Të katër kundër lirisë!

0

Violeta Murati

Loading...

 

8 maj pamje nga 120 ditet e sodomes

Është gjithmonë një moment i vështirë të kuptosh lirinë e njeriut dhe ta vendosësh atë në kryqin e jetës. Dedikuar një rasti të tillë shpesh ndodh lufta mes mitit e antimitit, si përpjekje njerëzore për t’u zhveshur në raport me veten. Nuk e dimë nëse kjo aksiomë ka shërbyer për katër artistë që hapin sonte në mbrëmje në galerinë “Miza” ekspozitën “Pasolini Prossimo Nostro”, pasi qëndrimi i tyre është krejt influent.

Pasolini flasin se është mjaftueshëm frymëzues nisur nga elementët e ndryshëm të veprës së tij, por sidomos nga idetë mbi pushtetin dhe disiplinimin e trupit.

Referenca e kësaj qartësie është dokumentari i Giuseppe Bertolucci-t po me të njëjtin titull si e ekspozitës, prodhuar më 2006-ën. Artistët shpjegojnë procesin: duke ndjekur xhirimet e filmit të tij të fundit, “Salo o le 120 giornate di Sodoma” (1975). Dihet tashmë historia makabre e Pasolonit, kur gjashtë muaj mbas premierës ai do të gjendej i masakruar në një anë rruge në trajta që i bëjnë vuajtjet makabre të karaktereve të Salo-s gati profetike – Bertolucci kap edhe filozofitë bazë të autorit, disa prej të cilave kanë influencuar edhe katër artistët në këtë ekspozitë. Për rastësi katër artistët janë nga Shkodra: Adrian Paci, Blerdi Fatushe, Endri Dani dhe Lekë M. Gjeloshi. Një bio e shkurtër e jetës së tyre i gjen të katërt duke jetuar e punuar në Itali, ku si duket filozofia dhe kritika sociale e Pasolinit gjen jehonë të fortë, sipas tyre, edhe në momentin tonë historik, në Shqipëri dhe tjetërkund.

Sonte në hapjen e ekspozitës do të jetë një diskutim i mëtejshëm për secilën punë të paraqitur prej vetë artistëve. Ndërsa në njohjen e këtij modeli italian, si mit radikal galeria “Miza” do të shfaqë pesë filma të menduar si përfaqësues të veprës së autorit, titujtt e të cilëve janë: “Pasolini Prossimo Nostro” (2006); “Mamma Roma” (1962); “Comizi d’amore” (1964), “Teorema” (1968); “Il Vangelo secondo Matteo” (1964).

Këta filma kanë shërbyer edhe si e dhënë bazë sa më konkrete për krijimtarinë e Pasolinit.

Pier Paolo Pasolini (1922 – 1975) është një nga figurat më kurajoze dhe me influencë në panteonin e artistëve të shekullit të 20-të. Me një krijimtari të larmishme, e cila shtrihet në fusha si poezia, filmi dhe piktura, ai qëndron në pararoje të debateve të messhekullit (e më tej) mbi pabarazinë, dhunën dhe tjetërsimin e njeriut në modernitet”. E interpretuar nga shumëkush si perverse dhe radikale, kritika e Pasolinit mbi modernitetin është edhe romantike: sidomos në film, ai sjell si në përrallë një realitet paramodern, ku njerëzit jetojnë pa fe, qeveri apo teknologji. Kjo kritikë është gjithashtu njëfarë dëshmie ndaj sulmeve kundër vetë atij si homoseksual dhe ateist, aspekte që Pasolini as i mohoi, as i fshehu, por vijoi t’i mishëronte edhe në trupat e protagonistëve të tij”. Ky personalitet italian nuk është hera e parë që mbërrin në Shqipëri. Prej artistëve dhe shkrimtarëve ka rezonuar praktika e frymëzimit radikal, dhe pranimi si nevojë e lirisë personale që pritet ta gjejmë në shpjegimet e punëve të të katër artistëve nga Shkodra.

“Një galeri simpatike, e drejtuar nga artiste të rinj, që synojnë të sjellin një fryme të freskët në aktivitetet kulturore të Tiranës. Ia vlen të mos mungosh!”, – thotë studiuesja Eleni Laperi për ekspozitën, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 2 qershor.

 

 “Bolero në vilën e pleqve”, e shijojnë francezët

Duket se ky ka qenë një vit i mbarë për Kongolin. Pas botimit muajin e kaluar në Spanjë të romanit “I humburi”, i katërti libër i këtij autori në gjuhën spanjolle, tani sapo është vënë në qarkullim, kësaj here në Francë, një nga romanet më të goditura dhe më të vlerësuar të Fatos Kongolit nga lexuesit shqiptarë, “Bolero në vilën e pleqve”.

Ashtu si romanet e tjerë pararendës të botuar në frëngjisht, edhe ky i fundit është përkthyer nga zoti Edmond Tupja, “Bolero në vilën e pleqve” është romani i tetë radhazi i këtij shkrimtari botuar nga e njëjta shtëpi botuese në Paris, “Rivages”.

 

 

40 ambasadorë me kostume shqiptare

Vetë Tasho është i veshur me kostum popullor, ndërsa e ndjekin pas ambasadorët në Shqipëri, pa kostum po vështruar veten në celuloidin e fotografit shqiptar. Ka një dëshmi unike se si fotografi Tasho shkon në jetët e njerëzve, me foto të thjeshta, njerëz të zakonshëm me gjendje po të tillë, duke kërkuar nga pak një vëmendje të përqendruar nga mediat. Këtë ekspozitë Tasho e ka trajtuar të veçantë për vitet e tij të karrierës, dhe sigurisht referuar personazheve dhe kontekstin të kostumit. Tasho ka marrë në fotografi ambasadorët evropianë të veshur me kostume tradicionale shqiptare, dhe me to ka hapur një ditë më parë ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar.

Loading...