Tender i ri në QSUT, më 15 maj Onkologjiku pajiset me ilaçe Abuzimet, blerje të ilaçeve të Onkologjikut deri në 8-fish të çmimit

0

Blerta Mrishaj

halimiNis zbatimin e programit për raportim të incidenteve spitalore

 

 

 

“Mungesa e ilaçeve në spitalin e Onkologjikut, është e papranueshme. Duke filluar që sot ka nisur puna për furnizimin me barna, në mënyrë që të mos mungojë asgjë, ndërkohë që tenderi kryesor pritet të përfundojë të gjitha procedurat brenda datës 15 maj”. Kështu reagoi ministri i Shëndetësisë kundrejt mungesës së ilaçeve në një prej pavijoneve që trajton të sëmurët më të rëndë, deklarata e kreut të shëndetësisë erdhi dje gjatë një takimi me USAID-in dhe drejtorë të spitaleve rajonale. Ministri Kosova, teksa pranoi situatën tejet të rëndë në të cilën gjendet shëndetësia shqiptare, tha se ka pasur abuzime me zhvillimin e tenderëve dhe se konkretisht ilaçet për pacientët me tumore janë blere 8-fish më shumë se çmimi që duhet të ishte nga Spitali Onkologjik, ndaj edhe ministri ka urdhëruar bllokimin e tenderit të zhvilluar.

Abuzimi

Sa i takon furnizimit me ilaçe të spitaleve veçanërisht QSUT-së z. Kosova u përgjigj. “Për hir të rëndësisë që ka nuk mund të pranoj që një ilaç në onkologjik të shitet tetëfishin e normës që duhet të jetë. Dhe do t’u kërkoj 100 herë falje pacientëve. Duke filluar që sot ka nisur puna për furnizimin me barna, në mënyrë që të mos mungojë asgjë ndërkohë që tenderi kryesor pritet të përfundojë të gjitha procedurat brenda datës 15 maj. Fatmirësisht kemi në dispozicion fonde të cilat arritëm ti kthejmë nga rruga e nisur që ishte një rrugë jo për pacientin dhe këto fonde po i përdorim dhe mirëmenaxhojmë në dy drejtime së pari të plotësohen nevojat urgjente në spitale sidomos për këtë kategori të sëmurësh por dhe për të gjithë të tjerët dhe e dyta tenderi do të jetë më se transparent”.

Incidentet

Më herët në fjalën e tij ministri i Shëndetësisë prezantoi draftin e ri, incidentet spitalore, i cili përmban që dëmtimet fizike dhe emocionale që mund të shkaktojë mjekët gjatë 24 orëve të punës së tyre. ky draft është hartuar nga ministria e shëndetësisë dhe USAID dhe pritet të nisë së funksionuari në spitalet e vendit. Drejtuesit e spitalet do të marrin detyrat për pikat e ndërhyrjes në të gjitha spitalet rajonale të vendit në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj pacientit. Ky program i ri pritet të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimit që spitali i ofron pacientit. Njoftim të hershëm në lidhje me të gjitha llojet e ankesave, parandalimin dhe mospërsëritjen e ngjarjeve të padëshirueshme, përmirësim të imazhit të spitalit dhe përdorim të burimeve në mënyrë efikase. “Po punojmë që të rregullojmë të gjitha hallkat duke bërë të mundur që në spitalet tona në sistemin tonë shëndetësor zot të jetë pacienti. Rruga që kemi nisur është rruga e rritjes së cilësisë së shërbimit për të ofruar atë që duhet për pacientin. Ilaçi për të rregulluar të gjithë sistemin shëndetësor është transparenca”, – është shprehur ministri i Shëndetësisë z. Kosova, në prani të drejtuesve të spitaleve rajonale.

Drafti

Incidentet spitalore, që ishin dhe tema kryesore e takimit me drejtues të spitaleve rajonale, janë klasifikuar në dy grupe, në klinike dhe joklinike. Tek incidentet klinike përfshihen ngjarje apo rrethana të pafavorshme që krijohen gjatë kujdesit ndaj pacientit, e cila mund të bëhet shkak për dëme (dëmtimet mund të jenë fizike ose psikologjike). Dëmtime këto që mund të konsiderohen të papritura dhe nuk janë të lidhura me shkaqet natyrale të sëmundjes së pacientit. Incidente joklinike është një ngjarje që ka shkaktuar dem të individit (përfshi stafi, vizitorët, pacientët). Incidenti nuk lidhet me dëmtimin e gjendjes së tyre klinike, por me dëmtimin e pronës apo pajisjeve që janë përgjegjësi e spitalit.

 

Shefat e rinj në spitale

Kosova: Zgjedhja, përmes një procesi transparent

“Zgjedhja e shefave të rinj të shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë do të kryhet sapo të plotësohen të gjitha hallkat ligjore që mungojnë. Ndërkohë, i gjithë procesi për zgjedhjen e tyre do të zhvillohet në përputhje me ligjin”, – tha dje ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, në një prononcim për mediat pas konferencës për prezantimin e udhëzuesve të raportimit të incidenteve në institucionet spitalore. Ministri i Shëndetësisë, përmes një urdhri të ditëve të fundit, kërkoi revokimin e urdhrit të ish-ministrit të Shëndetësisë, lidhur me organizimin dhe shefat e rinj të shërbimeve në QSUT. Ministri i Shëndetësisë urdhëroi rikthimin e organizimit të shërbimeve dhe shefat e tyre sipas strukturës dhe pozicioneve të mëparshme. Kosova tha se ka pasur një reagim pozitiv nga ana e shumë figurave të larta të mjekësisë shqiptare, të cilët e kanë parë këtë hap si mënyrën më të mirë për t’i kthyer dinjitetin Fakultetit të Mjekësisë. Ai theksoi se pas kësaj vendimmarrjeje, të gjithë profesorët e nderuar të Fakultetit të Mjekësisë do ta ndiejnë veten më dinjitozë dhe se nga transparenca nuk ka pse të frikësohet askush. Pak ditë më parë, rektorja e Universitetit të Mjekësisë, Jera Kruja, e pyetur lidhur me procesin e zgjedhjeve të shefave të shërbimit në QSUT, tha se aktualisht po analizohen ankimimet, që, sipas saj, janë të shumta lidhur me procesin dhe në përputhje me legjislacionin do të merret një vendim përfundimtar.