Obama: Bëj tatuazh, nëse vajzat e mia e bëjnë një gjë të tillë

0
155

obama“Nëse vajzat e mia bëjnë tatuazh, atëherë unë dhe Michelle do të bëjmë të njëjtën gjë”. Me këto fjalë Barack Obama ka zbuluar strategjinë e tij si babai i parë i Amerikës për të shmangur që Sasha dhe Malia të bëjnë imazhe të ndryshme në lëkurën e tyre. Një plan i studiuar mirë, që synon më tepër tek mirëkuptimi sesa tek presioni. “Ajo që u kemi thënë vajzave tona është: nëse vendosni të bëni një tatuazh, atëherë unë dhe mami do të bëjmë të njëjtin tatuazh, në të njëjtin vend”, – ka thënë Obama në një intervistë televizive. “Në një rast të tillë, do të dalim në Youtube dhe do të tregojmë tatuazhin tonë familjar. Mendojmë se kjo është mënyra më e mirë për t’i larguar vajzat nga ideja se të bësh një tatuazh është një mënyrë e mirë për t’u rebeluar”, – ka shtuar presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency