Gjenden mbetjet e avionit që goditi kullat binjake

0
133

11 shtatoriPolicia e Neë York-ut njoftoi se ka gjetur disa pjesë metalike të cilat sipas gjasave mund të vijnë nga avioni i cili goditi njërën prej kullave binjake të Qendrës Tregtare Ndërkombëtare më 11 shtator. “Pjesë të sistemit të uljes, që sipas fakteve duket se vjen nga avionët që goditën kullat binjake më 11 shtator 2001, u gjendën të izoluara ndërmjet dy ndërtesave në pjesën e poshtme të Manhatanit”, deklaroi zëdhënësi i policisë Pol Brëoun. Raportohet gjithashtu se pjesa metalike e gjetur ka numër serial të avionit Boeing. Edhe pse vetë zëdhënësi nuk e përcaktoi madhësinë dhe specifikën e kësaj pjese, gazetari i kanalit televiziv NBC, raportoi se pjesa metalike e zbuluar është rreth 1.5 m e madhe. Vendi në të cilën u gjend kjo pjesë, është shumë e vështirë dhe ngushtë kjo shpjegon dhe “fshehjen” për 12 vjet të kësaj pjese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency