Rike habitet, Iliri nuk konsideron asnjë mik brenda në shtëpi

0

per-ilin-miqesin-1.5.13Vigani i tregon Shpendit rreth ngjarjeve të fundit, ku Elona është keqkuptuar e ka krijuar debate e zënka me Edberin, për shkak të një keqkuptimi, ndërsa ngjarjet kanë avancuar e Elona ka krijuar dyshime edhe ndaj Rikes. Shpendi e dëgjon teksa ai ia shpjegon të gjitha me detaje, pa e komentuar. Rikja shkon në dhomën e ndenjes dhe diskuton me Elonën diçka që ka kohë që i ka bërë përshtypje me Ilirin. Ajo thotë se Iliri vazhdimisht e ka shprehur se nuk konsideron mik asnjërin prej banorëve në shtëpi dhe kjo gjë është anormale, sipas Rikes. Ajo mendon se të qëndruarit për 24 orë dhe të izoluar për më shumë se dy muaj me gjitha atë njerëz të bën vetvetiu të krijosh miqësi, pasi e ndien nevojën të besosh e të jesh afër dikujt. Kurse Elona mendon se ai këtë gjë e thotë për të mbrojtur veten, por në fakt kjo gjë nuk është e vërtetë. Elona tregon disa raste kur ai i ka qëndruar pranë dhe e ka përkrahur përballë banorëve të tjerë e sipas saj, kaq i mjafton për ta menduar se Iliri e konsideron si një mike. Në kopsht me Shpendin e Viganin bashkohet edhe Anaidi, Joana e Edberi, të cilët hamendësojnë rreth sekreteve dhe dyshimeve që mund të kenë hasur në momente të caktuara. Anaidi tregon për strategjinë që ka ndjekur për zbulimin e sekreteve pas çdo indikacioni, duke thënë se në shumë situata i ka pyetur drejtpërdrejt banorët.

Loading...