Rama lë jashtë listës figurat e PS Malaj: Ti japim fund neodiktaroëve. Rikthehet Fatos Nano: Do jem në krye të fushatë së Arbenit

0
110

Gëzim Saliu

malajIsh-Kryeministri: Llogaritë e listës u bënë në guxhinën financiare të Koço Kokëdhimës dhe Edvin Ramës

 

Anëtarët e kreysisë Arben Malaj dhe Arben Isaraj janë lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste. Vendimi i cili i është bërë i ditur deputetëve, në mbledhjen e djeshme të Kryesisë nga kryesocialisti Rama, është cilësuar naga ata si fundi i demokracisë  në forcën më të madhe opozitare. Pavarësisht debateve në mbledhje, kreu socialist ka qenë i prerë në vendimin e tij, duke theksuar se ndryshimet ishin të domosdoshme dhe se deputetët nuk duhet të revoltohen pas ato do jenë pjesë e skuadrës së PS-së pas 23 qershorit. Kjo është kundërshtuar nga dy anëtarët e kryesisë socialiste, ku Malaj gjithashtu ka bërë të ditur se do të kandidojë i pavarur në këto zgjedhje. Në deklaratën e tij pasi braktisi mbledhjen e Kryesisë, Malaj tha se përjashtimi i tij erdhi si hakmarrje e lidershipit socialist ndaj qëndrimeve të tij të mbajtuara në këto vite. “Dua të falenderoj votuesit që kanë votuar PS dhe mua në politikë. Ky nuk është fundi i karrierës time. Duke vendosur të kandidoj si i pavarur dëdhiroj të jetë fundi i neodiktatorëv. Lufta që kam bërë për të mos ndryshuar kushtetëtn në mënryë arrogaten, që kur kam kërkua mosbllokimin e parlamentit, kur kam kërkuar të votonim ligjet e integritmit, që do ta pafguaj një çmim për këtë. Unë nuk kam asnjë interes personal, pro doja vetëm fitoren e PS-së ndaj Berishës. Shumë nga ata që Rama i promovon me pult me parafabrikat, njerëz që nuk kanë angazhim kishin kohë që dilshin garant se ne do ta zhdukim Malaj nga politika. Vendimi është individual i Ramës. Unë nuk mud të tërhiqem nga vendimi për ti shërbyer vendit tim. Duke garantuar që vota ime do jetë gjithmonë për integrimin e vendit”, tha Malaj.

 

Fatos Nano

Ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano u shpreh i indinjuar mbi lënin jashtë listave të kandidatëve të PS për deputetë të Arben Malaj. Në një lidhje telefonike, në Neës24, në emisionin “360 Gradë” të moderuar nga Artur Zheji, Nano vlerësoi se PS po largon vlerat dhe profesionistët, si me rastin Malaj e Islami. “Të shpjegohemi, kam pritur me shumë maturi që PS të bëjë detyrën opozitare me të gjithë seriozitetin duhur. Dhe nuk kam ndërhyrë në fushatë, jo thjesht për të mos dhënë ndonjë shembull të karakterit Islami, por jam i bindur që vendi ka nevojë për rotacion, por kaq nuk mjafton, duhet ndryshim i madh në axhendën politike dhe tek përfaqësuesit. Ka një filament që nuk duhet të digjet. Largimi i profesionistëve dhe politikanëve nga listat e zgjedhjeve, është një filament i djegur dhe unë këtu thyej çdo armëpushim me PS dhe familjes socialiste që i përkas. Z. Malaj është më socialist se unë, më socialist se Edvin Rama dhe Koco Kokëdhima, dhe i pavarur ose jo unë do jem në krye të fushatës së z Malaj për të mbrojtur me gjithë zjarrminë vlerat dhe filamentet që do çojnë Shqipërinë në Europë”, deklaroi Malaj. Ish-kryeministri dhe ish- kreu i PS-së u shpreh se gushina e Ramës duhet t’i kishte bërë mirë llogaritë me listën e kandidatëve. “Unë besoj se ajo që do të ndodhë është krijimi i një lëvizje të fuqishme që do balancojë konfliktim absurd që po bëjnë palët me njëra-tjetrën me socialistët. Do vijoj angazhimet e mia në dobi të një komuniteti politik. PS mbart vlera prej 22 vjetësh në Shqipëri dhe filamenti që përfaqëson z Malaj nuk mund të lejohet të digjet. Jam i detyruar të pushoj armëpushimin dhe rreshtohem me z Malaj në mbrojtje të filamentit të majt”, përfundoi reagimin e tij lideri historik i së majtës Fatos Nano.

 

 

Karriera politike e Arben Malaj

Arben Malaj e ka nisur karrierën e tij politike në vitin 1992si  Zv.kryetar i PS-së, Vlorë dhe anëtar i Departamentit të Ekonomisë dhe Financave.  Nëq vitin e vështirë 1997 (mars-korrik), Malaj zgjidhet Ministër i Financave në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar dhe Guvernator i Shqipërisë në Bankën Botërore.  Ndërkohë në po këtë vit nga korriku deri në tetor 1998 ai mbajti postin e Ministrit të Financave në Qeverinë “Aleanca për Shtetin”, ku zgjidhet sërish deputet në Legjislaturën e XV të Kuvendit të Shqipërisë. Në vitin 2000, Malaj zgjidhet Kryetar i Komisionit Parlamentar për Tryezën Ekonomike të Paktit të Stabilitetit,  Sekretar i Komisionit të Posaçëm për Paktin e Stabilitetit si edhe Kryetar i Delegacionit të Iniciativës së Europës Qendrore; anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS-së. Gjatë viteve 2001-2002, Malaj shërbeu edhe si Kryetar i delegacionit Ndërparlamentar të Kuvendit të Shqipërisë në Parlamentin Europian. Në këtë periudhë mes vitit 2000 deri në vitin 2002, deputeti Malaj ka mbajtur postin e kreut të grupit parlamentar të PS-së. Më pas ai zgjidhet si Guvernator i Shqipërisë në BERZH dhe BIZH. Ndërkohë nga gushti 2002 deri në dhjetor të 2003-ës, Malaj mban postin e Ministrit të  Ekonomisë për tu rikthyer si ministër i Financës nga dhjetori i 2003 deri në shtator 2005, ku vejn në pushtet e djathta.  Nga shtator 2005 e në vazhdim, Malaj ka qenë Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financën, deputet dhe njëkoëshisht anëtar i kryesisë së PS-së.

 

Listat, Braçe: Jam i shqetësuar për dinjitetin e socialistëve jo për karrigen

Anëtari i kryesisë së PS-së Erjon Braçe ka falenderuar dje të gjithë mbështetësit e tij lidhur me situatën e listave të deputetëve, duke theksuar se shqetësimi i tij kryesor mbetet dinjiteti i socialistëve dhe jo karrigja personale. “Ju falenderoj një më një, cilindo prej jush që të shqetësuar më keni shkruar sot në profil, në inbox apo më keni shkruar sms në celular!! U jam shumë mirënjohës për mbështetjen, solidaritetin dhe këshillat që i cmoj. U kërkoj ndjesë për shqetësimin që keni provuar këto orë. Secilit prej jush.Por u siguroj se nuk jam unë shkaktari i këtij shqetësimi. Si gjithmonë deri më sot; jam i shqetësuar për dinjitetin e cdo socialisti, jo për karrigen e deputetit!! Edhe një herë: Faleminderit!”, shkruante Braçe në rrjetin social FB pa minuta para nisjes së mbledhjes së djeshme të Kryesisë së PS-së.

 

Kryesia e PS-së mes sherrit dhe debatit

Mes debateve, kundërshtive, madje edhe konfliktet fizike është zhvilluar dje mbledhja e kryesisë së PS-së. Përjashtimi nga lista e deputetëve të PS-së të anëtarëve të kryesisë Arben Malaj djhe Arben Isaraj ka shkaktuar jo pak tension në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura. Të dy anëtarët e kryesisë e kanë cilësuar vendimin e kryesocialistit si të padrejtë dhe të pa konsultuar me bazën socialiste. Mësohet se deputeti Malaj i ka kërkuar socialistit nëse vendimi i marrë prej tij ishte kërkuar nga ndonjë nga anëtarët e strukturave të PS-së së Vlorës dhe përgjigja e kryesocialistit ka qenë jo. Në këtë moment Malaj duke iu drejtuar Ramës ka thënë se,: “Kryetar ke marrë vendime individuale, të pakonsultuara me strukturat socialiste”. Pas rritjes së tensionit mes palëve, Isaraj i pari dhe më pas Malaj kanë braktisur mbledhjen e kryesisë. Po ashtu edhe anëtari tjetër i kryesisë Namik Dokle është larguar i nervozuar nga mbledhje e forumit të lartë socisalist, duke mos dhënë asnjë koment. Por krahas debateve në Kryesi, përplasjet nuk kanë munguar edhe në hollin e selisë rozë. Kandidati për deputetë në qarkun e Dibrës dhe përfaqëuesi i kësaj zone në asamblenë socialiste Ardit Kajës janë përfshirë nmë një sher me njëri-tjetrin, i cili është ndalur vetëm në saj të ndërhyrjes së anëtarëve socialistë të cilët ndodheshin në pritje të vendimeve të marrë në mbledhjen e kryesisë.

 

 

Deputetët që mbetën jashtë listës së PS-së

Arben Malaj

Arben Isaraj

Eltar Deda

Ilir Gjoni

Gazmend Bizhga

Qemal Minxhozi

Ethem Ruka

Marko Bello

Shegushe Ligori

Albert Caci

Ilir Bejtja

Agim Leka

Skënder Hasa

Alfred Dalipi

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency