Studime

0
109

studimeVaksinë e ADN-së kundër kancereve

 

Të luftosh kancerin me një vaksinë e cila ndalon qelizat tumorale ti nënshtrohen mekanizmit të shkatërrimit të sistemit imunitar, kjo është një prej rrugëve të cilat po studiojnë shkencëtarët për të luftuar të keqen. Eksperimentet e para kanë nisur tek tumoret në zorrë të trashë, melanomës, kancerit të prostatës dhe gjirit. Sipas studimit italian publikuar në revistën “Human Gene Therapy”, jep informacione se si mund të përmirësohen protokollet mjekësore bazuar në këto eksperimente. Sipas këtij studimi vaksina e ADN-së çon sasi më të mëdha se bërthamën e qelizës dhe tregon – sipas rezultateve të studimit – efikasitetin superiore në stimulimin e përgjigjes imune. Në të njëjtën kohë shkenca po ecën me kryerjen e një sërë studimeve për gjetjen e trajtimeve kuruese për sëmundje të si hepatit C, malaria dhe SIDA.

 

Artriti reumatik prek më së shumti gratë duhanpirëse

 

Pirja e duhanit tek gratë dyfishon shanset për të zhvilluar artrit reumatik. Një fakt mbase i njohur deri më tani por shtohet rëndesa po të kihet parasysh fakti se duhanpirja tek gratë ka shumë rreziqe në mënyrë të veçantë shtohen nëse pihet duhan. Ndër shkaqet përse shtohet akoma më shumë ky rrezik lidhet me faktin se tek gratë duhani bllokon kryesisht qarkullimin e gjakut, bllokon muskujt dhe tendos indet e trupit. Ndër shenjat që mund të kuptohet është lodhja, fryrje, vapë dhe ngurtësi, çka vështirëson akoma më shumë lëvizjen. Shenja të tjera tipike janë deformime të gjymtyrëve . Gratë duhet të lënë duhanin për shumë arsye, shto faktin se rreziku për këto lloj sëmundjesh është disa herë më i lartë. Por mbi të gjitha nisur nga ndikimet negative që ka në shëndet dhe dëmet që sjell pas.

 

Humbje peshe me kërpudha

Të zëvendësosh mishin e kuq me kërpudha ndihmon në humbjen e peshës, në të njëjtën kohë mban në të njëjtat nivele masën trupore. Në morinë e shumtë të kërpudhave lloji i duhur do të ishte kërpudha e bardhë e rrumbullakët. Sugjerimi në fjalë vjen pas një studimi të kryer në Universitetin e Shëndetit Publik të John Hopkins, i cili evidenton se mishi i kuq mund të zëvendësohet shumë mirë me kërpudhat dhe në të njëjtën kohë të ndihmojë në humbjen e peshës. Studimi i publikuar në revistën “The FASEB” tregon se si ushqime të tilla të cilat kanë në përbërje të tyre energji, sikurse janë kërpudhat, në vend të një tjetër ushqimi siç është mishi i kuq mund të jetë një mënyrë për të reduktuar marrjen e përditshme të kalorive dhe yndyrave të tepërta. Madje kërpudha si ushqim të bënë të ndihesh i ngopur dhe nuk të lë të hash më shumë.

 

 

Sa orë gjumë duhen?

Ka disa teori të ndryshme se sa orë gjumë duhen, të paktën deri shekullin e kaluar mendohej se duheshin 4-5 orë gjumë, por kjo ishte e vlefshme kryesohet për ata persona që bënin një sy gjumë para se të shtriheshin të flinin. Ndërkohë që një studim i fundit evidenton efektet që shkakton mungesa e gjumit. Këto janë të paktën të dhënat e studimit kryer nga universiteti i Pensilvanisë, realizuar me një grup vullnetarësh. Gjatë studimit grupi vullnetar u vu përballë një kompjuteri dhe personat që kishin fjetur deri në 8 orë gjumë ishin shumë më të përqendruar, ndërsa grupi i personave që kishin fjetur 4-5 orë nuk ishin në gjendje të qëndronin gjatë para kompjuterit. Madje studimi evidentoi se kishte raste të cilat grupi i këtyre personave i zinte gjumi para kompjuterit. Ndërkohë që nuk kishte asnjë problem për personat që kishin fjetur 9 orë gjumë, teksa kishte rënie të vigjilencës psikomotorike për personat që kishin fjetur 7 orë gjumë. Këto rezultatet janë arritur në grupe të mëdha vullnetarësh ndërkohë që këto përfundime mund të jenë të ndryshme sipas individëve të ndryshëm. Ajo çka evidentoi ky studim ishin 5 për qind të disa personave që arrinin të kishin nivel të lartë përqendrimi. Në këtë mënyrë arrihet në përfundimin se nevoja për gjumë është shumë personale edhe pse ndikohet nga shumë faktorë qofshin të jashtëm dhe të brendshëm.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency