Standard.al

Donte të bëhej modele, arrinë 25.4 kg

25.4 kg39 vjecarja Valeria Levitin mund të kosiderohet pa frikë si njëriu më I dobët në botë. E lindur në Rusi e me banim në Monako, ajo tani peshon vetem 25.4 kilogram dhe është katandisur në këtë pikë nga ëndrra për tu bërë modele.Megjithatë ajo rrëfen për mediat se merr e-mail nga fansa që i kërkojnë se si mund të bëhen si ajo! “Kam marrë plot mesazhe nga vajza të reja që më kërkojnë t’u mësoj si të bëhen si unë. Ndoshta më shohin si një frymëzim për t’u dobësuar”,shprehet ajo që së fundmi përfshirë në një fushatë kundër anoreksisë. “Nuk do t’i mësojë askujt sekretin se si të vdesin. Mesazhet e marra më shtyjnë më shumë në fushatën time kundër anoreksisë. Unë nuk do t’u mësoj atyre se si të vdesin. Nuk bëhet fjalë për një lojë, për një shaka, bëhet fjalë për vetë jetën”, thekson ajo duke paralajmëruar për çrregullimet me ushqimin, sidomos për të gjitha vajzat që synojnë që një ditë të jenë modele.

Comments are closed.