Bursa studimi për në Itali, si aplikohet, afatet kur dorëzohen formularët

0
286

 

bursaKushti i parë për të përfituar bursë është njohja shumë e mirë e gjuhës italiane

Aplikimet do të nisin në 31 maj dhe do të mbyllen në 15 qershor

 

Italia ofron mundësi studimi nëpërmjet bursave për të rinjtë shqiptarë. Do të jenë 90 bursa për studentët shqiptarë nga mosha 18-45 vjeç. Ka qenë Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, e cila ka njoftuar Ministrinë e Arsimit për mundësitë e bursave për kandidatët nga Shqipëria. Vlerave e bursave do të jetë 650 euro në muaj dhe është shumë e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet mujore të çdo studenti. Kushti i parë për të përfituar bursë është njohja shumë e mirë e gjuhës italiane. Nga bursat mund të përfitojnë dhe doktorantët të cilët duan të perfeksionojnë, njohuritë në gjuhën italiane. Pranimet e kandidatëve do të bëhen nga institucionet italiane të cilat do të përzgjedhin numrin e caktuar të kandidatëve. Përparësi për të studiuar me bursë do të kenë dhe shtresat në nevojë, të cilat nuk kanë mundësi studimi. Bursa do të përfitojë edhe komuniteti rom në vendin tonë. Nga kjo mundësi, një vit më parë kanë përfituar rreth 70 shqiptarë, të cilët sot studiojnë falas nëpër universitete italiane.

Si aplikohet

Aplikimet do të nisin nga data 31 maj. Çdo i interesuar duhet të regjistrohet në adresën http://borseonline.esteri.it. Në këtë adresë kandidatët do të plotësojnë një formular me të dhënat që u kërkohet. Ky pyetësor u kërkon studentëve të dhënat siç janë notat e shkollës që kanë mbaruar, si dhe të dhënat personale shoqëruar me një foto. Menjëherë pasi plotësohet pyetësorin online, kandidati do të kontaktohet, në adresën e shënuar në formular nga ai vetë, nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, i cili do të konfirmojë nëse formulari është pranuar si dhe do të udhëzojë për dokumentacionin që duhet të dërgohet ose të dorëzohet personalisht pranë Institutit italian të Kulturës, brenda datës 17 qershor 2013. Nëse hasen probleme me aplikimin ose me marrjen e përgjigjes, kandidatët duhet t’i drejtohen Institutit Italian të Kulturës në sheshin “Skënderbej”

Studime në Itali

Të dhënat e Ministrisë shqiptare të Arsimit tregojnë se aktualisht në universitetet italiane studiojnë më shumë se 11 mijë të rinj shqiptarë, ndërkohë që italishtja mbetet gjuha e huaj më e njohur nga të rinjtë shqiptarë. Këtë e dëshmon edhe fakti se rreth 70% e nxënësve në arsimin parauniversitar zgjedhin të mësojnë italishten si gjuhë fakultative. Edhe për vitin e ardhshëm akademik, Ministria e Jashtme shqiptare ka nënshkruar disa marrëveshje me një sërë universitetesh italiane, ku në fokus kanë qenë degët inxhinierike, urbanistike, të teknologjisë së informacionit, por edhe shkencat shoqërore.

 

 

 

Universiteti ku mund të aplikohet

Politecnico di Milano

Politecnico di Torino

Università Ca’ Foscari di Venezia

Università Bocconi

Università degli studi di Torino

Università degli studi di Milano

Università degli studi di Roma Tor Vergata

Università per stranieri di Perugia

Università per stranieri di Siena

Università per stranieri “Dante Alighieri” di Reggio Calabria

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency