Tërheqja e komisionerëve të PS-së Berisha, Ramës: Zgjedhjet nuk shtyhen, procesi në 23 qershor

0
173

Ina Jano

zgjedhjetKryeministri: Ai nuk ka sensin e turpit, për atë që ka bërë në një sallë të një vendi të huaj. Nëqoftëse je banor i spitaleve psikiatrike mund ta thuash. Një njeri që ka problem mund ta thotë këtë gjë e sigurisht që ai e thotë

 

Kryeministri Berisha zhvilloi ditën e djeshme një bashkëbisedim në qytetin e Durrësit me menaxhere dhe sipërmarrëse, ndërsa kryefjalë e takimit ishte edhe përgjigjet e kthyera për kreu i opozitës. Numri një i qeverisë duke ju referuar deklaratave të kryesocialistit Rama për një shtyrje të mundshme të datës së zgjedhjeve, dhe tërheqjes së komisionerëve, tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, dhe se qeveria do mbajë procesin zgjedhor në 23 qershor. “Sot psikologji dominuese në PS është psikologjia e bllokut dhe kjo faktohet në çdo qëndrim. Ndaj këto zgjedhje kanë rëndësi kapitale, edhe për procesin e integrimit. E gjithë bota i thotë “ti bllokon integrimin”, por ai nuk e pranon. Tani e kanë kapur ethet e disfatës. E di që është i pashpresë. Sot kishte deklaruar në mediat e tij se do i tërheqë komisionerët në ditën e zgjedhjeve. Tërhiqi kur të duash, i them unë. Je rast i pashpresë. Ne do bëjmë zgjedhjet, ti bëj ç’të duash”, – tha Berisha.

Kreu i ekzekutivit, nuk ka la përmendur edhe  ngjarjen e Vjenës, e cila ka disa ditë që është në vëmendjen e gjithë publikut, për incidentin mes Ramës dhe diplomatit Egin Ceka. Kryeministri duke ju referuar deklaratës së shefit të opozitës, se do të shpallin datën 24 si datën e kapjes së veshit, tha se ato janë deklarata që mund të bëhen nga një i sëmurë mendor. “Nëqoftëse je banor i spitaleve psikiatrike mund ta thuash. Një njeri që ka problem mund ta thotë këtë gjë e sigurisht që ai e thotë. Ai nuk ka sensin e turpit që ka bërë. Ai nuk ka sensin e turpit për atë që ka bërë në një sallë të një vendi të huaj. Ky njeri tallet me shqiptaret, por në 23 qershor ai do marrë përgjigjen që meriton”, – shtoi lideri i mazhorancës. Kryeministri i cilësoi spekulime primitive deklaratat e opozitës se do të hiqen taksat për biznesin e vogël. Ai theksoi se qeveria qe drejton do të vazhdojë politikat e zgjerimit të lirisë fiskale, ndërsa mbetet e vendosur për taksën e sheshtë.  Për shqetësimin e ngritur nga disa zonja se ndryshe nga Tirana në Durrës taksat vendore janë më të larta kryeministri tha se do ti kërkonte këshillit që në një mbledhje urgjente të diskutonte këtë çështje. Ai tha se çdo qindarkë që merret jashtë përcaktime ligjore është grabitje, dhe çdo takse që mblidhet pa u miratuar në këshill është gjobë-vënie.

Pabarazia gjinore

Kryeministri Berisha i siguroi  gratë dhe vajzat për angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë së tij për ngushtimin e pabarazisë gjinore në vend. Ndërsa nënvizoi arritjet e qeverisë në këtë drejtim, Berisha kërkoi idetë dhe sugjerimet e grave, në mënyrë që siç tha ai, “gjatë katër viteve të ardhshme të kapen horizonte të reja në përpjekjen për barazinë gjinore”. Ky ishte takimi i parë i shefit të ekzekutivit me këtë lloj fokus grupi, dhe sigurisht që një nga temat e bisedës do të ishte edhe pabarazia gjinore. “Themeli i rrëzimit të murit të pabarazisë gjinore qëndron tek liria, tek përpjekja e vazhdueshme e grave, por dhe burrave bashkë me to, për të ngushtuar gjithnjë e më shumë këtë mur, për të ecur drejt një barazie gjinore. Në përpjekjet tona këto vite ky ka qenë një qëllim kryesor. E vërteta është që këto përpjekje sot janë të faktuara sepse kanë dhënë rezultate të prekshme. Në vitin 2005, për shkak të këtij muri të pabarazisë, diferenca në paga mes burrave dhe grave ishte jo më pak se 36%. Kjo në ligj nuk ekzistonte, por diferenca ishte jashtëzakonisht turpëruese, tejkalonte 1/3. Sot ka zbritur në 17.7% diferencat e rrogave mes grave e burrave. Ka mundësi të ulim akoma më shumë këtë diferencë”, – u shpreh kryeministri. Sipas numrit një të qeverisë, programi i PD-së për katër vitet që vijnë do të ketë si synim kryesor ngushtimin e diferencave mes burrave e grave, që siç tha ai, gjenerojnë çdo ditë dhunim të të drejtave të grave dhe vajzave në shoqërinë shqiptare.

 

 

 

 

Kryeministri: PS-ja nuk ka lider, Rama dhunti të kalojë nga disfata në disfatë

Kryeministri Sali Berisha inauguroi sot rrugën Shën Vlash- Katund i Ri që do shërbejë si arterie lidhëse për tre komuna, me autostradën Durrës-Tiranë si dhe me Bashkinë e Durrësit.
Duke premtuar se deri më 20 qershor kjo qeveri do të inaugurojë edhe 400 km rrugë të reja, Kryeministri ironizoi deklaratat e kryesocialistit Edi Rama në lidhje me to. “Jam këtu para jush për tu premtuar kryetarëve tuaj për tu dhënë fjalën se qeveria do mbështesë çdo projekt për një urbanizim të shkëlqyer, për të bërë që ju banorët e këtyre zonave të keni infrastrukturë të njejtë me lagjet e qyteteve tona. Rama është i tmerruar nga këto ndërtime dhe deklaroi në Shkodër se janë gjithsej 600 km, ja ku jam e ftoj të vijë apo të lexojë në Facebook-un tim që nga data 1 prill deri më 20 qershor do inaugurojmë jo më pak se 400 km rrugë të reja. Rrugët i ka tmerr, në Tiranë tha pastaj se janë 1500 km rrugë të ndërtuara, do t’i them se nga Konispoli deri në Vermosh po ndërtohen mbi 1500 rrugë të reja”, – tha Berisha. Kreu i qeverisë e akuzoi kryesocialistin edhe për deklaratat në lidhje me papunësinë. Sipas Berishës, Rama flet për 1 milionë të papunë në një kohë kur vendi ka njohur ulje të papunësisë. Kryeministri më tej, nuk kurseu as akuzat në lidhje me bllokimin e statusit për kreun e PS. Sipas tij, Rama derdhi sot lot krokodili para emigrantëve për pensionet e pa mara, ndërsa shtoi se vetë ai i ka bllokuar ato, me mosvotimin e 3 ligjeve. “Statusi do na jepej me kusht që parlamenti të votonte 3 ligje, zoti Edi Rama me një akt hakmarrës primitiv, me qëndrim të papërgjegjshëm ndaj çdo qytetari që nga tetori 2012 deri më sot mban peng 3 ligje për t’ju treguar shqiptarëve se çfarë është në gjendje të bëjë me zemërligësinë e tij. Sot derdhte lot krokodili për pensionet e emigrantëve. A e dini pse nuk u jepen, sepse s’kemi statusin e vendit kandidat, të gjitha vendet janë të detyruara t’ua njohin vitet e punës emigrantëve shqiptarë po të kishim statusin”, – tha Kryeministri, ndërsa shtoi se mbi çdo gjë tjetër ai është edhe frikacak. Berisha tha ndër të tjera se, e keqja e PS-së është se nuk ka një lider. “Kolegët socialistë janë mësuar me lumenj deklaratash, trillimesh, protestash dhe në këtë aspekt janë më të pasurit. Por nëse kanë lumenj shpifjesh, trillimesh e bojkotesh atyre u mungon një gjë, nuk kanë lider. Lideri i tyre ka dhunti të kalojë nga disfata në disfatë. Le të dalë një socialist i vetëm dhe t’ju thotë shqiptarëve se cilën fitore regjistroi Rama në 4 vite, asnjë, as do mund të regjistrojë sepse ka vetëm interesat e tij që përpiqet t’i realizojë me dhunë e mashtrim”, – shtoi ai.

 

PR kundër PS për pronën private, program si i Partisë së Punës

Utopi elektorale i ka cilësuar Partia Republikane deklaratat e kryesocialistit Rama bërë nga Vlora për pronën private. Sipas kryetarit politik për qarkun e Tiranës Maksim Begeja, Partia Socialiste është vazhduese e Partisë së Punës që varrosi pronën private. “Tani ajo po tregohet “dorëlëshuar”, duke ua premtuar tokat atyre që i kanë marrë, apo grabitur ato.

Kreu socialist nuk njeh demokracinë si respektuese të ligjit, nuk njeh moralin ndaj pronës, madje as ligjet gjysmake që i ka miratuar partia e tij në parlament”, – deklaroi ditën e djeshme përfaqësuesi i republikanëve. Ai tha se programi që Partia Socialiste ofron në lidhje me çështjen e pronës është e tillë, saqë mund të quhet një vazhdimësi e programit të Partisë së Punës, në kohën e komunizmit. “Zoti Rama, jemi sot këtu t’ju bëjmë me dije se jo zaptimi i tokave, por respektimi i pronarëve dhe pronave të ligjshme në procesin politik e demokratik, janë  garanci për ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe integrimin e vendit në BE”, – u shpreh Begeja.

Kalimi i anëtarëve të PD te PS, Bushati: Spekulime të Ramës

Për lajmeve të ditës së djeshme të botuara, nëpër disa media të majta, në lidhje me kalimin e disa anëtarëve të PD-së në Partinë Socialiste, duket se u ka ardhur dje mohimi zyrtar nga selia blu. Kryetari i degës së Shkodrës, në një njoftim zyrtar për mediat mbrëmjen e djeshme është shprehur se ky është një spekulim, dhe se këto tentativa nga ana e socialistit Rama, janë tentativat e radhës së një personi që e di se në 23 qershor do të humbë zgjedhjet. “Si kryetar i degës së Partisë Demokratike të Shkodrës, i bëj të njohur opinionit publik se disa media afër Ramës, gënjyen mbi konvertimin e disa anëtarëve të Partisë Demokratike në Partinë Socialiste. Ky është spekulim dhe mesa duket zoti Rama të vetmin ngushëllim para humbjes së radhës kërkon ta gjejë në mashtrimet e veta. Shkodra si gjithmonë më 23 qershor, do ja shkulë veshin Ramës, më fort se anjëherë tjetër”, – citohet nga deklarata e Bushatit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency