Standard.al

Info/kult

 

teaterNjë piktore franceze në  FAP

Në ambientet e Galerisë FAP, pranë Universitetit të Artit në Tiranë, në bashkëpunim me Caritas-in Shqiptar është hapur një ekspozitë vetjake e artistes franceze Béatrice Richard de Saint.

Në veprën e saj artistike engjëjt kanë qenë bashkudhëtaret e saj dhe shkëlqimi i tyre  ndriçon pikturat e saj në një qiell gjithmonë dhe më në blu. Po kështu një temë e  preferuar e veprave të saj ka qenë edhe  zgjimi artistik i fëmijëve. Si pasojë e qëndrimeve dhe jetës së saj në vende të ndryshme pikturat e saj mbushen me diell e ngjyra duke pasqyruar bollëkun e bimësisë dhe bukurinë e natyrës. Mbas kthimit në Francë ajo fillon një fazë të re në studimin e saj duke kaluar në art më abstrakt.  Prirja artistike e Béatrice de Saint Jean është e hershme. Ekspozitën e saj të parë e ka hapur në moshën dymbëdhjetë vjeçe në spitalin e Grenoble.

Në vitin 1981, ajo vazhdon studimet në fakultetin e Arteve të Bukura në Nimes. Profesorët e saj

janë themeluesit e lëvizje artistike Support-Surface: Claude Viallat, Vincent Bioules dhe Patrick Seytour. Më pas hapat e saj e çojnë në Guadeloupe, Saint-Claude.

 

Sesila Plasari kthehet me “Kasollja e vogël”

Kasollja e vogël” është komedia e parë për këtë sezon artistik që pritet të ngjitet së shpejti në skenën e Teatrit Kombëtar të Komedisë. Kjo vepër që mban  firmën e autorit të  njohur francez Andre Roussin do të ngjitet në skenë me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Tiranë.

“Kasollja e vogël”  vjen në TK me regji të Sesilia Plasarit. Të shohësh kopshtin e Edenit me njerëz modernë, pikërisht kjo konsiderohet surpriza që do sjellë premiera e kësaj komedie në Teatrin Kombëtar të Komedisë. Regjisorja ka nisur punën për këtë komedi, ku Genci Fuga luan personazhin kryesor, Filipin. Roli i Filipit për Genci Fugën në komedinë “Kasollja e vogël” vjen pas rolit në veprën “Harroje dashurinë”, që ishte një pjesë e cila para pak kohësh bëri për vete publikun në Teatrin Kombëtar të Komedisë. Të tjerë aktorë që janë përzgjedhur nga regjisorja janë dhe Lulzim Zeqja, Florian Agalliu dhe Ina Gjonçi, emra që nuk kanë munguar në disa vepra teatrore që janë vënë më herët në skenë.

 

Ekspozitë “Rrëfime nga  vendi i Shqiponjave”

Në Galerinë e Vogël është hapur  një ekspozitë ” Rrëfime nga vendi i Shqiponjave”. Nisur dhe konteksti, punimet kanë karakter narrativ në instalacione, piktura, fotografi dhe skulptura të punuara nga 10 artistët e rinj pjesëmarrës në këtë ekspozitë si Ledian Roçi, Andi Xhema, Yrzeme Zeqiri, Arnest Nasufi, Ariana Tafaj, Kodrian Llalla, Ernard Dyli, Astrit Çobanaj, Ivo Moja, dhe

Zana Rruplli. Kjo ekspozitë është hapur me mbështetjen e AMSHC dhe  National Sport Park dhe do të qëndrojë e hapur deri më datë 30 prill.

Comments are closed.