Standard.al

Kirurgjia e vjetër, qeveria do të ndërtojë korpus spitalor Berisha: Do të sigurojmë fondet, por ndërhyrja joimediate

Blerta Mrishaj

mjektMjekët: Nëse zhvendosemi, do të bojkotojmë punën

 

 

Tek Kirurgjia e vjetër mund të ndërtohet një korpus spitalor, për këtë qeveria ka nisur negociatat përmes financimit të me një linjë që është partneritet publik-privat. Deklaratat erdhën dje nga Kryeministri Sali Berisha gjatë një vizite në pavijonin e Hemodinamikës dhe Reanimacionit të Kardiologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë. Kreu i qeverisë tha se do të përcaktohet një afat 15 apo 18-mujor, në mënyrë që aty të ngrihet një spital kirurgjikal madhështor, nga me modernët që ekziston. “Natyrisht, nuk mund të përcaktojë çështje kohe. Nuk mund të them që është fare i afërt, imediat. Mund të them se është fat që i tërë ky territor është territor spitalor dhe në këtë territor mund të bëhen ndërhyrje për të përmirësuar cilësinë e spitaleve. Tirana ka një shans të madh me këtë territor. Le të nderojmë ne ata që e ndërtuan këtë spital dhe prof. Osman Jonuzin, një nga themeluesit e tij. Kanë zgjedhur një vend të shkëlqyer dhe ky është një spital i shkëlqyer”, – tha kreu i qeverisë “Berisha”.

Mjekët

Ministri Halim Kosova ka propozuar zhvendosjen e kirurgjisë në Spitalin Ushtarak dhe Urologjisë te godina e Onkologjikut. Sipas tij shkaku është gjendja e keqe e ambienteve për shkak te lagështisë dhe mungesës se rikonstruksionit. Por shefi i shërbimit të kirurgjisë së përgjithshme është shprehur për “Vizion Plus” se që prej 2007 e deri me sot në drejtorinë e QSUT-se janë protokolluar të paktën 17 shkresa nga mjekët që kanë kërkuar ndërhyrje për rikonstruksion të godinës pa pasur asnjë përgjigje. Ndërsa përpjekjes për t’i zhvendosur mjekët pritet t’i përgjigjen me bojkot të punës. Ndërkohë ne spitalin e ri një investim i Bankës Botërore, dy katet e fundit nuk janë vënë ende në funksion, edhe pse ishin menduar për të grumbulluar të gjitha kirurgjitë e QSUT-së. Mjekët kanë hartuar një letër me 11 pika ku argumentojnë kundërshtinë për te lëvizur, e nga ana e saj ministria e Shëndetësisë pohon se do mendohet për një zgjidhje të përshtatshme të problemit.

Për mjekët

Specializime 3-vjeçare në Evropë e Amerikë

Kryeministri Sali Berisha kërkoi nga ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, marrjen e masave për nisjen e mjekëve për specializim për një periudhë 3-vjeçare, në spitalet më të mira të Evropës ose Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sikundër, të shqyrtojë mundësitë që të marrim edhe visiting Profesorë për 2-3 vjet, të cilët kanë anën tjetër pozitive, pasi formojnë një ekip të tërë. Berisha vizitoi sot në mesditë pavijonin e Hemodinamikës dhe Reanimacionit të Kardiologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë. Ky pavijon është i pajisur me aparatura tepër të avancuara dhe moderne, me vlerë 2.5 milionë dollarë. Berisha vlerësoi punën dhe angazhimin e stafit të mjekëve, të cilët me anë të aparaturave dhe disa teknikave bëjnë ndërhyrje të mrekullueshme dhe evitojnë shumë kirurgjinë e hapur.

 

Profesionistët

Urdhri: Infermierët, të pasigurt në vendet e punës

Infermieria shqiptare si e tillë, ashtu si edhe shumë profesione të tjera në vend, ndër vite ka pësuar një evoluim të saj dhe ka arritur suksese, duke u përballur me sfida nga më të ndryshmet. Ajo është një ndër grupet profesionale më të mëdha në Shqipëri, një profesion shumë i rëndësishëm në vetvete, i cili ka të bëjë direkt me kujdesin ndaj shëndetit dhe jetës së njeriut, që nga embrioni, lindja dhe deri në vdekje. Duke qenë një profesion i tillë që merret tërë kohën me kujdesin për shëndetin dhe për jetën, ai është një profesion publik mjaft i rëndësishëm. Realisht, në sistemin shqiptar shëndetësor, kujdesi infermieror, zë vendin më të rëndësishëm të tij, në masën prej 75%. Për të mos thënë që në shumë zona të vendit, kujdesi shëndetësor është i barasvlershëm me kujdesin infermieror. Sikundër, nuk mund të mohohet as fakti se arritjet e tij, pas viteve ‘90 janë të mëdha. Janë të mëdha sepse niveli bazë i formimit të infermierëve, është rritur në nivel universitar. Deri dje, infermierët kanë qenë me kurse dhe quheshin personel i mesëm, ndihmës të mjekëve, pra, nuk ishin brenda një profesioni të pavarur dhe autonom, por punonin të komanduar dhe nën urdhrat e këtyre të fundit, pa pasur pavarësi për të vepruar dhe dhënë kujdesin siç e mendonin dhe gjykonin ata nga aspekti profesional. Ky është pikërisht njëri nga ndryshimet e mëdha, që ka pësuar infermieria shqiptare ndër vite. Pra, formimi bazë, është rritur në nivel universitar dhe aktualisht, ne kemi në Shqipëri, rreth 16 mijë profesionistë të kujdesit, jo vetëm infermierë, por edhe mami, fizioterapistë, teknikë të imazherisë e laboratorit dhe logopedistë. Nga të cilët, rreth 67% e tyre, janë me arsim të lartë universitar. Kjo është një arritje e madhe, e cila ka bërë që të rritet cilësia, por edhe niveli i kulturës profesionale, si edhe ai i përgjithshëm i këtyre profesionistëve. Që ata ta shohin veten të pavarur dhe autonomë për të vepruar në profesionin e tyre. Por shqetësim mbetet për këto grupime punonjësish, edhe sigurimi i kushteve të tyre të punës. Shpesh, infermierët shqiptarë, përballen edhe me rreziqe për jetën e tyre, sepse u mungojnë kushtet e punës. U mungojnë veshjet, mjetet mbrojtëse. Pra, janë probleme që ne i shohim dhe do të luftojmë për të kërkuar që ato të përmirësohen në mënyrë të vazhdueshme.

Rruga e Dibrës

Nis zhvendosja e kabllove ajrore

Në Rrugën e Dibrës në Tiranë ka nisur zhvendosja e kabllove ajrore. I pranishëm në aksionin e djeshëm kryebashkiaku Lulzim Basha pa nga afër punimet e firmës, të cilët po merren me ndërhyrjen në këtë segment. Ndërkohë, përgjatë dy ditëve Bashkia e Tiranës ka bërë me dije edhe ndryshimin e drejtimit të qarkullimit.

 

 

 

Comments are closed.