Merkato, Tirana dhe Flamurtari ndryshojnë formulën… e suksesit

0
152

Altin Vorpsi

tirabnaPër të harruar një edicion të dështuar kanë filluar që të mendojnë për të ardhmen. Tirana dhe Flamurtari u përkasin atyre skuadrave që sa herë fillon kampionati, renditen mes favoriteve. Por vitet e fundit kanë treguar se ky “status” nuk bën më to. Edhe pse harxhojnë para duke afruar kampionë, përsëri këto dy skuadra nuk kanë mundur që të plotësojnë dot as objektivat më minimal… që në vendin tonë është pozicioni i dytë dhe i tretë në tabelën e klasifikimit që të siguron një vend në eliminatoret e Ligës së Evropës. Për këtë arsye drejtuesit e këtyre dy klubeve, që aktualisht menaxhohen nga Bashkitë e qyteteve respektive, po mendojnë të ulin kostot dhe të ngrenë një ekip me baza të forta.

 

Në Vlorë

Daniel Xhafaj mund të rikthehet te Flamurtari. Ky është lajmi që po qarkullon prej ditësh në klubin vlonjat. Mësohet se sulmuesit i përfundon kontrata me Teutën në fund të këtij edicioni. Burime pranë klubit vlonjate bëjnë të ditur se gjatë javëve të fundit përfaqësues të lartë të skuadrës kuqezi i kanë dërguar sinjale sulmuesit se do të jetë në planet e Flamurtarit për sezonin 2013/2014. Për momentin, drejtuesit vlonjatë nuk konfirmojnë zyrtarisht asgjë. Gjithsesi, zërat që qarkullojnë janë të shumtë për transferimin e Xhafajt dhe në të njëjtën kohë një largim të mundshëm të Memellit. Në javët e ardhshme pritet për t’u parë se ç’do ndodh. Që pas largimit të Xhafajt nga Flamurtari, nuk kanë munguar polemikat në distancë mes tij dhe klubit jugor. Madje dy vite më parë sulmuesi 36-vjeçar e paditi klubin vlonjat në FSHF për një shumë që, sipas tij, nuk ishte paguar në bazë të kontratës që palët kishin nënshkruar.

 

Në Tiranë

Ndryshe nga Flamurtari, tek Tirana e kanë nisur që nga tekniku. Kishte ditë që përflitej për rinovimin e tij me klubin dhe në fakt një gjë e tillë nuk u vu asnjëherë në diskutim, por zyrtarisht firma mes klubit dhe trajnerit është hedhur dy ditë me parë. Këtë gjë e konfirmoi vetë Dede. Ndërkohë, klubi nuk e ka treguar shumën për të cilën ka nënshkruar trajneri, por ka lënë të kuptohet se flitet për shifra normale. Është mësuar që nga skuadra e Tiranës është larguar edhe mbrojtësi dushku. Ndërkohë që bardheblutë po kërkojnë përforcime për në sulm. Tekniku i 24 herë kampionëve të Shqipërisë po mendon që të vëzhgojë vetë nëpër Evropë për të gjetur një sulmues.

 

 

 

Merkato

Mustafi drejt Gjermanisë

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, në fund të këtij sezoni mund të largohet nga ekipi i Sampdorias. Ai karrierën mund ta vazhdojë te skuadra gjermane, Bajer Leverkusen, ka bërë të ditur të hënën menaxheri Ali Bulut. “Javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Xhenoas për të shqyrtuar situatën e Mustafit me drejtuesit e Sampdorias, pasi kam përgatitur një ofertë të mirë për mbrojtësin”, – ka deklaruar menaxheri turk në një intervistë për “CalcioMercato.It”. Shkodran Mustafi me Sampdorian ka kontratë deri në qershor të 2016. Ai këtë sezon ka realizuar gjithsej 916 minuta dhe ka asistuar një herë.

 

Talenti

Kastrati kalon provat tek Peskara

Prova disaditore në Itali te skuadra e Peskarës, ka rezultuar e suksesshme për Elham Kastratin, portierin 16-vjeçar të të rinjve të Teutës. Djaloshi durrsak do ta vijojë karrierën në futbollin italian, që është një shkollë e madhe për nxjerrjen e portierëve cilësorë. Stafi teknik I skuadrës përtej Adriatikut ka dhënë OK-in për talentin shqiptar, të cilit tashmë I hapet dera kryesore për të ngjitur shkallët e karrierës në futboll.

Burime pranë Teutës dhe vetë lojtarët bëjnë të ditur që në fund të javës Elham Kastrati pritet të nënshkruajë kontratën profesioniste me skuadrën tashmë të rënë në Serinë B, ndonëse kanë mbetur për t’u diskutuar vetëm disa detaje të vogla. Djaloshi 16-vjeçar dy vitet e fundit ka rënë në sy edhe të trajnerëve të përfaqësueseve të moshave, teksa është grumbulluar nga Xhamal Mustedanagiç dhe Foto Strakosha, respektivisht trajnerë të U-17 dhe U-19. Një vit më parë ai u shpall kampion me Teutën U-19, trofe të cilin të rinjtë durrsakë mund ta fitojnë edhe këtë sezon.

 

Formula 1

Alonso dhe Hamilton më të paguarit

Fernando Alonso dhe Ljuis Hamilton janë pilotët më të paguar në sportin e Formulës 1. Spanjolli i Ferrarit dhe britaniku i Mercedesit fitojnë plot 20 milionë euro në vit sipas “Business Book GP”.

I treti në këtë renditje është Jenson Button (McLaren), i cili fiton 16 milionë euro në vit. Vetëm i katërti Sebastian Vettel (Red Bull), i cili ka fituar 3 kampionatet e fundit të Formulës 1. Gjithsesi, në kontratë gjermani ka bonuse për pole-position dhe fitore e në këtë mënyrë të ardhurat e tij vjetore afrohen me ato të Alonso dhe Hamilton. Piloti më pak i paguar është i riu Giedo van der Garde (Caterham) me 150 mijë euro.

Lista

1 – Fernando Alonso (Ferrari): 20 milionë euro

2 – Lewis Hamilton (Mercedes): 20

3 – Jenson Button (McLaren): 16

4 – Sébastian Vettel (Red Bull): 12

5 – Nico Rosberg (Mercedes): 11

6 – Mark Webber (Red Bull): 10

7 – Felipe Massa (Ferrari): 6

8 – Kimi Räikkönen (Lotus): 3

9 – Sergio Perez (Mclaren): 1,5

10 – Romain Grosjean (Lotus): 1

11 – Pastor Maldonado (Williams): 1

12 – Nico Hulkenberg (Sauber): 1

13 – Valteri Bottas (Williams): 600.000

14 – Jules Bianchi (Marussia): 500.000

15 – Adrian Sutil (Force India): 500.000

16 – Paul di Resta (Force India): 400.000

17 – Jean Eric Vergne (Toro Rosso): 400.000

18 – Daniel Riçiardo (Toro Rosso): 400.000

19 – Estban Gutiérrez (Sauber): 200.000

20 – Charles Pic (Caterham): 150.000

21 – Guiedo van der Garde (Caterham): 150.000

 

Kombëtarja

Abdelaue dëmtohet, Shqipëria gëzon

Norvegjia po humb pjesët e veta më të rëndësishme. Pak javë para sfidës të vlefshme për eliminatoret e Brazil 2014, Shqipëria ka mësuar se rivalët e radhës nuk do t’i besojnë dy prej lojtarëve më me eksperiencë. Flasim për Risen që i dha lamtumirën përfaqësueses nordike dhe Abdelaues. Ky i fundit është dëmtuar dje gjatë një seance stërvitore në Gjermani tek klubi i Hanoverit. Për këtë arsye mjekët e skuadrës kanë njoftuar dje se ai do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 30 ditë. Sulmuesi me origjinë marokene do të jetë një shqetësim më pak për De Biazin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency