Karriera e Fergusonit në fotografi dhe numra

0
129

fergusoni237

Ditët që kanë kaluar nga deklarata e Fergusonit që lajmëroi për largimin nga Mançesteri në fund të edicionit 2001/2002 dhe rikonfirmimit që po nga ana e Sërit që do të qëndronte edhe për tre vite të tjera…

 

101

Janë sekondat që kanë kaluar nga goli i barazimit (1-1) të Tedi Sheringamit dhe golit të 2-1 të Ole Gunar Solskjaerit në finalen e paparë të Ligës së Kampioneve të 1999. Gjithçka u zhvillua në Barcelonë dhe Junajtidi mundi Bajernin për të fituar për të dytën herë këtë trofe.

 

80

Është numri i milionëve të sterlinave që Mançester Junajtidi përfitoi nga shitja e Kristiano Ronaldos tek Reali i Madridit në qershor të 2009. Fitimi për djajtë e kuq ka qenë 68 milionë sterlina.

 

37

Është numri i trofeve të fituar nga Sër Aleksi me Aberdinin dhe Mançester Junajtidin.

 

30.75

Është numri i shifrës më të lartë (milionë sterlina) të shpenzuara nga Mançester Junajtid për të blerë një lojtar. Primati i përket sulmuesit bullgar Dimitar Berbatov, që iku nga Totenhemi në shtator 2008.

 

19

Është numri i ditëve që kaluan nga momenti kur Roi Kin dha atë intervistë (me spec) për mikrofonat e televizionit të klubit dhe shitja e mesfushorit tek Sëlltiku që u formalizua në janar 2006.

 

14

Është numri i trajnerëve që ka ndryshuar Siti gjatë kohës kur ka drejtuar Sër Aleksi ekipin e Mançester Junajtidit.

 

12

Është numri i kampionateve që ka fituar Fergusoni në Mançester.

 

8

Është numri i muajve që u dënua francezi Erik Kantona pas goditjes së kung-fu-së që i dha një spektatori gjatë një takimi Junajtid – Kristal Palas në janar 1995.

 

4

Është numri i Kupave të Ligës (që sot njihen si Carling Cup) të fituara nga Fergusoni në Mançester.

 

7:15

Është ora kur Fergusoni zakonisht mbërrinte në fushat stërvitore në mëngjes.

 

1-6

Është humbja më e thellë e Fergusonit që kur mori drejtimin e “djajve të kuq”. Kjo disfatë i erdhi në takimin e gabuar në derbin e Mançesterit në “Old Trafford”. Në foto mund të shihni gëzimin provokues të Edin Xhekos, autorit të dy golave.

 

 

2

Është numri i tentativave që Fergusoni bëri për të sjellë në “Old Trafford” Alan Shirerin. Në të dy këto tentativa ai dështoi.

 

1.1.

Milionët e stërlinave të paguara tek Lidsi për të marrë Erik Kantonanë.

 

1

Është e prera e Bekamit mbi vetull që detyroi Beksin ta qepte dy herë. Gjithçka nisi pas një sherri mes Aleks Fergusonit dhe lojtarit në 13 shkurt 2003.

 

0

Është numri i takimeve që ka asistuar Malkom Glejzëri që kur u kthye në pronarin e Mançester Junajtidit në 2005.

 

60.000

Ishte paga javore e Sër Aleksit kur mbërriti në Mançester në 1986. Tani ai fiton rreth 5 milionë paund në vit.

 

23.268

Është numri i spektatorëve në “Old Trafford” në takimin Mançester Junajtid – Uimbëlldon në maj 1989. Kjo ka qenë ndeshja që ka pasur më pak tifozë në stadium gjatë erës së Fergusonit.

 

885

Është numri i takimeve të luajtur tek Junajtidi nga Rajan Gigsi. Të gjitha nën drejtimin e Sër Aleksit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency