Standard.al

 

emigrantNdryshimet në ligjin italian, sa paguajnë emigrantët për pension

Për “Standard”, z. Naim Balluku, zëvendëspresident i degës INAS për Shqipërinë

 

Është domosdoshmëri, që për emigrantët që kanë punuar për periudha të gjata jashtë vendit, e cila duhet vërtetuar me dokumentacionin përkatës, të ndryshohet legjislacioni për sigurimet shoqërore, duke hequr kushtin e një vjetërsie kontributive të detyrueshme prej 15 vitesh dhe po kështu duke e llogaritur pensionin me pagat referuese aktuale, duke hequr ato kufizime që çojnë në vlerën minimale të pensionit. Ndërkohë, nisur nga ndryshimet e fundit në legjislacionin e sigurimeve shoqërore italiane, përfshijnë rritjen e moshës për përfitimin e pensionit, duke e argumentuar këtë rritje, me rritjen e koeficientit të jetëgjatësisë. Ndërkaq, ndryshimet kryesore në legjislacionin për pensionet përfshijnë pensionet e vjetërsisë për gratë regjistruar në AGO (“Sigurimin e Përgjithshëm të Detyrueshëm).

Cili është problemi kryesor për pensionet e emigrantëve?

Emigracioni shqiptar është relativisht shumë më i ri se ai i vendeve të tjera jokomunitare të Evropës dhe të vendeve të tjera joevropiane. Ai nisi mbas viteve 1990, fillimisht në mënyrë spontane dhe më vonë më i organizuar. Ashtu sikurse dihet me mbylljen e ndërmarrjeve shtetërore mbas vitit 1990, të cilat nuk i rezistonin kohës, një numër i madh punonjësish dolën të papunë. Po kështu u shpërbënë ish kooperativat bujqësore dhe ish-ndërmarrjet bujqësore. Numri i banorëve në fshat përbënte rreth 64 për qind të popullsisë, popullsi, të cilën dhe në kushte shumë më të mira, fshati nuk e absorbonte, e me këto transformime mbeti edhe pa ato të ardhura tepër minimale për të jetuar. Në kushtet e këtij emigracioni, tepër të madh krahasuar me popullsinë, emigrantët shqiptarë, vjetërsinë kontributive e kanë të ndarë në dy pjesë, vjetërsi kontributive në Shqipëri dhe vjetërsi kontributive në shtetin ku janë rezidentë. Duke qenë në kushtet ku në shtetet ku numri i emigrantëve është shumë i madh ( Greqia dhe Italia ) nuk ka një marrëveshje bilaterale për njohjen respektive të vjetërsisë kontributive në të dy vendet.

Si mund të amortizohen këto probleme?

Është domosdoshmëri, që për emigrantët që kanë punuar për periudha të gjata jashtë vendit, e cila duhet vërtetuar me dokumentacionin përkatës, të ndryshohet legjislacioni për sigurimet shoqërore, duke hequr kushtin e një vjetërsie kontributive të detyrueshme prej 15 vitesh dhe po kështu duke e llogaritur pensionin me pagat referuese aktuale, duke hequr ato kufizime që çojnë në vlerën minimale të pensionit. Ndërkohë që duhet ditur se duke filluar nga 1 janar 2012 do të arrihet në 62 vjet dhe me 2018 ai do të arrijë në 66 vjeç. Do të ketë pra barazi ndërmjet burrave dhe grave. Burrat e sektorit privat dhe publik, si të punësuar, ashtu dhe të vetëpunësuar, në fillim të 2012, do të përfitojnë pension në moshën 66 vjeç. Gratë e regjistruara në fondet e sektorit publik ekskluzivisht nga 1 janari 2012 mund të arrijë moshën e pensionit në 66 vjet. Të gjithë burrat dhe gratë, duhet të kenë një vjetërsi kontributive për të paktën 20 vjet. Nga 1 janari 2012, pensionet e vjetërsisë nuk do të ekzistojnë më. Do të zëvendësohen me pensione të parakohshëm. Nuk mjaftojnë me 40 vjet, por duhen; për 2012, 41 vjet e 1 muaj, për femra dhe 42 e 1 muaj për burrat. Në këto kushte kur për përfitimin e një pensioni qoftë dhe te pjesshëm, do të duhen jo më pak se 20 vite vjetërsi kontributive, për personat që e kanë të pamundur arritjen e kësaj vjetërsie, mundet ta kompensojnë me sigurimin vullnetar.

Atëherë si mund të bëhet sigurimi vullnetar i emigrantëve shqiptarë në Itali?

Sigurimi vullnetar sipas legjislacionit italian për sa u përket kritereve të lejimit të këtij sigurimi, ndryshon nga ai shqiptar. Ndërsa në legjislacionin shqiptar, përfshirja në skemën e sigurimit vullnetar është tërësisht e liberalizuar, sipas legjislacionit italian, kërkohet aplikimi për pjesëmarrje në këtë skemë dhe miratimi bëhet vetëm kur janë plotësuar disa kritere. Pagesat vullnetare mund të bëhen nga punonjësit të cilët kanë pushuar ose ndërprerë marrëdhëniet e punës dhe shërben për plotësimin e kërkesave të sigurimit dhe fondet e nevojshme për të arritur të drejtën e përfitimit të pensionit, rritur sasinë e pensionit kur të lindi e drejta, nëse tashmë janë finalizuar kërkesat e kontributeve të kërkuara. Çështja e pagesave vullnetare i nënshtrohet përfundimit ose ndërprerjes së punës, e cila i jep mundësi personit te interesuar të rrisë masën e sigurimit të detyrueshëm. Duke qenë se llogaritja e pensionit bëhet në bazë të kontributeve të paguara gjatë gjithë periudhës së punës dhe jo sipas pagave, siç bëhej më parë, me anë të sigurimit vullnetar, duke paguar për vitet e punës të ndërprera, shtohet masa e kontributeve të paguara dhe rrjedhimisht dhe masa e pensionit të llogaritur.

Si bëhet aplikimi

Dorëzimi i aplikacioneve përmes:

WEB – Shërbimet kompjuterike të aksesueshme direkt nga qytetarët në portalin e internetit të Institutit www.inps.it, për seksionin e shërbimeve online (duke ndjekur përshkrimin sipas llojit të përdoruesit – Qytetar – Derdhje Vullnetare). Për të pasur shërbimin e kërkuar, është e nevojshme përdorimi i PIN-it (numri identifikues personal të lëshuar nga INPS)

Kontakt me qendrën shumëkanalëshe – Numri i gjelbër 803.164, pas identifikimit nga kodi PIN dhe kodi fiskal

Patronatet – përmes shërbimeve online të ofruara nga vetë ata

 

Kriteret

Të ketë të paktën 5 vjet kontribute (260 javë kontribute mujore ose 60 kontribute mujore), pavarësisht nga koha e pagesës së tyre

Të paktën 3 vjet kontribute në pesë vitet që paraprinë datën e aplikimit

Kërkesa duhet dorëzuar para përfundimit të punësimit ose të vetëpunësimit, efekti është i fiksuar përkatësisht në të shtunën e parë pas përfundimit të punësimit apo në ditën e parë të muajit që pason ne pagesa për artizanet dhe tregtarët

Mund të bëhen pagesa vullnetare për periudhat që janë gjashtë muaj para datës se paraqitjes së kërkesës, vetëm në qoftë se ata nuk janë të mbuluar tashmë nga kontribute të tjera

 

Ku paguhen:

Duke përdorur MAV (Pagesa me njoftim), të cilat mund të paguhet në çdo bankë pa paguar pagesat shtesë (komisione).

Nëpërmjet faqes së internetit në www.inps.it, Pagesat Forumi – Pagesat Vullnetarëve

Online www.inps.it në faqen e internetit, duke përdorur kartën tuaj të kreditit

Duke telefonuar numrin falas 803 164, dhe përdorur kartën e kreditit.

Nëpërmjet marrëdhënieve ndërbankare të drejtpërdrejtë me të cilin qytetari kërkon një llogari debiti, e cila aktivizohet duke përdorur formularin e dhënë nga instituti.

Itali

Viti akademik 2013-2014, bursa studimi 620 euro në muaj

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë ofron bursa studimi për studentët shqiptarë nga 18-35 vjeç, me një mbështetje prej 620 euro në muaj, duke nisur që nga viti 2013-2014. Bursat janë veçanërisht për studentët shqiptarë të cilët si kusht kryesor duhet të jenë njohës të mirë të gjuhës italiane. Aplikimi për këto bursa mund të bëhet deri më 31 maj në orën 24, duke plotësuar formularin në faqen zyrtare http://borseonline.esteri.it, nga ku edhe mund të ngarkohet edhe dokumenti identifikues. Pasi të jetë plotësuar kërkesa online, pas disa ditësh kandidati do të kontaktohet, nga Instituti Italian i kulturës, i cili do t’i konfirmojë se kërkesa e tij është marrë për ta drejtuar më pas se cilat dokumentacione duhen plotësuar për të bërë kërkesën për bursë studimi deri të hënën e 17 qershorit. Personat që nuk janë kontaktuar nga Instituti Italian i Kulturës, duhet ti drejtohen personalisht këtij institucioni apo të nisin një email në: addetto.iictirana@esteri.it. Bursat e studimit jepen në Universitetin Politeknik të Milanos, Torinos, Venecias, Bokoni, Romë, Siena, si dhe në Universitetin “Dante Aligeri” në Kalabri. Ndërkaq, në deklaratën zyrtare të Ambasadës Italiane thuhet se aplikimi për bursë studimi duhet bërë në këto universitete, në të kundërt nuk do të mund të përfitojnë bursën e studimit ose mund të ketë vonesa.

 

Comments are closed.