Listat e PD-së, Berisha: Ekipi i fitores drejt 23 qershorit

0
161

Gëzim Saliu

pdPërfshihen në listën e PD-së, aleatët, tri ish-deputetët e PS-së si edhe prurjet e reja

 

Partia Demokratike ka mbyllur dje hartimin e listave për kandidatët për deputet në zgjdhjet e 23 qershorit. Pas 2 orësh në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, u zyrtarizuan emrat e 140 kandidatëve për deputetë, që u depozituan më pas në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Lidhur me liustën e deputetëve, kreu i selisë blu pas mbledhjes së kryesisë deklaroi se ajo përbën përzgjedhjen më të mirë të mundshme si edhe ekipin fitues për zgjedhjet e 23 qershorit. “Hartimi i listave më të mira që zgjedhësit shqiptarë kanë pasur ndonjëherë në një fushatë zgjedhore. Ka qenë një proces i hapur me konsultime të gjërë, më një listë të shkëlqyer, listë fitoreje. Unë e di se ju keni qarkulluar gjatë këtyre ditëve, madje edhe pak minuta më parë emra dhe kjo është e drejta e juaja. E vërteta është se lista shumë shpejt dorëzohet dhe se keni gabuar në shumë raste në parashikemet tuaja”, tha kreu i PD-së. Ndërkohë i pyetur për listën e PS-së, Berisha pohoi se,: “Unë jam këtu sot për të komentuar vetëm listën dhe kandidaturat e PD-së.Nuk kam asnjë koment të vetëm për listat e PS-së, pasi kam qenë tërësisht i zhytur në punët e selisë dhe sa i përket palës tjetër komenti më i mirë është në koment”. Gjithashtu kryeministri bëri të ditur përfshirjen e Kastriot Islamit në listat e PS-së duke vlerësuar maksimalisht figurën e ish-deputetit socialist. “Absolutisht e konsideroj një meritim të tij, sepse ai u bë një nga zërat më kredibël, më të besueshëm në mbrojtje të interesit publik për të cilin e përjashtoi dhe kreu i tij. Shumë normale është përfshirja e tij në listat tona”, tha Berisha.

Lista

Në listën e PD-së vihet re kandidimi i kryeministrit në qarkun e Tiranës, i cili pasohet nga minsitrat aktualë të qeverisë Halim Kosova, Myqerem Tafaj, Majlinda Bregu dhe Florjan Mima.  Pjesë e listës së kryeqyteti janë edhe emrat e deputetëve aktualë të PD-së Gerti Bogdani, Tritan  Shehi dhe Edi Paloka. Në krye të listës së Shkodrës është vendosur kryeparlamentarja Jozefina Topalli e ndjekur nga Astrit Bushati, Arenca Trashani dhe aleati, kreu i PDK-së Nard Ndoka. Ndërkohë në Qarkun e Korçës në krye do të jetë ministri i financave Ridvan Bode dhe pas tij vijnë emrat e Eleina Qiricit, Edmond Spahos, aleatit Fatmir Mediu, Gjergji Papës  dhe Fatbardh Kadillit. Ndërkohë Durrësi kryesohet nga Eduard Halimi, i ndjekur nga Gent Strazimiri, Igli Cara dhe Albana Vokshi. Për Fierin, PD ke vendosur në krye Sokol Olldashin, i cili ndiqet nga Mesila Doda, Shpetim Idrizi dhe Kozma Dashi. Ndërsa Arben Imami do të jetë kryesuesi i listës së Elbasanit, ku pas tij vijnë emrat e Eduard Selamit, Arbjola Halimi dhe Luciano Bocit. Sherefedin Shehu do të kryesojë qarkun e Dibrës, i ndjekur nga Roland Keta dhe Ekrem Spahia. Për qarkun e Vlorës si kryesues është vendsoru emri i kreut të grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi dhe pas tij vijnë emrat e Arben Ristanit dhe Liljana Elmazit. Lezha do të përfaqësohet nga Aldo Bumçi, Kukësi nga ministri i brendshëm Flamur Noka e ndërsa Gjirokastra nga ministri i Bujqësisë Genc Ruli.

Tiranë

1- Sali Berisha

2- Myqerem Tafaj

3- Majlinda bregu

4- Halim Kosova

5- Florjon Mima

6- Gerti Bogdani

7- Dashamir Shehi

8- Jorida Tabaku

9- Edi Paloka

10- Keltis Kruja

11- Kastriot Islami

12- Asllan Dogjani

13- Visar Zhiti

14- Arben Qirjako

15- Shefqet Deliallisi

16- Ilir Rusmali

17- Tritan Shehu

 

Durrës

1- Eduard Halimi

2- Gent Strazimiri

3- Igli Cara

4- Albana Vokshi

5- Osman Metalla

6- Oerd Bylykbashi

7- Lufter Xhuveli

8- Vullnet Topalli

 

Korçë

1- Ridvan Bode

2- Eleina Qirici

3- Edmond Spaho

4- Fatmir Mediu

5-Gjergji Papa

6- Fatbardh Kadilli

7- Leonard Olli

8- Viktor Duro

9- Ledina Aliolli

10- Sorina Koti

11- Adriana Hysenbegasi

12- Artan Zaimi

 

FIER

1- Sokol Olldashi

2- Mesila Doda

3- Shpetim Idrizi

4- Kozma Dashi

5- Bedri Mihaj

6- Myslim Murrizi

7- Ferdinand Murati

 

ELBASAN

1- Arben Imami

2- Eduard Selami

3- Arbjola Halimi

4- Luciano Boci

5- Dashnor Sula

6- Lufter Xhuveli

7- Aurel Bylykbashi

8- Sybi Hida

 

DIBER

1- Sherefedin Shehu

2- Roland Keta

3- Ekrem Spahia

4- Bedri Hoxha

 

SHKODER

1- Jozefina Topalli

2- Astrit Bushati

3- Arenca Trashani

4- Bardh Spahia

5-Nard Ndoka

6-Ndue Paluca

VLORË

1- Astrit Patozi

2- Arben Ristani

3- Liljana Elmazi

4- Ardian Kollozi

 

KUKES

1- Flamur Noka

2- Alban Elezi

3- Besnik Dusha

 

Lezhe

Aldo Bumçi

Mark Marku

Paulina Hoti

Gjovalin Kadeli

 

Gjirokaster

Genc Ruli

Spiro Ksera

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency