Standard.al

Ekonomia shqiptare, ku pritet rritja sektoriale këtë vit

Ervin Kaduku

 

rivioeraSipas parashikimeve të agjencive kryesore ndërkombëtare dhe atyre të qeverisë shqiptare, ekonomia e vendit pritet të mbetet sërish në terren pozitiv edhe gjatë vitit në vazhdim. Por, cilët janë sektorët që mendohet se do të realizojnë rritjen më të madhe, duke u nisur nga potencialet, trendi i kohës, investimet që kanë bërë dhe ndihma që u ka dhënë shteti?

 

 

Turizmi

Sektori i turizmit pritet të ketë një rritje gjatë këtij sezoni veror, që tashmë është në prag të fillimit të tij. Të dhënat nga Shoqata e Turizmit (ATA) konfirmojnë se gjatë këtij viti është shënuar rritje në prenotime. “Ne vërejmë që ka prenotime dhe agjencitë kanë prenotuar pothuajse gjatë gjithë sezonit deri në fund të vitit dhe i kanë të konfirmuara grupet e turistëve.

Ka rritje të ndjeshme te turistët ditorë kryesisht dhe janë nga të gjitha vendet, madje edhe nga vendet aziatike. Këta turistë vizitojnë kryesisht Tiranën, Durrësit dhe Krujën. Edhe turizmi tranzit ka rritje duke qenë se Shqipëria ka përmirësime të dukshme në infrastrukturën rrugore dhe turistët në Maqedoni apo vetë maqedonasit që duan të shkojnë në Mal të Zi përdorin territorin shqiptar”, thonë përfaqësuesit e Shoqatës.

Shtim i fluksit po vërehet edhe nga turistët që mbërrijnë përmes kroçerave të ndryshme, që qëndrojnë në vend për dy-tri ditë. Më e fundit ishte vetëm pak ditë më parë dhe zbarkoi në Portin e Durrësit.

E vetmja gjë që “mund t’ua prishë planet” operatorëve turistikë është situata zgjedhore. Nëse do të ketë acarim të mëtejshëm nuk do të shmanget efekti negativ në sektor. “Është vërtet për të ardhur keq nëse ndodh ndonjë acarim i situatës, pasi ne kemi shifra mjaft pozitive këtë vit”, thotë përfaqësuesit e ATA.

 

Eksportet

Muajt në vazhdim parashikohet të jenë pozitivë për sa u përket eksporteve shqiptare. Eksportuesit kryesorë në vend presin rritje të mëtejshme të shitjeve të tyre jashtë vendit në të ardhmen, duke ndezur shpresat për një pozitivitet në këto biznese, që punësojnë një numër të madh punonjësish.

Eksportet kanë vijuar performancën e tyre pozitive në tre muajt e parë të vitit, duke u rritur me 17.2% me bazë vjetore për periudhën janar-mars 2013, duke arritur në 53.2 miliardë lekë.

Tre grupmallrat kryesore kanë shënuar tendencë pozitive, ku rekordin vijojnë ta mbajnë eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë, që janë rritur me 47% në 23.4 miliardë lekë, si rrjedhojë e eksporteve të larta të naftës.

Në rritje kanë vijuar dhe eksportet e tekstileve e këpucëve, që janë zgjeruar me 4.2% në 16.5 miliardë lekë. Ky zë shënoi rënie gjatë gjithë vitit të kaluar, por këtë vit eksportuesit duket se po e rimarrin veten, teksa partnerët italianë po rikthehen në Shqipëri, duke iu larguar Kinës.

Grupi i tretë më i madh, ai i materialeve të ndërtimit e metaleve ka parë një rritje të eksporteve me 5% në 7.3 miliardë lekë, si rrjedhojë e ecurisë së mirë të eksporteve të kromit. Edhe ky zë, vitin e kaluar, shënoi performancë negative.

 

Fasoni

Eksportet e tekstileve e këpucëve janë zgjeruar me 4.2% në 16.5 miliardë lekë. Ky zë shënoi rënie gjatë gjithë vitit të kaluar, por këtë vit eksportuesit duket se po e rimarrin veten, teksa partnerët italianë po rikthehen në Shqipëri, duke iu larguar Kinës.

Flamur Hoxha i Shoqatës së Fasoneve, tregon se tashmë kontaktet dhe negociatat me partnerët e huaj janë shtuar shumë dhe kjo do të reflektohet në një volum më të madh pune në muajt në vazhdim.

“Këto dy-tre muajt e fundit ka pasur rritje megjithëse me rritje të vogël. Në fakt, mars-prilli janë periudha që përgjithësisht nuk ka punë, pasi pritet dalja e koleksioneve të reja. Dy muajt në vazhdim përcaktojnë edhe 6-mujorin që vjen.

Kontakte ka pasur, ka lëvizje dhe ka shumë interesim. Ajo që po shohim është se edhe kompanitë italiane dhe vetë qeveria atje e ka kuptuar se tashmë duhet të lëvizë për të rigjallëruar ekonominë dhe biznesin. Kjo po reflektohet në më shumë oferta për ne dhe jemi të bindur që në muajt në vazhdim do të shënojmë edhe më shumë rritje”, thotë Hoxha.

 

Nafta

Nafta, që është shndërruar edhe në potencialin më të madh të eksporteve shqiptare në vitin e fundit, do të shënojë gjithashtu rritje në muajt në vazhdim.

Sipas të dhënave nga kompania e vetme që përpunon dhe eksporton naftë në tregjet ndërkombëtare, rreth 25% ka qenë rritja në 3-mujorin e parë 2013 në raport me 2012-n. 4% është rritja në raport me tremujorin e fundit të vitit. “Kemi rritur prodhimin e naftës në 17,500 fuçi në ditë, rreth 20% më i lartë se një vit më parë, kur ishte 14,119 fuçi në ditë. Kjo ka ndodhur pasi po investojmë vazhdimisht në hapjen e puseve të reja, që do ta shtojnë edhe më shumë volumin e naftës së nxjerrë në muajt në vazhdim”, thotë Omer Dashi, menaxher i komunikimit në kompaninë kanadeze.

Në planin për muajt në vazhdim të shoqërisë, është planifikuar rritje e mëtejshme e prodhimit, ndaj edhe në këtë drejtim, eksportet do të vijojnë të rriten më shumë.

 

 

 

Societe Generale, banka franceze e pranishme në Shqipëri, tronditet nga skandali në Rusi

 Një goditje e fuqishme për institucionin që planifikon tashmë të tërhiqet nga tregu rus, qoftë edhe me gjysmën e shpenzimeve që bëri për të hyrë në të

 Ervin Kaduku

 

Shumë banka në Rusi janë ndodhur para situatave problematike, kur drejtues të tyre kanë marrë rryshfete. Por, rrallë ka ndodhur që këto të kenë qenë banka të huaja, të cilat ndjekin rregulla strikte edhe në vende të tjera, për të krijuar besueshmëri tek klientët vendas. Një skandal shumë i hidhur ka përfshirë aktualisht Societe Generale, bankan franceze, që është e pranishme edhe në Shqipëri, drejtori i përgjithshëm i së cilës na Moskë sapo u arrestua, më 15 maj, për marrje të një rryshfeti në masën 160 mijë dollarë amerikanë, si pjesë e një shume të përgjithshme prej më se 1.5 milionë dollarësh.
“Shefi ekzekutiv i bankës Vladimir Golubkov kishte kërkuar 1.5 milion dollarë nga një përfaqësues i një organizate tregtare, në mënyrë që të zgjaste një marrëveshje huaje dhe për të nënshkruar një marrëveshje shtesë, me një normë të ulët interesi dhe pagesa më të ulta mujore”, deklaroi ministria ruse e Brendshme, raporton agjencia e lajmeve Ria Novosti.
SocGen ende nuk ka komentuar mbi arrestimin e Golubkovit, por ajo duhet të jetë e shqetësuar se investimi i saj 5.2 miliardë dollarësh në Rusi po shkërmoqet me shpejtësi dhe ajo ndodhet përballë një opsioni për t’u larguar fare nga Rusia. Rryshfeti është një praktikë e përhapur në sistemin bankar të Rusisë, por është e pazakontë për ta gjetur atë si praktikë në një bankë me pronësi të huaj, e cila zakonisht përpiqet që të zbatojë praktikat më të mira ndërkombëtare.

Në fakt, filiali i bankës franceze në Rusi, Rosbank, ka realizuar një humbje në masën 2.6 milionë dollarë, ndërkohë që pritet të realizojë një fitim të vogël këtë vit, por shumë larg nga viti objektivi prej 150 milionë dollarësh fitim vjetor, që analistët thonë se mune të mbajë investitorët francezë në këtë vend.
Investimi i Societe Generale në Francë, që u krye para krizës, në vitin 2006, u përshëndet atëhere si blerja më e madhe e huaj në tregun bankar të Rusisë. Por kriza ndryshoi gjithçka. Sektori bankar i Rusisë po rritet me shpejtësi të përgjysmuar ndaj viteve të “bum”-it dhe bankat e mëdha shtetërore janë duke u bërë gjithnjë e më agresive ndaj konkurrentëve.
Gjatë dekadës së fundit, SocGen ka krijuar një varg aktivesh financiare në Rusi. Ajo krijoi bankën e shitjeve me pakicë, Barings Societe General Vostok, i cili u shkri në ROSBANK në vitin 2011. Ajo gjithashtu bleu Rusfinance, të specializuar në kredi për makina dhe huadhënësin kundrejt pengjeve DeltaCredit. Por qershia mbi tortë ishte në 2006 blerja e 82% të aksioneve të ROSBANK-ës, që bleu nga oligarku Valdimir Potanin. Marrëveshja e ngriti grupin francez në familjen e dhjetë bankave më të mëdha në vend, me 600 zyra në 340 qytete dhe qyteza në të gjithë Rusinë. SocGen synoi të konkurrojnë për t’u bërë banka më e madhe private në Rusi.
Por, aktualisht aktiviteti i kreditimit nga banka në Rusi ka qenë sa një e treta e mesatares së sektorit: 1.1%, kundrejt 3.3% në muaj që nga gushti i vitit 2011. Një problem jo të vogël ka krijuar edhe vendimi që çdo kredi e madhe se 20 milionë dollarë duhet të miratohet nga zyra në Paris, çka shkakton ngadalësimin e procesit të huadhënies, gjatë të cilit banka shpesh humbet korporatat si klientë ndaj konkurrentëve të saj rusë.

Në të njëjtën kohë, një numër në rritje i kredive po shkojnë keq, për shkak të ngadalësimit aktual ekonomike. Në vitin 2012, Rosbank u përpoq të spastrojë borchet e këqia duke u shitur 8 miliardë rubla borxhe të pambledhura agjencive të përmbarimit.

Disa investitorë janë tashmë duke i bërë thirrje SocGen që të heqë dorë nga tregu rus. Por kjo do të sillte një humbje të konsiderueshme, pasi do të mund të rikuperonte vetëm 2.2 miliardë dollarë, vetëm gjysmën e shpenzimeve që bëri për të hyrë në tregun gjigand të Rusisë.

 

Comments are closed.