Aleks Fergusoni, “Sëri” që nuk donte t’ia dinte për njeri

0
236

 Përgatiti Altin Vorpsi

aleSi një trajner fitues që ishte, i lejonte vetes gjithçka. “Sër” Aleks Ferguson do të mbahet mend edhe për batutat e forta që ka hedhur në konferencat për shtyp. Si për të treguar rrënjët e veta të forta skoceze, ai nuk ka hezituar që të etiketojë drejtuesit e Realit si “mafiozë”…

 

 

Gjatë karrierës së tij spektakolare, menaxheri skocez nuk ka parë njeri në fytyrë duke mos kursyer asgjë për askënd. Në 26 vitet që kaloi tek Mançesteri, Fergusoni është kthyer në një protagonist absolut edhe në sallat e konferencave.

 

Për Geri Nevillin

“Po të ishte një pëllëmbë më i gjatë, do të ishte mbrojtësi i krahut më i mirë i tërë Britanisë së Madhe. I ati ishte 1 metër e 88? Duhet të kontrollojmë atë që i dërgonte qumështin në shtëpi?”

 

Për italianët

“Kur një italian më thotë që në pjatën time ka makarona, unë për siguri kontrolloj poshtë salcës”.

 

Pas finales të fituar 2-1 përballë Bajernit

“Nuk mund ta besoj, nuk mund ta besoj! Football… bloody hell!”

 

Për këpucën në fytyrën e Bekamit

“Një incident i pabesueshëm: nëse do ta provoja edhe një mijë herë, nuk do ta zija për së dyti”.

 

Pipo Inzagi

“Ai djalosh ka lindur off-side”.

 

Për Arsen Vengerin

“Thonë se është shumë inteligjent. Vetëm se flet pesë gjuhë të ndryshme? Unë njoh një vogëlush 15-vjeçar nga Bregu i Fildishtë që luan tek skuadrat zinxhirë që flet pesë gjuhë të ndryshme!”

 

Dueli i parë me Murinjon

“Pas takimit me Çelsin më quante ‘boss’ dhe ‘big man’, por unë do të isha më i gëzuar nëse përshëndetjet e tij do të shoqëroheshin nga një verë e mirë. Ai më solli açeto”.

 

Mbi kalimin e CR7 tek Real Madridi

“Nuk ka asnjë akord mes nesh dhe Realit të Madridit për Kristiano Ronaldon. Vërtet mendoni se unë do të hyja në bisedime me ata mafiozët? Absolutisht jo”.

 

Për Mançester Sitin

“Ata janë një klub i vogël me një mentalitet shumë të ngushtëzuar. Ata flasin vetëm për Mançester Junajtidin, pasi nuk bëjnë dot pa të”

 

Përsëri për “kushërinjtë”

“Mund t’i ndodhë çdokujt që të ketë komshinj të zhurmshëm, nuk ka çfarë bën: do të jenë gjithmonë të zhurmshëm. Duhet të vazhdosh jetën tënde, duke ngritur volumin e televizorit”.

 

Për kampionatin e fundit të fituar

“Shikomëni, sot ndihem dhjetë vite më i ri… këto ilaçet janë shumë të mira!”

 

 

7 momentet më të bukura të “Sër” Aleksit

Përgatiti Altin Vorpsi

Mbërriti, bëri durim, triumfoi. “Sër” Aleks Fergusoni ikën nga Mançester Junajtidi pas 27 vitesh dhe 38 trofesh të fituar… ai la Mançesterin pas shumë bumeve në merkato dhe gjesteve “epokale”. Më poshtë do të njiheni me shtatë momentet e paharrueshme të 71-vjeçarit. Kemi zgjedhur numrin 7, pasi e kanë mbajtur mbi supe lojtarë si Xhorxh Best, Erik Kantona, Dejvid Bekam dhe Kristiano Ronaldo.

 

1. Champions League 1998-99

Barcelonë, 26 maj 1999, është dita e tripletës. Pasi fitoi Premier Ligën dhe Kupën FA, Mançester Junajtidi mundi Bajernin në finalen e Ligës së Kampioneve. Golat e Sheringamit dhe Solskjaerit i dhuruan fitoren Kupën e dytë të Kampioneve këtij klubi plot 31 vite më vonë nga triumfi i parë i “targuar” Bobi Çarlton.

 

2. Premier League 1992-93

Titulli në Angli i mundonte Mançester Junajtidit prej 26 vitesh. Në “Old Trafford” titulli kampion ishte bërë një obsesion. Në atë edicion Junajtidi filloi me një pikë në tri ndeshje, por në nëntor erdhi Erik Kantona nga Lidsi për 1,2 milionë stërlina. Golat e tij me ata të skocezit Brian Meklejr dhe të uellsianëve Mark Hjuxhs e Rajan Gigs i japin “dajve” titullin kampion me dhjetë pikë më shumë se Aston Vila.

 

3. Këpuca në fytyrën e Bekamit

Më 15 shkurt 2003, Junajtidi humbi 2-0 në “Old Trafford” ndaj Arsenalit dhe u eliminua nga Kupa FA. Fergusoni i tërbuar shkon në dhomat e zhveshjes dhe godet Dejvid Bekamin me këpucë. Ky ishte fillimi i fundit të raportit të tyre. Në verë Beksi iku tek Reali i Madridit.

 

4. Mallkimi me Runin

Në tetor 2010, Uejn Runi anunçoi se do të largohej nga Mançester Junajtidi. Siti i ofroi shumë para, por Fergusoni u soll si baba dhe si menaxher dhe bindi “djaloshin” e tij që të zgjaste kontratën deri në 2015.

 

5. FA CUP 1990

Tekniku skocez fitoi titullin e parë në Angli pas katër vitesh. Kristal Palasi u dorëzua në takimin e dytë në “Wembley”. Pas barazimit 3-3 në kohën shtesë vendosi Li Martin që shënoi golin e dytë me fanellën e klubit.

 

6. Bentley i Berbatovit

Një nga momentet më të bukura të Fergusonit si menaxher ka qenë kur bindi sulmuesin bullgar të pranonte të vishte fanellën e “djajve”. Edhe kësaj here ishte Siti skuadra që e pësoi. Në ditën e fundit të merkatos të verës së 2008-ës, Fergusoni shkoi të merrte personalisht Berbatovin nga Bentley i vet 130 mijë stërlinësh. Sheikët kishin ofruar 28 milionë stërlina, ndërkohë që Junajtidi fitoi garën me Totenhemin për 31 milionë euro. Kjo transfertë më shumë pati vlera për bujën e kësaj historie sesa për impaktin e Berbatovit… edhe pse bullgari ishte lojtari i “djajve” në atë vit, pasi shënoi 20 gola.

 

7. Dopjeta e 2008-ës

Është viti i Kristiano Ronaldos, që shënoi 31 gola në Premier Ligë. Në atë vit Junajtidi mundi Çelsin në finalen e Ligës së Kampioneve pas goditjes së penalltive. “Blutë” e Avram Grantit nuk ia dolën që të mposhtnin qoftë në një turne “djajtë”. Ata në Premier humbën garën për titull për vetëm dy pikë, ndërsa Ligën e Kampioneve vetëm në penalltinë e fundit, kur Xhon Terri rrëshqiti duke dërguar topin mbi traversë. Pas këtij takimi, Fergusoni teksa ngrinte kupën, po përgatiste largimin e CR7 për tek Reali për shifrën e çmendur të 94 milionë eurove.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency