I nxehti i parakohshëm, rrezik për malarie, vatra në 3 qytete

0

Sëmundja

Loading...

i nxehtiMalaria është një infeksion i shkaktuar nga parazitë njëqelizorë, të cilët hyjnë në gjak nëpërmjet ngacmimit nga mushkonja e malaries. Një pjesë e këtyre parazitëve kalojnë kohën në jetën e njeriut të infektuar e disa të tjerë në trupin e mushkonjës së malaries. Në trupin e njeriut ato përqendrohen në mëlçi dhe tek rruazat e kuqe të gjakut. Pasi hyn në gjak, ky parazit fillon të shfaqë simptomat e para të malaries. Dëmtimet që sjell kjo sëmundje, janë vdekjeprurëse

 

Temperaturat e këtyre ditëve, përvese të parakohshme, janë edhe të pazakonta, çka në mënyrë direkte ndikojnë në shëndetin e secilit prej nesh. Për specialistët e shëndetit publik një mot i tillë është faktor për përhapjen e shumë sëmundjeve që lidhen direkt me shtimin kryesisht të sëmundjeve infektive sikurse janë malaria dhe virusi i Nilit, të zhdukura prej vitesh nga vendi ynë, por që së fundmi janë riaktivizuar duke shënuar 13 raste me malarie vetëm brenda dy viteve. Për të shmangur këto sëmundje të cilat vijnë si shkak i temperaturave të larta dhe kanë si vektor përhapës mushkonjën, Instituti i Shëndetit Publik i ka kërkuar në mënyrë të menjëhershme Ministrisë së Mjedisit dhe pushtetit vendor të qyteteve bregdetare nisjen e dezinfektimit të vijës bregdetare në Vlorë, në qytetin e Fierit, si dhe në fshatin Çekrezë të Tiranës, pasi në këtë zonë është identifikuar mushkonja anafele, që transmeton malarien.

Rastet

“Duke qenë se vektori është prezent në Shqipëri në transmetimin e malarieve dhe ky vlerësim është bërë dhe nga laboratori i entomologjisë, në disa zona të vendit tonë, kryesisht në zonat e Vlorës, të Fierit, dhe në zonën e Çekrezës së Tiranës. Vektori është prezent dhe sëmundja është e importuar, detyrimisht dhe sistemi alert duhet ngritur akoma më shumë për një bashkëpunim më adekuat në lidhje me sistemin e dezinfektimit dhe deratizimit”, – tha për një media Eugena Erindi, infeksioniste në ISHP. Mjekët këshillojnë qytetarët se nëse pickohen nga ndonjë mushkonjë dhe tek ta shfaqen shenja si temperaturë, ethe, dhimbje koke dhe muskujsh të këshillohen urgjent me specialistët. Sipas infeksionistëve sëmundja e malaries ka ndryshuar formën e saj klinike dhe nëse pacientët e prekur nuk shkojnë në kohë tek mjekët mund t’u rrezikohet jeta. “Shenjat klinike të parat është temperatura që shfaq debulesën, dhimbjen e muskujve, dhimbjet artikulare, më pas alternohet dhe sisteme të tjera të organizimit dhe detyrimisht që sjell këtë problematikë në lidhje me menaxhimin, nëse nuk bëhet evidentimi në kohë, dhe diagnoza laboratorike, në rastin kur dyshohet për malarie”, – vijon Erindi. Ministria e Shëndetësisë kërkon bashkëpunimin e pushtetit vendor dhe të Ministrisë së Mjedisit për të marrë masa për dezinfektimin e mjedisit sidomos në zonat bregdetare, veçanërisht në laguna dhe atje ku janë krijuar zona kënetore, të cilat janë shndërruar në vatra infeksioni për shkak të qarkullimit të mushkonjave që përhapin sëmundjen e malaries dhe ethet e Nilit. Ndërkohë që shenjat që shfaq infektimi nga malaria janë temperaturë, ethe dhe dhimbje koke, ndërsa personat duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj këtyre simptomave.

Sëmundja

Malaria është një sëmundje që aktualisht është e përhapur në rajonet tropikale dhe subtropikale të Afrikës, por që ka qenë e pranishme në shumë rajone moçalore (edhe në disa vende të Evropës) deri në mesin e shekullit XX, pra deri në momentin që filloi bonifikimi i terreneve me ujë të ndenjur. Njihen katër lloje të parazitit malarik: Plasmodium vivax, Plasmodium falciparum, Plasmodium malariae, Plasmodium ovale. Plasomdët i transmetohen njeriut me anë të pickimit të mushkonjës të llojit Anopheles, të cilat nga ana e tyre infektohen duke thithur gjakun e njerëzve të infektuar. Cikli i zhvillimit të plasmodëve është shumë kompleks dhe përbëhet nga një fazë aseksuale (joseksuale) që ndodh tek njeriu dhe një fazë seksuale që ndodh në zorrët e mushkonjës (anofele). Në sëmundjen e malaries, prishja (thyerja) e eritrocitëve shkakton anemi, ndërsa fagocitoza e parazitëve (të shumtë) nga ana e qelizave të sistemit monocito-makrofag shpie në hepatomegali dhe spelnomegali. Sëmundja e malaries ka si karakteristikë (edhe) ethet. Edhe pse kemioprofilaktika, kemioterapia dhe lufta kundët mushkonjave anofele nëpërmjet insekticidëve ka pasur sukses të madh, malaria është ende një sëmundje që vret shumë persona sidomos në vendet në zhvillim.

 

 

 

 

 

Autizmi

Trajnohen 130 infermierë dhe edukatore në periferi e fshatra

Për herë të parë, në Shqipëri, mbi 130 infermiere të qendrave shëndetësore dhe edukatore, pediatre të cilat punojnë në periferi të Shkodrës e në fshatrat e Kurbinit janë duke u trajnuar për sëmundjen e autizmit. Ky projekt po zbatohet nga grupe vullnetare shumëdisiplinare anëtarët e të cilëve janë mjekë, infermierë, prindër, edukatorë, mësues, organizata jofitimprurëse etj. “Qëllimi i tyre është të japin kontribut, sipas roleve përkatëse, në komunitetin ku jetojnë dhe punojnë, për mirëqenien e fëmijëve”, – tha Besilda Jusi, koordinatore në Shkodër e “World Vision”, njërës prej organizatave nismëtare të këtij projekti. Prilli është muaji botëror i autizmit dhe në Shqipëri shumë pak dihet për këtë sëmundje relativisht të re. Trajnimi po zhvillohet në Komunën Rrethinë, lagjet Guerile dhe Lirie të Shkodrës si dhe në Mamurras, Milot e në periferinë e Laçit. “Temat kryesore janë: çfarë është autizmi, si shfaqet, si mund të diagnostikohet dhe kush mund ta diagnostikojë, mënyrat e trajtimit. Ka edhe një sesion të veçantë ku tregohet konkretisht si duhen trajtuar rastet konkretë”, – thotë njëra nga trajnueset, Alminda Mema, psikologe institucionale. Sipas saj, qëllimi final i këtij trajnimi është që në fund pjesëmarrësit të kenë informacion të plotë për autizmin si dhe të kenë fituar aftësinë për t’i evidentuar rastet. “Ka shumë rëndësi të kuptohet se sa më në moshë të herët të identifikohet rasti, aq më shumë mundësi ka personi të përmirësojë cilësinë e jetës së tij”, – thotë ajo duke shtuar se pjesëmarrësit kanë qenë shumë të interesuar dhe kureshtarë për të mësuar për autizmin. Ata nuk kishin marrë asnjëherë më parë një trajnim të tillë.

 

Mbaron afati

Dalipi kërkon mbledhjen të premten për shkarkimin e Kosovrastit

 

“Ftojmë ditën e premte edhe z. Basha për të marrë pjesë në seancën e KB, për të parë nga afër votimin ligjor, të lirë e demokratik në sallën e KB”, – kështu shkruan në një prej postimeve Aldrin Dalipi në rrjetin social Facebook, aktualisht kryetar i grupit të këshilltarëve të majtë në Këshill Bashkiak dhe kandidatura kryesore për marrjen e postit të kreut të këshillit. Në deklaratën e tij Dalipi kërkon që mbledhja të mbahet të premten në orën 11, nga ku pritet të vendoset përfundimisht me forcën e kartonëve edhe kryetari ri i Këshillit Bashkiak, kërkesë ardhur kjo pas koalicionit të Partisë Socialiste me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ndryshimet e mazhorancës në Këshillin Bashkiak erdhën pas koalicionit parazgjedhur ndodhur mes PS-së dhe LSI-së, ndryshimet pasuan edhe Këshill Bashkiak, ku dy partitë deklaruan publikisht koalicionin duke ndryshuar mazhorancën. Pas këtij veprimi, këshilltarët e majtë zhvilluan një mbledhje ku përpiluan një kërkesë për shkarkimin e Niazi Kosovrastit, me motivacion që ende nuk dihet, por kjo ishte një lëvizje e pritshme po të kihet parasysh se aktualisht ata posedojnë shumicën, ndaj kërkojnë edhe drejtimin e këshillit. Do të jetë kjo mbledhje jashtë radhe, e cila me forcën e kartonit të opozitës në Këshill Bashkiak, do të shkarkojë kreun e këshillit Niazi Kosovrasti për të emëruar Aldrin Dalipin. Gjithçka pritet të vendoset paraditen e të premtes.

 

 

 

 

 

 

Loading...
Ndaje
Artikulli i MeparshemEvropa në depresion?
Artikull tjeterVdekja e gruas ruse