KQZ kthen listat e 8 partive për parregullsi, mes tyre partia e Ngjelës dhe 7 aleatë të PS

0
168

Florenc Drizari

KQZKQZ shqyrton sot kandidatët
e 23 partive aleate të PD-së e PS-së

KQZ lë për në fund shqyrtimin
e listave për dy partitë e mëdha

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mes listave të 31 subjekteve zgjedhore që mori në shqyrtim një ditë më parë, ktheu për parregullsi listat e 8 partive politike të regjistruara për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Gjatë verifikimit të listave të partive, administrata zgjedhore konstatoi përsëritje të emrave në lista. Nga 8 parti politike që iu kthyen listat për verifikime të mëtejshme, shumica prej tyre rezultonin parti në koalicion parazgjedhor me “Aleancën për Shqipërinë Evropiane”, të kryesuar nga PS-ja. Në listën e partive të kthyera nga KQZ-ja, është edhe partia Ligj dhe Drejtësi me kryetar Spartak Ngjelën.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori në shqyrtim projektvendimin “Për miratimin e listave shumemërore të partive politike të regjistruara në KQZ-së, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 qershor 2013”. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga 31 parti politike të cilat kanë paraqitur listat shumemërore miratoi listat shumemërore të 23 partive politike ndërsa vendosi të kthejë për plotësim të këtyre listave për 8 parti politike.

KQZ PËR 8 PARTITË

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve riktheu dje listat shumemërore të 8 partive për përsëritje të emrave,ndërkohë që pasditen e sotme pritet të shqyrtojë 23 parti të tjera. Në listën e partive që iu rikthyen listat shumemërore janë: “Partia Ardhmëria Shqiptare (Të kthehet për plotësim të listave shumë emërore në qarkun e Tiranës), aleate me PS-në.
Partia Arbënore Kombëtare (Të kthehet për plotësim te listave shume emërore ne qarkun e Durrësit, Beratit, Tiranes), aleate me PS-në.
Partia e Pajtimit Kombëtar (Të kthehet për plotësim të listave shumë emërore në qarkun e Elbasanit, Tiranës), aleate me PS-në.
Partia e Gjelbër (Të kthehet për plotësim të listave shumë emërore në qarkun e Vlorës), aleate me PS-në.
Partia Komuniste Shqiptare (Te kthehet për plotësim te listave shume emërore ne qarkun e Elbasanit), aleate me PS-në.
Partia Ligj dhe Drejtësi me kryetar Spartak Ngjelën (Të kthehet për plotësim te listave shumë emërore ne qarkun e Tiranes, Fierit), aleat me PS-në.
Partia Konservatore (Të kthehet për plotësim të listave shumë emërore në qarkun e Tiranës), aleate me PD-në. Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve (Te kthehet për plotësim te listave shume emërore në qarkun e Elbasanit, Vlorë), aleate me PS-në.

Në listat e partive të vogla aleate me dy partitë e mëdha, PD dhe PS, u evidentuan përsëritje të emrave ose kandidatë të përbashkët ishin propozuar në lista nga dy parti politike. Mesa duket partitë e vogla janë gjendur në vështirësi për gjetjen e emrave të kandidatëve, për faktin se pranë KQZ-së duhej dorëzuar një listë prej 140 kandidatësh, të barasvlershme me numrin e deputetëve për çdo qark zgjedhor.

 

Emrat e 8 partive që iu rikthyen listat për parregullsi

Partia Arbënore Kombëtare (Të kthehet për plotësim te listave shume emërore ne qarkun e Durrësit, Beratit, Tiranes), aleate me PS-në.
Partia e Pajtimit Kombëtar (Të kthehet për plotësim të listave shumë emërore në qarkun e Elbasanit, Tiranës), aleate me PS-në.
Partia e Gjelbër (Të kthehet për plotësim të listave shumë emërore në qarkun e Vlorës), aleate me PS-në.
Partia Komuniste Shqiptare (Te kthehet për plotësim te listave shume emërore ne qarkun e Elbasanit), aleate me PS-në.
Partia Ligj dhe Drejtësi me kryetar Spartak Ngjelën (Të kthehet për plotësim te listave shumë emërore ne qarkun e Tiranes, Fierit), aleat me PS-në.
Partia Konservatore (Të kthehet për plotësim të listave shumë emërore në qarkun e Tiranës), aleate me PD-në.

Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve (Te kthehet për plotësim te listave shume emërore në qarkun e Elbasanit, Vlorë), aleate me PS-në.

 

 

Lista e partive që shqyrtohet sot në KQZ

 

Nr.

 

Subjektet zgjedhore

1

Partia Social Punëtore Shqiptare

2

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar

3

Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim

4

Partia Reformatore Demokratike

5

Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet

6

Partia Demokristiane e Shqipërisë

7

Partia e Minoritetit Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA)

8

Partia Ora e Shqipërisë

9

Partia për Personat me Aftësi të Kufizuar

10

Partia Komuniste Shqiptare “8 Nëntori”

11

Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë

12

Partia Demokratike për Integrim e Prosperitet

13

Partia Ballit Kombëtar

14

Partia G99

15

Partia Demokracia Sociale e Shqipërisë

16

Partia Mendimi i Djathtë Liberal e Shqipërisë

17

Partia Alanca Demokristiane

18

Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare

19

Partia Popullore Kristian Demokrate

20

Partia Demokracia e Re Europiane

21

Partia Social Punëtor Shqiptare

22

Partia Uniteti Kombëtar

23

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

             PD dhe PS përplasen për listat e zgjedhësve

Pak javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, PD dhe PS vazhdojnë akuzat në distancë ku njëra palë deklaron se publikimet në lista janë drejtë eliminimit ndërsa pala tjetër thotë se parregullsitë vazhdojë të jenë shqetësuese. Partia Socialiste thotë se listat e zgjedhësve, të cilat hartohen nga Ministria e Brendshme, vijojnë të kenë probleme teknike që lidhen me dublimet e dyshuara dhe votuesit ende të pa pajisur me një kod adrese. Detajet i bëri publike nga selia e PS-së, Bledi Çuçi, nënsekretar për Çështjet Zgjedhore. “Ekspertët tanë përfundimisht kanë nxjerrë një shifër prej 25 874 shtetas të dyshuar si të dubluar në listat zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit. Problematika e dytë serioze që lidhet me listën e zgjedhësve ka të bëjë pikërisht me ata zgjedhës që ende figurojnë sot në listën e zgjedhësve pa një adresë një saktë zgjedhore. Ekstrakti i fundit të përbërësve zgjedhore është 352 337 zgjedhës”, thotë Çuçi. Sipas tij, qarku me problematik me numërim më të madh të zgjedhësve pa adresë mbetet Tirana me 87 mijë votues, pasuar nga Vlora 84 178, Shkodra, 38 827 dhe Korça 27 593 votues. Pavarësisht këtyre problemeve Çuçi thotë për PS, të gjithë ata që e kanë emrin të dubluar apo nuk kanë adresë janë të identifikuar.

Ndërkohë, pak ditë më parë, zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poli tha se pastrimet e dublikimeve janë drejtë mbylljes. Me anë të një deklarate Poni u bëri thirrje sërish disa përfaqësuesve vendorë që të respektojnë afatet ligjore për përmbylljen e këtij procesi administrativ duke bërë ndryshimet e duhura në listat zgjedhore.

Ekstrakti i listës sipas ministrisë së Brendshme përmban 3,279,289 zgjedhës, ku 3,265,073 janë afishuar qartë pranë 5,483 qendrave të votimit, në çdo njësi te qeverisjes vendore. Lidhur me pastrimin e dublimeve në lista, ministria sqaron se në datë 12.12.2012 janë dërguar në zyrat e gjendjes civile për kontroll 7,674 rekorde të dyshuara si të dubluara.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency