyra e përhapjes së këtij virusi përfshin të gjitha rrugët, në veçanti ato seksuale. “Ajo që është shqetësuese është që shohim raste të të gjitha moshave, të të gjitha mënyrave të transmetimit, sidomos rruga seksuale, të formave që janë në stad sëmundjeje. Fatkeqësisht akoma dhe sot në Shqipëri niveli i testimit vullnetar është i ulët”, – tha Harxhi. Aktualisht sipas të dhënave që raportojnë mjekët në vend janë në trajtim me retroviralë dhe terapi të tjera rreth 250 pacientë, nga të cilët 18 janë fëmijë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency