Standard.al

“Incidenti” i Vjenës Kuvendi voton ngritjen e komisionit hetimor, Rama e quan medalje

Florenc Drizari

seancJozefina Topalli: Kuvendi jep miratimin për hetimin e ngjarjes së tmerrshme që ndodhi në Vjenë

 

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me shumicë të thjeshtë votash ngritjen e komisionit hetimor për “incidentin” e ndodhur në Vjenë mes kryesocialistit Rama dhe diplomatit shqiptar pranë zyrave të OSBE-së, Egin Ceka. Me 71 vota pro, Kuvendin i hapi rrugë ngritjes së hetimeve ndërsa opozita nuk mori pjesë në seancë gjatë për votimit. Votave të mazhorancës iu bashkuan edhe deputetët e pavarur, si Asllan Dogjani, Kastriot Islami dhe Gjovalin Kadeli. Komisioni do të funksionojë për një muaj dhe kryesimin e tij do ta ketë PD-ja.

Kohëzgjatja e këtij komisioni do të jetë një muaj dhe kuorumi i tij do të përbëhet nga 9 deputetë. Kryetari i komisionit hetimor është përzgjedhur deputeti demokrat Fatbardh Kadilli. Anëtarë të tjerë të komisionit nga radhët e PD-së janë: deputetja Paulina Hoti, Osman Metalla, Gert Bogdani dhe Dashamir Sula, ndërkohë që PS nuk ka caktuar anëtarë dhe nuk e njeh ngritjen e këtij komisioni.

Mbledhja e Kuvendit dhe votimi i djeshëm erdhi pasi grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi mesditën e së premtes në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor “për hetimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive të incidentit të datës 24 prill 2013 pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës”.

Kërkesa e deputetëve të mazhorancës parashikon që objekti i punës së komisionit të jetë hetimi për zbardhjen e plotë të fakteve dhe rrethanave të incidentit të datës 24 prill, si dhe hetim të plotë të veprimeve dhe përgjegjësive të individëve të përfshirë në këtë incident.

Gjatë një tryeze me gazetare, kryetari i PS-së, Rama, objekti i këtij hetimit te ri parlamentar, u shpreh se “komisionet hetimore te qeverise Berisha kane dëshmuar vetëm dështim dhe rrenim”.

RAMA

Gjatë kohës që Kuvendi i Shqipërisë po votonte kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po zhvillonte një bashkëbisedim me gazetarët në selinë rozë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Rama e komentoi me ironi marrjen e këtij vendimi nga Kuvendi.

“Sa i përket përmbajtjes, kam parë se kam pasur një mbështetje të madhe publike, propozimi i Fate Velajt, ditë kombëtare të shkuljes së veshit. Do ishte një ditë e bukur ku secili t’ia shkulte veshin vetes apo tjetrit për çfarë do nevoje për të reflektuar, për të përmirësuar veten dhe njëri-tjetrin. Do ishte ditë e veçantë, në 365 ditët e vitit shqiptar”, – tha ai.

Sa i përket ngritjes së një komisioni hetimor për zbardhjen e ngjarjes në Vjenë me diplomatin Egin Ceka, Rama tha: “Dua të shprehem shumë i kënaqur që mora medaljen e radhës nga Partia Demokratike dhe nga kryetari i saj, që do thotë komisionin hetimor të radhës, edhe pse më duhet të them që nga komisioni hetimor në komision hetimor ka një degradim të vazhdueshëm. Kam parë se ka pasur një mbështetje shumë të madhe publike në rrjetet sociale, propozimi i artistit të njohur shqiptar Fate Velaj, për ta shpallur 24 prillin ditën kombëtare të shkuljes së veshit. Do të ishte një ditë e bukur, ku secili mund të shkulte veshin vetes ose t’i shkulte veshin kujtdo qoftë rreth e rrotull, për çfarëdo nevoje, për të reflektuar”, – tha Rama.

 

 

Konferenca e Kryetarëve miratoi votimin e kërkesës, opozita mungoi

Konferenca e Kryetarëve miratoi në mungesë të opozitës kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor lidhur me “ngjarjen e Vjenës”. Gjithashtu përfaqësuesit e Partisë Socialiste nuk morën pjesë as në sallën e parlamentit kur kjo nismë u votua nga deputetët e mazhorancës. Sipas përfaqësuesve të majtë kërkesa nuk qëndron, pasi nuk ka asnjë rregullore që përcakton ngritjen e një Komisioni Hetimor mbi këto çështje. Nisma e shumicës, e paralajmëruar të enjten në Kuvend nga Kryeministri Sali Berisha, vjen pas incidentit të ndodhur në Vjenë mes kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe diplomatit shqiptar pranë OSBE-së, Egin Ceka. Më herret, Kryeministri Berisha e cilësoi ngjarjen një akt “të turpshëm dhe amoral” të kreut të opozitës, ndërsa kërkoi që të hënën parlamenti të votojë ngritjen e komisionit të posaçëm që do të hetojë mbi këtë “akt të paprecedent”.

 

 

Kuvendi miraton projektligjin për sistemin e pagesave

Kuvendi diskutoi të hënën projektligjin për sistemin e pagesave të hartuar nga Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Relatori i këtij projektligji Selami Xhepa tha se qëllimi i projektligjit është përcaktimi i rolit të Bankës Qendrore në fushën e rregullimit dhe të mbikëqyrjes së sistemit të pagesave në Shqipëri. Projektligji synon gjithashtu të rregullojë ndarjen e kompetencave ndërmjet BSH-së dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në lidhje me sistemet e klerimit dhe shlyerjes së titujve. Në terma ndërkombëtare është pranuar teza që bankat qendrore duhet të kenë një juridiksion të veçantë për infrastrukturën e shlyerjes së instrumenteve financiare. Sipas këtij modeli, BSH siguron një rregullim dhe mbikëqyrje gjithëpërfshirëse të urdhër-transfertës në ash dhe urdhër-transfertës së titullit, pjesë të një transaksioni financiar. Një përqasje e tillë kontribuon edhe në cilësinë e mirë të operacioneve të politikës monetare, ku kreditë jepen ndërmjet një sistemi pagesash në vlera të mëdha, ndërsa titujt e vënë si kolateral në favor të bankës vendosen në sistemin e shlyerjes së titujve.

 

 

 

Kuvendi voton dekretin e Nishanit për Artan Brocin në Gjykatën e Lartë

Parlamenti votoi dje me shumicë të thjeshtë votash dekretin e Presidentit Bujar Nishani i cili propozon emrin e Artan Brocit si anëtar të Gjykatës së Lartë. Më herët kreu i shtetit plotësoi vendet vakante në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese me dekrete të cilat kanë kaluar pa votat e opozitës në sallën e Kuvendit. Sipas relacionit të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë theksohet se “bazuar në nenin 93 dhe 136, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani dekretoi emërimin e zotit Artan Broci, anëtar të Gjykatës së Lartë. Me vendimin nr. 2, datë. 26.4.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë është deklaruar mbarimi i mandatit të anëtarit z. Fatos Lulo, i cili është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese me dekretin nr. 8121, datë 24.4.2013 të Presidentit të Republikës, emërim ky që ka marrë pëlqimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me vendimin nr. 25/2013, datë 25.4.2013”.

 

 “Der Standard” për incidentin në Vjenë, Egin Ceka zbardh ngjarjen

Gazeta austriake: Kryetari i Partisë Socialiste del nga binarët

“Incidenti” diplomatik në Vjenë mes kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe diplomatit të Shqipërisë në Austri, Egin Ceka, është publikuar edhe në mediat austriake.

Gazeta “Der Standard” publikon artikullin me titull “Skandali në Vjenë, një çështje zgjedhjesh në Shqipëri” duke përshkruar ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Austri. Në mbititullin e saj gazeta austriake shkruan “Kryetari i Partisë Socialiste, del nga binarët” (SOZIALISTEN-CHEF RASTET AUS).

“I thashë Ramës gjatë aktivitetit se kishte dëshmuar një padrejtësi të madhe ndaj diplomacisë dhe më pas kreu i Partisë Socialiste më kërkoi që të braktisja eventin.

Unë deklarova se nuk shoh arsye për ta bërë këtë. Atëherë Rama më vendosi krahun e djathtë në anën e majtë të kokës dhe mblodhi grushtin duke më tërhequr flokët dhe veshin. Nuk ishte e dhimbshme, por një veprim transgresiv”, – deklaroi diplomati Ceka, për gazetën austriake. Ceka pastaj e quajti Ramën një fundërrinë, i cili në mendimin e tij nuk e meritonte të qeveriste shqiptarët. Vetë kreu i Partisë Socialiste nuk ka bërë ndonjë koment për ngjarjen shkruan “Der Standard”.

 

Comments are closed.