Banesat, qeveria miraton dy zonat e reja për strehim, ja kush përfiton

0
130

kodraZona te Kodra e Priftit dhe zona e Rrapit të Treshit në Dajt tashmë do t’i kalojnë Entit Kombëtar të Banesave, i cili do të dalë garant për strehimin e qindra familjeve

Pas strehimit të ish-kombinati i autotraktorëve, te ish-kombinati i tekstileve dhe te ish-uzina “Dinamo” qeveria ka miratuar dy zona të tjera për të pastrehët. Kështu zona te Kodra e Priftit dhe zona e Rrapit të Treshit në Dajt tashmë do t’i kalojnë Entit Kombëtar të Banesave i cili do të dalë garant për strehimin e qindra familjeve. Trualli i kaluar në pronësi të entit ka qenë më parë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, por falë vendimit të djeshëm do të jenë banorët e pastrehë të Tiranës që do të përfitojnë. Sipërfaqja e truallit është rreth 10 mijë m2 dhe do të përdorët për ndërtimin e banesave të reja. “Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe Entit Kombëtar të Banesave u ndalohet të ndryshojnë destinacionin e pronës, ta tjetërsojnë ose t’ua japin në përdorim të tretëve”, – thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Përfituesit

Nga këto vendime do të përfitojnë qytetarët e pastrehë të cilët janë strehuar aktualisht në godinën e Institutit Bujqësor në Tiranë. Po kështu mundësi përfitimi do të kenë dhe ata të pastrehë që aktualisht qëndrojnë në godinën e ish-Institutit të Kërkimeve Biologjike. Pjesa tjetër e banesave do të jenë për ushtarakët e pastrehë. “Ndërsa dhjetë për qind e banesave të ndërtuara të jenë për ushtarakët e pastrehë të Ministrisë së Mbrojtjes”, – përcaktohet në vendim. Do të jetë Bashkia e Tiranës e cila do të ndjekë çështjen dhe do të lehtësojë procedurat për pajisjet me lejet përkatëse.

 

 

Vendimi për kthimin në banesa për të pastrehët te Kodra e Priftit

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, 10, 11 e 13, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të ligjit nr. 9321, datë 25.11.2004, “Për privatizimin e banesave dhe objekteve, të kthyera në banesa me fondet e shoqërive dhe ndërmarrjeve shtetërore”, dhe të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pika 2, e vendimit nr. 327, datë 29.4.2011, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Pas kalimit të këtyre objekteve në fond banesash dhe regjistrimit të tyre në ZVRPP-në e Tiranës, Enti Kombëtar i Banesave, ngarkohet të lidhë pa kundërshpërblim (vlerën e objektit dhe truallit funksional) kontratat e privatizimit me banorët e pastrehë, të përcaktuar në listat emërore sipas familjeve, që i bashkëlidhen këtij vendimi. Shpenzimet operacionale të Entit Kombëtar të Banesave dhe shpenzimet hipotekore të përballohen nga përfituesit.”.

 

 

Vendimi për kthimin në banesa të 10 mijë m2 truall te Rrapi i Treshit, Tiranë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, 10, 11, 14, 15 të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar dhe të ligjit nr. 10119,  datë 23.4.2009, “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave, të sipërfaqes 10000 (dhjetë mijë) m2, truall, pjesë e pronës nr. 101, Reparti nr. 5011, Rrapi i Treshit, Tiranë, sipas formularit bashkëlidhur vendimit nr. 515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave dhe që i bashkëlidhet këtij vendimi,për t’u përdorur për ndërtimin e banesave për qytetarët e pastrehë të sistemuar aktualisht në godinat e Institutit Bujqësor dhe në godinën e ish-Institutit të Kërkimeve Biologjike, Tiranë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency