Për të harruar një grua

0
148

kadar5eDy tregime të Ismail Kadaresë shkëputur nga botimi i ri, me krijime të hershme, “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit”, që kaloi me pak ditë bujë si të tilla, por ende nënshtruar si lexime letrare, ndonëse e pranuar nga vetë autori në parathënien për “gjuhën e papjekur” të moshës

 

Ismail Kadare

Po tani ç’të bëj, thashë me vete, duke vështruar me radhë flegrat e lagura, të mbufatura nga shiu. Pastaj qilimin, derën, prej nga pak kohë më parë ajo kishte dalë, hirnoren e cigareve, me fjalët “Hotel Turizmi” anash.

Një copë herë u vërtita nëpër dhomë, gjersa këmbët më çuan pranë derës. Qëndrova pikërisht te vendi ku ajo më kishte përqafuar ndërsa dilte, me një përqafim që s’ishte as ndarje dhe as premtim për diçka më të mirë. Një përqafim i tillë te dera, pas një pasditeje të stuhishme, përfytyrohej, zakonisht, në sfond të dënesës, të pendimit për fjalët e ashpra dhe me buzë që synojnë drejt njëra-tjetrës për të falur gjithçka. Por asgjë e tillë s’kishte ndodhur. Unë i kisha mbajtur duart në xhepa, madje i kisha rrasur më thellë dhe, i ngrirë si dru, ndjeva buzët e saj te qafa dhe pastaj te cepi i gojës dhe prekjen e furishme të flokëve. Mundimshëm ndjeva nevojën ta përqafoja, sipas ritualit mijëvjeçar të mbarimit të grindjeve, por një gips mortor, i ikur nga kushedi ç’shtatore, s’më la të lëvizja.

S’isha penduar për asgjë. Isha vetëm i lodhur.

Në hirnore, dhjetëra bishtat e cigareve, të rënë njëri mbi tjetrin, si në një masakër ( të sajtë si të vrarët e njërës palë, asaj pale që, për t’u dalluar nga tjetra, mbante një rrip të kuq, njiheshin vërtet nga shenja e të kuqit të buzëve), jepnin më mirë se çdo gjëatëqë kishte ndodhur: furinë, shpjegimin e vështirë, fajësimet e ndërsjella që i kishim bërë njëri-tjetrit, lotët e pafund të saj. Sikur të kishte gjëkund një muze të hidhërimit, do ta kisha çuar atë hirnore.

Isha i lodhur. Gojën e kisha të hidhur. Doja të pushoja me çdo kusht. Me mosbesim vështrova shtratin, velenxën sipër tij dhe nënkresën. Vërtet shpresoja se mund të flija? Më erdhi të qeshja, kaq e pamundur m’u duk kjo.

Shushurima e shiut vinte që jashtë zbutëse. Duhej ta harroja me çdo kusht, ta nxirrja nga vetja ime atë grua. Por, së pari, duhej të nxirrja atë mbrëmje. Ishte gjëja më e ngutshme.

Duhej ta nxirrja të grua, sepse gëzimet që më jepte ishin përherë më të pakta se mërzia.

E gjeta veten duke lëvizur nëpër ato pjesë të dhomës ku kishim lëvizur dhe ishim zhvendosur të dy gjatë atyre orëve të çmendura. Dhe përsëri hirnorja me bishtat e cigareve më mbajti në vend.

E mora, e ktheva në pëllëmbë të dorës atë grusht bishtash, si të kisha përpara syve një gjë të pabesueshme. Të ftohura, të shkrumbuara vende-vende, ishin tani ato që pak më parë kishin qenë më afër se çdo gjë tjetër pranë fjalëve tona, frymëmarrjes së furishme, pendimit, dënesës.

Iu afrova dritares, shtyva flegrën dhe i flaka përjashta, në terr. Kështu hidhet hiri i të vdekurve, kur e lënë me testament, mendova. Duhej ta harroja patjetër atë grua.

Të përdorja gjithë mekanizmin e trurit tim për ta zhvlerësuar. Ta godisja nga pika të ndryshme, në mënyrë që, kur të vinte ora e harrimit, ta kisha të lehtë rrënimin e saj.

Kisha ende një keqardhje të fundit për këtë, por isha i bindur se s’kishte rrugë tjetër. Do të shtrihesha pas pak horizontalisht ( e kisha vënë re se në atë qëndrim mendoja gjërat më shkatërruese) dhe do të filloja…Do t’i ndiente vallë buldozerët që larg, në shtratin ku, ashtu si unë, me siguri, nuk flinte?

Dhe, papritur, më shkrepi në kokë një mendim: e sikur ta shkruaja gjithë këtë? E shkruar, ndoshta kjo mbrëmje mund të nxirrej më lehtë nga vetja. Ta trupëzoja për ta vrarë më lehtësisht.

Ashtu do të bëja.

Për çudi, siç më ndodhte përherë në kësi rastesh, mendimi i të shkruarit më dha qetësi. Si avioni që e nxjerr trupin e vet nga zonat e stuhisë, ajo ide, më shpejt se ç’e mendoja, më nxori nga gjendja e ankthshme në një shtresë më të qetë, sipër furtunës.

Dhe më parë se ç’e prisja, fjeta.

E njoha Polin e Jugut që larg (dallohej shtypja, ashtu siç e kisha mësuar në gjeografinë e tetëvjeçares). Dëgjohej një goditje e mbytur veglash. Kur iu afrova edhe më, pashë se atë zhurmë e shkaktonin tre njerëz me shtat të shkurtër. Diçka po bënin me boshtin e tokës. Nuk e bezdisën aspak nga prania ime dhe vazhduan punën e tyre. Dukej si një riparim.

Nuk e di nëse i pyeta ç’bënin ashtu apo vetvetiu m’u bë e qartë: po bënin një ndreqje në bosht. Një ndryshim, me sa dukej, në shpejtësinë e rrotullimit.

Prej kësaj do të sajoheshin ditë të ndryshme, jo njëzetëkatërorëshe, si më parë, por tridhjetëtetëoreshe. Kurse netët do të ishin njëzetedyorëshe. Sipas studimeve dhe pyetësorëve të ndryshëm, paskësh qenë më mirë kështu. Kisha përshtypjen se diku kisha lexuar në shtyp për këtë gjë.

Desha t’i pyes: e kur do të fillonte ky kalendar i ri, por, s’di se pse, i pyeta për tjetër gjë: meqenëse merreshin me gjëra të tilla, me siguri që e dinin si mund të zbërthenin nga bota copa të kohës.

Posi, u përgjigjën ata. Pra, e bënin edhe këtë dhe ndihej që s’e kishin të vështirë.

O Zot, sa e thjeshtë paskësh qenë ajo që dukej e pamundur: të shkulja nga vetja gjithë atë hidhërim.

U mundova t’ua shpjegoja, doja të hiqja nga vetja ime një ditë ose, më saktë, një mbrëmje të hidhur.

Ata qeshën.

Një mbrëmje? Po ne punojmë me copa të mëdha. Gjysma shekujsh, dekada, shumë-shumë, me vite. Kurse ditët janë vocërrima. Megjithatë (vështruan veglat e tyre), ndoshta me ato më të imëtat mund të kapim edhe ditët.

-Ku eshte ajo dite? – pyeti njeri prej tyre.

-Si? – ia bera une.

-Dita qe doni te shkeputni, ne ju kuptova drejt. Ju doni ta hiqni ate dhe te lidhni prape fijet, apo jo?

-Pikerisht.

-Atehere, ku eshte ajo?

O Perendi, s’me kujtohej asgje. U mbyta ne djerse, por koka sa vinte me behej me e turbullt.

-Ne mos viti, se paku, koha, – tha ai.

Por mua s’me kujtohej asgje. Dija vetem qe ishte e hidhur, teper e hidhur.

-Po çka ndodhi ate dite? Ndoshta, kjo ju kujtohet, -tha ai. – Ç’perandori eshte permbysur, ç’termet ka rene?

Vështruan njeri-tjetrin, kur e pane qe s’pergjigjesha. Pastaj syte e tyre te lodhur u kthyen diku anash, atje ku ne nje shtjelle te larget rrotulloheshin, me sa dukej, ngadalshem perandorite e rrezuara, themelite e termeteve dhe skelete shekujsh. Vërtiteshin zymtas, të përshkuar nga vetëtima të ftohta.

Asgjë s’më kujtohej. Vetëm shija e hidhërimit, e pazbutshme, e patretshme.

Pastaj m’u duk se pashë diçka, një si trajtë fustani të zi që e merrte era në një luhajtje mortore.

-Një grua,- thashë. – Ishte aty, në atë ditë, një grua….

Ata qeshën, por ftohtë. Pastaj vështruan prapë veglat e tyre.

-Po të jetë ashtu, është e pamundur. Këto vegla s’bëjnë për atë gjë.

Ma hiqni atë mbrëmje me atë grua,- ulërita.

U zgjova.

Zhurmërimi i shiut më kujtoi më parë se çdo gjë tjetër se ku ndodhesha.

Hotel. Dhe jashtë gjethanaja e rënë dhe kufomat e cigareve të masakruara, ku njëra palë mund të dallohej prej tjetrës nga shenja e të kuqit të buzëve…

Ajo ishte aty pranë, disa hapa larg dhe, me siguri, ishte e paqetë dhe kishte makth, ngaqë, në një mënyrë ose në një tjetër, duhej të ndiente që unë përpiqesha ta varrosja.

1981.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency