Standard.al

Bankat “Societe Generale” dhe “Credit Agricole”, në siklete të mëdha financiare

Ervin Kaduku

banka“Societe Generale” fitimi neto ulet 50% në tremujorin e parë të 2013-ës

 

 

“Societe Generale”, që është e pranishme edhe në tregun shqiptar, u bë banka e fundit franceze që u zotua për të shkurtuar shpenzimet, duke përfshirë reduktimin e më shumë se 1.000 vendeve pune, ndërkohë që tensionet në Eurozonë dhe një akuzë lidhur me parregullsi kontabiliteti ndikuan në rënien e fitimit neto të tremujorit të parë. Banka me qendër në Paris, e treta më e madhe e Francës nga asetet, tha se kishte për qëllim të reduktojë kostot vjetore me 900 milionë euro në fund të vitit 2015, për të rritur kthimet në kapital në 10%, nga vetëm 7.4% në këtë tremujor.

“Vullneti ynë është që të përshtatim biznesin tonë tani, në mënyrë që të mos bëjmë në pesë vjet në kushte më të vështira. Do të ishte e pafalshme të mos e bënim atë tani”, – tha shefi ekzekutiv Frédéric Oudéa. Ai shtoi se priste që kushtet ekonomike në Evropë të mbeten “mediokre”, për dy vitet e ardhshme “të paktën”.
Bankat franceze, ashtu si dhe kreditorët më të mëdhenj në kontinentin e vjetër, janë duke luftuar për të rritur rentabilitetin e tyre në një ekonomi të vështirë dhe tregjet e paqëndrueshme, ndërkohë që përballen me rregulla gjithnjë e më të rrepta bankare në Evropë, të zhvilluara në përgjigje të krizës financiare.

 

“Credit Agricole”

 

Edhe rivalja franceze “Credit Agricole”, që sapo ka shitur degën e saj “Emporiki”, prezente në Shqipëri, së bashku me bankën tjetër të madhe BNP ndodhen në një vorbull uljesh së kostove pasi kriza në Evropë ka dëmtuar fitimet.
“Société Générale” tha se fitimi neto në tre muajt e parë ra në 50% në 364.000.000 euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ajo u godit nga 1 miliard euro gjobë në lidhje me rritjen e vlerës së borxhit të vet. Por, “Credit Agricole”, megjithatë, ka raportuar një rritje 51% në tremujorin e parë në fitimin neto në 469.000.000 euro nga 311,000,000 euro një vit më parë. Megjithatë, rritja është nga një bazë relativisht e ulët-banka u lëndua rëndë nga kriza greke në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa “Credit Agricole” ka mbyllur derën për një kapitull të vështirë me shitjen më parë këtë vit të grekes “Emporiki”, ajo tani është duke kërkuar për rritje në një ekonomi të vështirë. Banka tha në shkurt se ajo ka planifikuar që të ulë shpenzimet nga 650.000.000 euro deri në vitin 2016, pjesërisht përmes ndryshimeve në teknologjinë e informacionit.
Tri banka të mëdha franceze përfunduan kohët e fundit planet e ristrukturimit ndërkohë që kanë në plan për të vijuar me rregulla të reja dhe më të shtrënguara bankare, duke tërhequr nga dhjetëra vende dhe duke shkurtuar mijëra vende pune në nivel global.

 

Kompani prestigjioze ndërkombëtare dorëzojnë ofertat për dixhitalizimin

Në Ministrisë për Inovacionin dhe TIK përfundoi të hënën procedura e dorëzimit të ofertave për ndërtimin e rrjetit dixhital të TVSH-së. Në tenderin e organizuar dje morën pjesë kompani me famë botërore si suedezja Ericsson, japonezja Nec, kinezja Huawei, si dhe kompania gjermane Rohde&Schwarz.

Kalimi nga transmetimet televizive analoge në transmetimet dixhitale është një kompetencë e detyrim për tu realizuar nga Qeveria shqiptare, sepse brezi i frekuencave për transmetimet radio-televizive është një pasuri kombëtare, që, si kudo në botë, administrohet nga qeveria. Detyrimi i drejtpërdrejtë i Qeverisë është edhe koordinimi ndërkufitar i frekuencave radio-televizive. Vendimi i Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU) i Gjenevës në vitin 2006, (GE-06) është detyrues për Qeverinë shqiptare, pas ratifikimit të tij në Kuvend në vitin 2007.
Realizimi i digjitalizimit të televizioneve duhet të bëhet brenda dy vitesh, pra afati i fundit është mesi i muajit qershor 2015. Pas këtij afati, të gjithë transmetimet analoge në Evropë janë të ndaluara, rrjedhimisht edhe vendi ynë nuk mund të mbetet pa transmetime televizive. Synimi është të mbulohet fillimisht 90% e popullsisë me transmetime dixhitale. Pjesa e pambuluar e popullsisë do të shërbehet nëpërmjet transmetimit satelitor. Ashtu siç është bërë edhe në shtetet e tjera evropiane, Qeveria shqiptare do të subvencionojë dekoderat për familjet në nevojë.
Kjo garë ndërkombëtare bazohet në Strategjinë për Kalimin nga Transmetimet televizive Analoge ne transmetime Numerike (Dixhitale) miratuar një vit më parë, në maj 2012.
Gara është ndërtuar me kërkesa të larta kualifikuese si në aspektin teknik dhe ligjor, ashtu edhe në atë financiar dhe zbatues. Vlerësimet gjithashtu do të jenë transparente dhe me sistem pikëzimi të shpallur në Kërkesën për Ofertë.

 

 

Lushnjë, nisi sezoni i eksportit të fruta-perimeve

Sezoni i eksporteve perimore ka nisur. Porositë e deritanishme kanë qenë nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Rusia. Perimet duhet të jenë një standard, në madhësi dhe peshë. Brenda 20 ditëve të fundit janë eksportuar rreth 1500 ton perime. Perimet që do të eksportohen nuk trajtohen me stimulante ose me pesticide. Në pikat doganore kryhet kontrolli lidhur me këtë dhe një gjë e tillë ka rritur besimin dhe standardet shqiptare në tregjet evropiane. Aktualisht domatja tregtohet me 70 lek për kg, por ky çmim ndryshon çdo ditë.

Të huajt kërkojnë që ambalazhi të jetë një përdorimesh, ambalazh kartoni ose arka druri. Në raste se perimet nuk janë të sistemuara në arka të tilla, porosia kthehet pas. Naser Feratoviç, ardhur nga Podgorica e Malit të Zi për të marrë sasinë e perimeve te porositura, tha se cilësia është konkurruese me vendet e tjera ballkanike. Për të, tregu i Maqedonisë në tre vjet do të pushtohet nga perimet shqiptare.
Pas 10 ditësh pritet të nisë në Lushnje eksporti i qershive dhe pjeshkës së majit.

 

 

Comments are closed.