KQZ regjistron Malajn për Qarkun e Vlorës, sot miratohen listat shumemërore të aleatëve

0
128

Florenc Drizari

kqzPS kërkon nr. e deputetëve që kandidojnë si të pavarur

KQZ deklaron se tre janë kandidatët si të pavarur

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi zyrtarisht deputetin Arben Malaj si kandidat i pavarur për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013. KQZ miratoi dje me katër vota pro kërkesën e z. Malaj, kërkesë e cila është bërë një ditë pas largimit të tij nga grupi parlamentari i PS-së. Arben Malaj është rizgjedhur deputet i PS-së në zgjedhjet e 2009-ës, ndërsa pas informimit në kryesinë e Partisë Socialiste për mospërfshirjen e tij në listat shumemërore për zgjedhjet e 23 qershorit, ai deklaroi kandimin e pavarur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Regjistrimi i deputetit Malaj dje në KQZ kaloi pa debate, ndërkohë që përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Genc Gjonçaj, kërkoi nga administrata më e lartë zgjedhore në vend, se a ka kandidatë të tjerë që kanë vendosur të rikandidojnë si të pavarur më 23 qershor. Në përgjigje të deklaratës së tij, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi (Lleshi), tha se nuk ka emra të tjerë kandidates të regjistruar si të kandidatë të pavarur, përveç tre emrave, Arben Malaj, Dritan Prifti dhe Laureta Gjoni. Ndërkaq, KQZ pritet të shqyrtojë sot gjysmën e partive që kanë dorëzuar listat shumemërore të kandidatëve për zgjedhjet e 23 qershorit.

REGJISTRIMI I PARTIVE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi dje listën prej 31 partive që do t’u shqyrtohet lista shumemërore e kandidatëve të tyre të dorëzuara pranë komisionit për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Në listën e KQZ-së bien në sy partitë e vogla aleatë me PD dhe PS. Edhe pse në KQZ kanë dorëzuar lista 66 subjekte politike, administrata zgjedhore aktualisht ka përgatitur dosjet vetëm për 31 parti, ndërsa dokumentacioni për 35 partitë e tjera pritet të shqyrtohet në mbledhjet e ardhshme të KQZ-së.

Më herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se nga këto 66 parti politike, 61 parti politike janë parti të cilat janë pjesëtare të Koalicioneve Zgjedhore, ndërsa 4 parti janë parti të cilat do të kandidojnë më vete. Nga koalicioni i PS-së nuk ka dorëzuar listë kandidatësh Partia Shqiptare Atdheu, me kryetar Kreshnik Osmanin dhe për rrjedhojë pritet të përjashtohet.

“KQZ në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, është duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandidimit për të gjitha partitë qe kanë depozituar lista shumemërore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda datës 14 maj 2013 duhet të miratojë ose refuzojë listat shumemërore të partive të sipërcituara

Ne mbështetje të nenit 73, pika 3 dhe 6, KQZ ka nxjerrë aktin normativ që përcakton afatet e publikimit të listave shumemërore.

Për sa më sipër në mbështetje të nenit 12 të udhëzimit nr. 2, datë 29.1.2013, “Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve”, KQZ do të publikojë listat shumemërore pas përfundimit të afateve të ankimeve kundër vendimeve të KQZ për miratimin ose refuzimin e listave shumemërore.

Ndërsa lidhur me kandidatët e pavarur mund te themi se janë 3 kandidat të mbështetur nga Zgjedhësit për zgjedhjet për kuvendin e Shqipërisë, të datës 23 qershor. Konkretisht”, – ka deklaruar me anë të një njoftimi zyrtar administrata e KQZ-së.

 

 

Tre kandidatët e pavarur të regjistruar në KQZ

Dritan Prifti Qarku Fier (është miratuar në mbledhjen e së shtunës).

Arben Malaj Qarku Vlore (u miratua në mbledhjen e djeshme të KQZ-së)

Laureta Gjoni Qarku Vlorë (është miratuar në mbledhjet e muajit prill).

 

 

KQZ miraton Bledi Stafën si kryetar të BMM

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje kryetarin e Bordit të Monitorimit të Medias. Bledi Stafa (kryeredaktor i një reviste) u miratua me katër vota pro si kryetari i BMM-së. Më herët KQZ miratoi vendimin “Për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias për monitorimin e fushatës zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private”. Projektvendimi propozonte 7 anëtarë të BMM-së, por kryetari Basir Çollaku u hoq nga lista me propozim të kryetares së KQZ, e cila argumentoi në mbledhjen e kaluar se ai ishte i punësuar dhe binte në konflikt interesi më detyrën e re, edhe pse në koq kjo gjë nuk është e përcaktuar. Ndërkaq, 6 emrat e tjerë të Bordit të Monitorimit të Medias janë: Andi Kananaj, Adrian Thano, Dardan Malaj, Rexhep Polisi, Klarita Bajraktari dhe Andon Andoni. Kodi zgjedhor (neni 85, pika 1) parashikon ngritjen nga KQZ, të BMM-së, 40 ditë përpara fillimit të periudhës zgjedhore. Bordi ka për detyrë monitorimin e zbatimit të dispozitave të këtij kodi për fushatën zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private. Në mbledhjen e parë konstituese do të bëhet zgjedhja e kryetarit të Bordit. Në dy proceset e fundit zgjedhore, atë të vitit 2009 dhe të 2011-ës, kryetar i BMM-së ka qenë Basir Çollaku.

 

Listat e partive politike që do të kalojnë për regjistrim më datë 9.5.2013, ora 18:00

 

Nr.     Subjektet zgjedhore

1       Partia Socialiste e Vërtetë ‘91

2       Partia Ambientaliste

3       Partia e Punës së Shqipërisë

4       Partia e Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian

5       Partia Agrare Ambientaliste

6       Partia Ardhmëria Shqiptare

7       Partia Arbënore Kombëtare

8       Partia e Pajtimit Kombëtar

9       Partia Socialiste e Moderuar

10     Partia e Bashkimit Republikan Shqiptar

11     Partia e Aleanca Barazi dhe Drejtësi Evropiane

12     Partia Republikane Shqiptare

13     Partia Tolerenca e Re e Shqipërisë

14     Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare

15     Partia Balli Kombëtar Demokrat

16     Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar

17     Partia e Gjelbër

18     Partia Komuniste Shqiptare

19     Partia e Çështjeve Shqiptare

20     Partia Ligj dhe Drejtësi

21     Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar

22     Partia Konservatore

23     Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë

24     Partia Aleanca Popullore

25     Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve

26     Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve

27     Partia e Drejtave të Mohuara

28     Partia Rruga e Lirisë

39     Partia Shqiptare “Atdheu”

30     Partia Lëvizja e Legalitetit

31     Partia Fryma e Re Demokratike

 

 

Listat e deputetëve, Sequi: Nuk ishte ajo që prisnim për përfaqësimin e grave

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi, dy ditë pas publikimit të listave zyrtare të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit, kritikon partitë politike për përfshirjen e ulët të grave në këto lista. Ettore Sequi deklaroi dje nga qyteti i Shkodrës ku mori pjesë në një aktivitet të organizuar në kuadër të Ditës së Evropës, se në lista nuk pasqyrohet kërkesa e BE-së që 30% e kandidatëve të ishin femra. “Nuk ishte ajo që prisnim për përfaqësimin e grave. Njoh deputete, të cilat kanë bërë një punë shumë të mirë. Kemi kërkuar që përfaqësimi i grave të ishte më i madh. Kam kërkuar që 30% e kandidatëve në lista të jenë gra”, – u shpreh ambasadori Sequi. “Të mundohemi dhe të sillemi çdo ditë si evropianë”, – deklaroi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency