Bundesliga, Bajernit i mjafton Shaqiri për rekordet “Die roten” morën dje fitoren e 14-të radhazi në Bundesligë

0
108

Përgatiti Altin Vorpsi

bajreniBajerni theu edhe rekordin e pikëve të marra në një sezon

 

Bajerni i Mynihut nuk frenohet duke mbyllur kështu prillin e vet special me dy rekorde të reja. Skuadra e Jup Hejnkesit është e para që prek kuotën e 84 pikëve në Bundesligë si dhe është ekipi i parë që fiton 27 takime në një edicion të vetëm të kampionatit elitar gjerman. Një gjë të tillë ia mundësoi triumfi minimal ndaj Frajburgut, që në “Allianz Arena” ra pa kushte.

 

Muaji special

Me fitoren 1-0 ndaj Frajburgut, Bajerni i dha fund kështu një muaji special që i solli titullin e 23 në historinë e vet që e “hipotekoi” në Frankfurt. Prilli i 2013-ës do të mbahet mend gjatë nga tërë tifozët e “Die roten”, pasi skuadra e tyre e zemrës ka shënuar disa goleada historike në shumë fonte: kundër Nurembergut (4-0), Volfsburgut (6-1), Barcelonës (4-0). Në dhjetë ditë ata kanë shënuar 20 gola! Këto rezultate i kanë paraprirë atij që morën dje që për bavarezët ishte triumfi i 14 radhazi (në po pak takime në 2013 në Bundesligë) dhe të mendosh që ai i djeshmi ishte një Bajern B…

 

Rotacioni

Ashtu siç bën prej dy vitesh, “Don” Jup Hejnkesi ndryshoi përsëri një pjesë të mirë të formacionit. Me qëllim që titullarët të çlodhen, pasi të mërkurën do të luajnë në “Nou Camp” përballë Barçës, dje u aktivizuan nga minuta e parë lojtarë si Shtarke, Rafinja, Van Bujten dhe Diego Kontesto në mbrojtje (vetëm Boateng ishte titullar në dy takimet e fundit). Ndërkohë, në mesfushë luajtën Timoshuk, Luiz Gustavo, Shaqiri, Emre Xhan, Pizarro me Manxhukiçin në sulm. Kurse Frajburgu luajti me më të mirët pasi aspiron të befasojë Shalken për t’i marrë vendin e katërt që e çon në Ligën e Kampioneve. Pas kësaj humbjeje rrezikon shumë, duke qenë se Eintrakti, Borusia e Mynshengladbahut dhe Hamburgu duan Ligën e Evropës. Djemtë e Kristian Strajshit vinin në këtë duel pas dy humbjesh (një e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë dhe një për kampionatin gjerman) përballë Shtutgartit.

 

Shaqiri bën “poker”

Në pjesën e parë Bajerni qarkulloi gjatë topin. Mbajtja e sferës fliste për bavarezët (75%) që krijuan pak raste. I pari ishte ai i Shaqirit që në minutën e 25-të tentoi të godiste në ajër një top të vështirë për të “zbutur”. Por ky aksion do të ishte preludi i golit të vetëm të tërë takimit. Në minutën e 35-të, Shaqiri ekzekutoi mirë një ence me topin që u ndal në rrjetë pasi parakaloi i pa shqetësuar në zonën e Frajbugurt. Ky ishte goli i katërt sezonal për Shaqirin në Bundesligë. Shqiptari edhe pse ka luajtur vetëm 1252 minuta, ka një mesatare mjaft pozitive realizimi.

 

Pjesa më e bukur

Fraksioni i dytë ishte më i bukur, pasi të dyja skuadrat tentuan të gjenin golin. Në fillim qe Bajerni që rrezikoi me Manxhukiçin që pasi ngriti një parabolë të bukur pa teksa sfera të godiste traversën e portës së Baumanit. Pas këtij episodi zgjohen miqtë që pas një goditje këndi të Shmidit rrezikojnë portën e Shtarkes. Ky i fundit bën një gabim dhe del keq aty Kaliguri godet dobët sferën që pengohet në këmbët e portierit të Bajernit. Në fund Hejnkes vendos të ngatërroi paksa “letrat” dhe aktivizon për 15 minutat e mbetura Riberinë dhe Gomezin. Të dy këta lojtarë i dhanë një tjetër profil Bajernit që pa teksa Gomezi humbi tri raste të pastra shënimi. Në fund “qershia mbi tortë” ishte edhe një vajzë që la vendin e saj mes publikut dhe vendosi që të “sfidonte” në fushë. Pas një minute lojë kryesori i dha fund kësaj ndeshjeje që rezultati i dihej pa filluar mirë ende…

 

Renditja                     Nd.      Pikë

1 Bajern Mynih         31        84

2 Borusia Dortmund            31        64

3 Bajer Leverkusen 31        56

4 Shalke 04               30        46

5 Frajburg                  31        45

6 Eintrakt Frankfurt  30        45

7 Borusia M’gladbah           31        44

8 Hamburg SV                     30        44

9 Hanover 96                        31        41

10 Volfsburg             31        40

11 Majnc 05              30        39

12 Shtutgart              31        39

13 Nuremberg                      31        38

14 Verder Bremen   31        32

15 Fortuna Dyseldorf          31        30

16 Augsburg             31        30

17 Hofenhajm                      31        27

18 Grojter Fyrt                       31        18

 

Rezultatet

Augsburg-Shtutgart            3-0

61’ Mëlders, 83’ De Jong, 85’ Ji

B. Leverkusen-Verder Bremen   1-0

35’ (p) Kisling

Bajern Mynih-Frajburg          1-0

35’ Shaqiri

Hofenhajm-Nyrenberg          2-1

11’ Vajs, 20’ Salihoviç / 58’ (p) Simons

Volfsburg-B. M’gladbah   3-1

34’ Arnola, 61’ Oliç, 75’ Diego / 51’ Mlapa

F. Dyseldorf-B. Dortmund      1-2

88’ Boxhek / 20’ Shahin, 70’ Blazczikovski

 

 

 

 

Nejmari nuk rinovon me Santosin

Sulmuesi brazilian Nejmar shumë shpejt do të vendosë nëse do të transferohet në Evropë në këtë vit apo në atë pasardhës, pasi i ka bërë të ditur klubit të Santosit se nuk do të rinovojë më me të.

Këtë fakt e ka pranuar zëvendëspresidenti i Santosit, Odilio Rodriguez, i cili në një radio spanjolle deklaroi se “ka komunikuar se nuk do të rinovojë me ne pasi mendon se cikli i tij me Santosin ka përfunduar”.

Me këto fjalë, drejtuesi i klubit brazilian i ka hapur efektivisht rrugë kalimit të sulmuesit për transferimin në Evropë, ku ai ndiqet intensivisht nga klubet më të mëdha. Nejmar ka një kontratë edhe për vitin 2014 me klubin brazilian, por Santos tashmë do të kërkojë të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij, për të mos e humbur me parametër zero një lojtar që aktualisht vlerësohet rreth 40 milion euro. Dihet prej kohësh që Nejmar ndiqet me shumë interes nga Barcelona dhe ka një tërheqje të ndërsjellë mes palëve. Por kohët e fundit, kalimi i tij te katalanasit është vënë në dyshim nga disa deklarata të vetë lojtarit, i cili ka bërë të qartë se janë edhe shumë ekipe të tjera në të njëjtin nivel si katalanasit.

 

“Leva” nuk zbulon të ardhmen

Robert Levandovski ka refuzuar të bëjë komente për të ardhmen e tij te Borusia Dortmund, duke bërë të qartë se çdo zë për transferimin e tij është thjesht spekulim mediatik. Lojtari u përfol se kishte nënshkruar për Bajern Mynih, ndërsa mendohet se për të interesohen edhe ekipe si Mançester Junajtid, Real Madrid e Çelsi. “Nuk do të flas për spekulime të tilla”, deklaroi 24 vjeçari për gazetën polake “Fakt”. “Mediat shkruajnë shumë rreth meje, por kjo është thjesht puna e tyre. Për mua është shumë e vështirë të them tani se çfarë do të ndodhë kur të mbarojë sezoni. Unë përqendrohem vetëm në ndeshjen e radhës dhe te sfida ndaj Real Madrid. Më pas do të shoh se çfarë do të më sjellë jeta”, – tha lojtari.

Levandovski ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me fanellën e Borusias, por ajo që e afirmoi në skenën ndërkombëtare ishin 4 golat e shënuar të mërkurën kundër Real Madrid, ku sipas tij, skuadra e Murinjos nuk po kuptonte se çfarë po ndodhte në fushë. “Ata nuk po kuptonin asgjë kur ne ushtruam trysni ndaj tyre në pjesën e dytë, shpesh ato thjesht nuk dinin se çfarë të bënin në fushën e lojës. Edhe pas ndeshjes, as nuk ishin në gjendje të flisnin. Vrapuan shpejt drejt dhomave të zhveshjes ndërsa ne po festonim me skuadrën fitoren në fushë”, – tha 24-vjeçari.

 

 

Angli

Siti “blindon” vendin e dytë në Premier Ligë

Java e 35-të nisi me fitoren e Mançester Sitit. Në “Etihad Stadium”, “qytetarët” mundën 2-1 Uest Hemin dhe blindon vendin e dytë. Fillim i mbarë për ish-kampionët: Nasri në rritje progresive këtë fundsezoni, ftohet në hyrje të zonës nga Jaja Ture në minutën e 28-të: francezi, pasi mbyll trekëndëshin me Silvën jep asistin për Agueron, i cili u vjedh kohën të gjithëve për të mposhtur Jaskelainenin nga vetëm dy hapa. Uest Hemi reagon dhe për një orë kërkon golin me më shumë këmbëngulje, edhe pse nuk i shërben për asnjë objektiv një rezultat në Mançester. I takon Kollinsit shansi më i mirë, por më i saktë se ky i fundit do të tregohet madhështori Jaja Ture. Në minutën e 83-të mesfushori afrikan lëshon një të majtë të fuqishme, e cila ndalet vetëm në trekëndëshin e miqve nga Londra. Pas avantazhit të dyfishtë, Siti humbet përqendrimin në minutat shtesë dhe është Endi Keroll, ai që do t’i ndëshkojë në minutën e 94-ët: e djathta e bomberit brenda zone shoqërohet me gafën e Hartit, i cili e kontrollon keq sferën dhe ajo i rrëshqet mes këmbëve për të përfunduar në rrjetë. Në fund të takimit Mançini ka kërkuar një skuadër më të pamëshirshme se ajo që mundi 2-1 Uest Hemin. “E rëndësishme ishim të fitonim. Jam i lumtur, por duhet të kishim shënuar 4, 5 apo 6 gola”, – tha trajneri i Sitit. Ai konfirmoi se, pas gabimit të Hartit, vijon t’i besojë portierit. Në fund italiani vendosi dhe objektivat: “Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura për të siguruar vendin e 2-të dhe pastaj të fitojmë finalen e ‘FA Cup’. Në merkato duhet të hyjmë sa më shpejt, sepse konkurrenca është e madhe”.

 

Gabimi

Lampardi (është) ish-lojtari i Çelsit

Çelsi ka bërë një gafë në televizionin e klubit, duke quajtur zv.kapitenin Frenk Lampard si ish-lojtar të klubit. E ardhmja e mesfushorit 34-vjeçar është prej kohësh në ajër, pasi Çelsi nuk dëshiron t’i rinovojë kontratën, që i skadon në fund të sezonit. “Chelsea TV” në titrat e programacionit, shkruante ditën e premtes se do të ndiqni momentet më të mira të ish-mesfushorit të Çelsit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency