Parashikimet e ndeshjeve për bastvënësit shqiptarë

0
161

bastat

 

 

 

 

 

 

Valadolid-Deportivo la Korunja                 2                      2.8

Hofenhajm-Hamburg                                 1                      1.9

QPR-Njukastëll                                            2                      2.3

Stok Siti-Totenhem                          2                      1.95

Xhenova-Inter                                              4+                    2.6

Malaga-Sevilja                                             2                      2.6

 

 

Valadolid-Deprotivo la Korunja

Do të jetë një ndeshje për jetë a vdekje. Deportivo La Kurunja pas ngjitjes në Primera Divizion një vit më parë do të tentojë mbijetesën për këtë sezon. Sfida e saj e radhës do të jetë ndaj Valadolidit, i cili thuajse e ka siguruar mbijetesën. Koefiçenti për fitoren e La Korunjës është 2.8. Një javë më parë Deportivo barazoi në fushën e saj me Atl. Madridin dhe një humbje në këtë ndeshje do të thoshte rëni nga kategoria duke ditur që lufta për mbijetesë është shumë e fortë në Spanjë. Ky do të jetë shansi i Deportivos pas disa fitoreve rresht për t’u bërë mrekullinë. Valadolidi nga ana e tij ka 40 pikë dhe me një pikë mund të siguronte mbijetesë, pikë e cila mudn të merret dhe në ndeshjet e radhës.

 

Hofenhajm-Hamburg

Pas rënies në fazën e parë duket se në fund të tunelit për Hofenhajmin ka dritë. Drita është një fitore ndaj Hamburgut që jo vetëm do ta largonte nga zona e rënies, por mund ti jepte mundësi për të qëndruar direkt në Bundesligën Gjermane. Koefiçenti për fitoren e Hamburgut është 1.9 dhe është një mundësi e mirë për çdo bastvënës. Nga ana e tij Hamburgu është një skuadër e rrezikshme por përgjithësisht në fushën e saj. Jashtë fushe Hamburgu ka treguar luhatje dhe ndaj një Hofenhajmi të super motivuar nuk pritet të bëjë shumë rezistencë.

 

QPR-Njukastëll

Njukastëlli po ndihet shumë i habitur kur po e shikon veten në luftën për mbijetesë. Nga një skuadër që lufton për në Kupat e Evropës këtë vit ka treguar një formë shumë të dobët. Shansi për Njukastëllin do të jetë ndaj QPR-së, e cila ka rënë një kategori më poshtë. Skuadra e Rednapit është e pamotivuar dhe do ta ketë të vështirë të rezistojë. Nga ana tjetër Njukastëlli do të përfitojë në maksimum për të siguruar mbijetesën në një kohë kur Uigani, rival direkt, luan jashtë fushe me Arsenalin.

 

Stok Siti-Totenhem

Totenhemi ka ende betejën për të luftuar për një vend në Kupën e Kampioneve. Vetëm 1 pikë pas Arsenalit dhe 3 pikë pas Çelsit, skuadra e Vila Boasit pret një hap fals për të përfituar një vend mes 4 më të mirave. Koefiçenti për fitoren e saj është 2.2 ndërkohë që Stok thuajse e ka siguruar mbijetesën.

 

Xhenova-Inter

Interi nuk mund t’u dhurojë tjetër tifozëve veç spektaklit. Pas humbjes së shpresave për një vend në Kupat e Evropës, zikaltrit duhet vetëm të dhurojnë spektakël. Këtë ndeshje ata luajnë kundër Xhenovas që ende nuk e ka siguruar mbijetesën, por që pritet të shënojë 1 ose 2 gola ndaj mbrojtjes së Interit. Të dyja ekipet kanë një histori pozitive me njëra-tjetrën ku golat nuk kanë munguar asnjëherë.

 

Malaga-Sevilja        

Malaga luan në Kampionatin Spanjoll pa objektiva, pasi është e përjashtuar për këtë vit nga kupat e Evropës. Në këtë mënyrë do të kërkojë të përfitojë Betisi dhe Sevilja të cilat vijnë direkt pas saj. Këtë fundjavë skuadra e Pelegrinit luan ndaj Seviljes, e cila do të kërkojë të marrë tri pikët për të marrë pjesë në Europa League. Koefiçenti për fitoren e Seviljes është 2.6.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency