Provimi i shtetit, lista e kandidatëve të Mjekësisë, Farmacisë dhe Stomatologjisë që do futen në provim

0
174

provimiRregullat që duhen të kenë parasysh kandidatët

 

Janë publikuar emrat e kandidatëve që do të japin provimin e shtetit në fushat e mjekësisë. Urdhri i Mjekëve dhe Urdhri i Farmacistëve kanë miratuar emrat e të rinjve që do të testohen në provim. Provimet për fushat e mjekësisë do të nisin në 2 maj dhe do të përfundojnë në 9 maj. “Kandidati ka të drejtë të japë provimin e shtetit jo më shumë se pesë herë. Kur provimi është kryer me sukses, nuk lejohet të përsëritet”, – thuhet në rregulloren e provimit të shtetit. Nëse një kandidat nuk paraqitet në provim ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk vlerësohet si i kryer. Në këto raste kandidatit i mbahet tarifa e paguar. Tërheqja nga provimi i shtetit nuk mund të kryhet pas hyrjes në sallën e provimit. Kandidati ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e dhëna dhe të ankimojë nëse ka kontestime për rezultatin. Kandidati paraqet ankesën me shkrim, pranë AKP-së, brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultateve.

Rregullat për kandidatët

a. të jenë të pajisur me letërnjoftim ose pasaportë në provimin e shtetit

b. të jenë të pajisur me vërtetim regjistrimi dhe mandatin e pagesës së tarifës së provimeve të shtetit

c. të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit

d. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi

e. ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit

f. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit

 

Datat për farmacistët

E enjte_9maj 2013

Ora 10:00 Provimi i shtetit në profesionin FARMACIST  

Për të gjithë kandidatët e listës së UFSH për këtë sezon, me numër rendor 1-60.

Ora 14:00 Provimi i shtetit në profesionin FARMACIST  

Për të gjithë kandidatët e listës së UFSH për këtë sezon, me numër rendor 61-120.

 

E premte_10 maj 2013

Ora 10:00 Provimi i shtetit në profesionin FARMACIST

Për të gjithë kandidatët e listës së UFSH për këtë sezon, me numër rendor 121-180.

Ora 14:00 Provimi i shtetit në profesionin FARMACIST

Për të gjithë kandidatët e listës së UFSH për këtë sezon, me numër rendor 181-240.

 Lista gjendet e publikuar tek gazeta”Standard”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency