Bletët nuhasin minat

0
133

bletetShkencëtarët kroatë kanë kultivuar një llpj blete e cila në distancë pesë kilometrash mund të “nuhasë’ minat e groposura në tokë, duke e ndërlidhur erën e ushqimit me erën e eksplozivit.

Siç shkruan “Jutarnji list”, shkencëtarët kanë ushqyer bletët me sheqer të përzier me aromë eksplozivi. Ata kishin stërvitur bletët vite me radhë duke përsosur teknikën e gjetjes së eksplozivit.  “Ideja ishte që bletët të nisin ta ndërlidhin erën e ushqimit me erën e eksplozivit. Është punë e sigurt dhe ato janë shumë më të shpejta se çfarëdo qeni. Përparësia tjetër është se kur nuk punojnë, prodhojnë mjaltë shumë të shijshëm”, pohon trajnuesja e bletëve, profesoresha Mateja Janesh. Projekti kishte filluar më 2007 në Fakultetin e Agronomisë, kur bletët i ushtronin në një çadër të hapur në një livadh pranë fakultetit.  Lajmin e transmetoi gazeta britanike Daily Mail, e cila thekson se Kroacia ende ndodhet në procesin e çminimit, meqë 680 kilometra katrorë të territorit të saj vazhdojnë të jenë të mbuluara me rreth 90 mijë mina të mbetura që nga lufta e vitit 1990.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency