Standard.al

I arratisuri kapet në gjendje të dehur në zonën e Rrogozhinës

Elton Qyno

arratisuriIlir Avdillari kërkoi ndihmë së bashku me nipin e tij në një familje rome

Policia e arreston në mesnatë, pronari i shtëpisë s’ka lidhje me Avdillarin

 

Ka zgjatur vetëm 24 orë arratisja nga burgu i Fushë-Krujës i njërit prej anëtarëve të bandës së Yzberishtit, shtetasit Ilir Avdillari. Ky i fundit përgjatë këtyre dy ditëve ka përdorur si maskim nipin e tij 10-vjeçar, duke mos rënë në sy të qytetarëve, ndërkohë që falë tij ka arritur të shkojë deri në qytetin e Rrogozhinës, ku edhe më pas është arrestuar në orët e mbrëmjes së të premtes, brenda një banese që i përkiste një qytetari të komunitetit rom.I dënuari me 22 vite heqje lirie për vrasjen e një biznesmeni Italian, ka qënë në gjëndje të dehur kur ka mbërritur në banesën e shtetasit Ahmet Aliu. Sipas burimeve të komsiariatit të Rrogozhinës, i pari që ka trokitur në banesën e Aliut, ka qënë fëmija 10-vjeçar, i cili i ka kërkuar ndihmë dhe ushqim për të ngrënë. Por pas disa minuta, në banesë është shfaqur dhe shtetasi i arratisur nga burgu i Fushë-Krujës, i cili prej dy ditësh kërkoj nga ana e Policisë së Shtetit, si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. I zoti i shtëpisë i ka pritur të dy mysafirët dhe ka menduar se ata ishin dajë ose xhaxhai dhe nipi, ndërkohë që personi i madh nuk i ka treguar emrin. Avdillari i ka pohuar se kishte nevojë vetëm për një strehë ku ta kalonte natën dhe se në të gdhirë do të largoheshin sërisht. Mirëpo teksa kanë ngrënë pak ushqim, dhe 10-vjeçari ka rënë të flerë, pikërisht në këtë kohë kanë ndërhyrë forcat e policisë së Rrogozhinës, të shoqëruara nga efektivët e Grupit të Operacioneve Speciale. Ato kanë bërë arrestimin e menjëhershëm të Ilir Avdillarit, ndërkohë që kanë shoqëruar në komisariatin e Rrogozhinës dhe shtetasin Mehmet Aliu, që strohoi personin e arratisur nga burgu.

Në shinat e trenit

Nga verifikimet që ka kryer policia e Tiranës, por edhe nga dëshmia e të arrestuarit Ilir Avdillari është mësuar se për rreth 7 ditë Avdillari ka vendosur të qëndrojë në banesën e tij në Tiranë. Por kur ka mbëritur dita e rikthimit sërisht në qeli, i dënuari me 22 vjet burg ka vendosur të largohet duke marrë me vete dhe nipin e tij 10-vjeçar. Mësohet se Avdillari ka udhëtuar me autobuz deri vendin e quajtur “Plepa” në Durrës dhe prej andej ka marrë shinat e trenit duke udhëtuar së bashku me nipin e tij në drejtim të shinave, ku fillimisht ka shkuar në Kavajë dhe më pas mbërëmja e ka zënë në Rrogozhinë. Rreth vendodhjes së tij kanë dhënë informacion disa prej shokët e tij të burgut të Fushë-Krujës, të cilët prej dy ditësh janë marrë në pyetje nga e administratës së burgut, ku dhe kanë treguar vendodhjet e njerëzve të të dënuarit Ilir Avdillari. Nisur nga dëshmitë e këtyre të fundit është vënë në lëvizje grupi i operacioneve speciale, të cilët janë vënë në ndjekje të Ilir Avdillarit. Gjatë mbrëmjes së djeshme ata kanë rënë në gjurmët e tij, por për shkak se ka qënë nën shoqërinë e një fëmijë, dhe frikës se mos ishte i armatosur dhe mund të shfaqte rezistencë, policia nuk ka ndërhyrë, duke bërë që operacionin për arrestimin e tij ta kryejë në orët e mesnatës së të premtes, pikërisht në banesën ku ai është strehuar. Agjentët kanë pritur derisa ka shkuar ora 23:00 kur kanë vendosur të hyjnë menjëherë brenda në banesë, duke mundësuar arrestimin e Ilir Avdillarit dhe shoqërimin në komisariat të të zotit të shtëpisë. Avdillari ka qënë në gjëndje të dehur dhe se është marrë në pyetje pasi është transportuar në burgun e Fushë-Krujës. Ai ka treguar se është larguar me dëshirën e tij, pasi kishte një hall për të zgjidhur në zonën e Elbasanit, dhe se për shkak se nuk mund të merte lejë, ka vendosur të thyejë lejën me miratuar nga komisioni i burgut.

S’ka lidhje pronari

Ahmet Aliu së bashku me Ilir Avdillarin është shoqëruar në komisariatin e Rrogozhinës, si person që dyshohej se kishte strehuar të arratisurin nga burgu, duke e ndihmuar atë për t’iu fshehur policisë. Aliu që i përket komunitetit rom në qytetin e Rrogozhinës ka treguar se ai nuk ka lidhje me këtë ngjarje, pasi të kërkuarin e policisë nuk e njihte, por ai e kishte future brenda për shkak se Avdillari i ka kërkuar ndihmë si njeri i thjeshtë, duke mos i thënë se ishte arratisur nga burgu dhe që këkrkohej nga ana e policisë. Një fakt të tillë e ka konfirmuar dhe inspektori i zonës shtetasi Fatmir Gjurgji, i cili e ka pëerjashtuar shtetasin Ahmet Aliu, që të ketë lidhje me këtë ngjarje. Gjurgji ka treguar se Aliu është përfshirë aksidentalisht në këtë ngjarje, për shkak se personi që i ka zënë derën e shtëpisë, ka shkuar në mënyrë aksidentale aty për të kërkuar ndihmë dhe aspak kriminale, apo me një skenar të mirëorganizuar.

Detaj

30 milionë lireta

Avdillari gjendet në burg, pasi bashkë me vëllezërit e tij, Fatmir dhe Nazmi Avdillari janë akuzuar se kanë vrarë më 27 janar ‘98 biznesmenin italian Stefano Rossi, pronari i fabrikës “Niki Shoe”. Ngjarja ka ndodhur 100 metra larg fabrikës, kur biznesmeni italian sapo kishte tërhequr 30 milionë lireta nga Banka Italo-Shqiptare. Avdillari është akuzuar edhe për shumë veprat ë tjera penale.

 

 

Nuk më tha që kërkohej nga policia për arratisje

Dëshmia e Aliut: Të arretisurit i

bëra dy vezë, se më kërkoi ndihmë

Ahmet Aliu, personi që strehoi në shtëpi të arratisurin nga burgu i Fushë-Krujës, ka pohuar në policinë e Rrogozhinës se ka qënë ora 9 e gjysmë ose 10 pa një çerek e mbrëmjes, kur fillimisht një djalë i vogël, rreth 10 vjeç, i ka trokitur në derë dhe i ka kërkuar bukë dhe strehë për një natë. “Dua bukë”, – i ka pohuar i mituri, dhe pas kësaj kërkese ai e ka futur të voglin brenda në shtëpi. “Mirëpo pas të voglit erdhi edhe i madhi, daja a xhaja, ku ta di unë kush ishte. Ishte në gjendje të dehur në shoqërinë e nipit, një fëmije. Ai nuk më tregoi se kush ishte, thjesht më kërkoi ndihmë dhe një strehë, pasi, siç më thanë, kishin mbetur rrugës. Më bëri përshtypje një njeri në atë gjendje, më erdhi keq dhe u hapa derën. I futa në korridor, duke bërë muhabet. U nxora një kafe. U bëra dy kokrra vezë. Çunin e zinte gjumi në këmbë. E vumë në gjumë”, – ka treguar në polici. Më pas ai ka shtuar se i madhi ndenji dhe pak me të dhe se Avdillari i ka pohuar se ishte nga Tirana dhe se gjatë bisedës dolëm të njohur me disa persona të tjerë të komunitetit rom. Por vajti ora 11:00 dhe në shtëpinë e Aliut mbërriti policia. “Djali i vogël ishte në gjumë kur erdhi policia. “Kur më hyri policia në shtëpi u çmenda, thashë çfarë ka ndodhur, po më vrasin në shtëpi, s’dija asgjë”, – ka treguar në dëshminë e tij Ahmet Aliu.

 

Ngjarja në Tiranë

Flakët djegin banesën, shpëton fëmija i mitur

Një shtëpi u shkrumbua nga flakët mëngjesin e djeshëm, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ngjarja ndodhi në rrugën “Todi Shkurti”, ku si pasojë e një shkëndije elektrike mori zjarr e gjithë banesa. Flakët u arritën të shuheshin nga forcat zjarrfikëse, të cilët arritën të shpëtonin edhe një fëmijë, që ishte bllokuar nga zjarri. U desh rreth gjysmë ore për të shuar flakët, ndërsa ka pasur dëme të shumta materiale. Punonjësit e zjarfikëseve kanë vijuar hetimet për të zbuluar më tepër detaje rreth shkakut të zjarrit, ndërsa po verifikohet vlera e dëmit të shkaktuar. Në momentin e rënies së zjarit nuk ka pasur në banesë asnjë person, veç një fëmijë minoren. Ai ka kërkuar ndihmë tek banorët e zonës të cilët më pas kanë njoftuar shërbimin zjarfikës, ku falë efektivave të këtyre të fundit është bërë e mundur nxjerja e tij nga banesa shëndoshë e mirë.

 

Votimi në burgje

600 të dënuar pajisen me karta identiteti

18 qendra votimi parashikohet të ngrihen në 22 institucionet e vuajtjes së dënimit në vend. Deri tani në listat paraprake të zgjedhësve rezultojnë rreth 600 persona të dënuar të cilët pritet të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit. Në një intervistë për “AS”, drejtori Juridik i Drejtorissë së Burgjeve, Arben Tusha, jep detaje: “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me të gjitha institucionet e varësisë kanë kohë që kanë filluar nga puna për përgatitjen e infrastrukturës për zgjedhjet e 23 Qershorit. Aktualisht në të gjitha institucionet janë dorëzuar listat e zgjedhësve pranë zyrave të gjendjes civile në njësitë vendore ku ndodhen këto institucione. Në 22 institucione që ne kemi në varësi, duke pasur parasysh nenin 62 të Kodit Zgjedhor ku në institucione të posaçme hapen qendra votimi duke pasur një numër në minimum prej 15 të burgosurish, i bie të hapim 18 ose 19 qendra votimi në institucionet tona”, – u shpreh Arben Tushe. “AS”

Comments are closed.