Për të pastrehët Ish-Kombinati i Tekstileve dhe ish-uzina “Dinamo” kthehen në banesa sociale

0
163

Blerta Mrishaj

kombinqatiVendim qeverie për kthimin në fond të banesash të disa objekteve të ish-kombinatit të tekstileve të pambukta dhe objekteve të vjetra të ish-uzinës së “Dinamo e re”

 

Ish-kombinati i tekstileve dhe ish-uzina “Dinamo e re” kthehen në banesa sociale për të pastrehët e Tiranës. Këto dy objekte shtetërore do t’i kalojnë nën përgjegjësi Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për llogari të Entit Kombëtar të Banesave për banorët e pastrehë.

Vendimi

Ky është një vendim qeverie marrë dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku përcaktohet se “objektet e ish-kombinatit të tekstileve të pambukta dhe objektet e vjetra të ish-uzinës “Dinamo e re”, Tiranë, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, t’i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave, me qëllim privatizimin, në favor të banorëve të pastrehë. Pas kalimit në përgjegjësi administrimi të Entit Kombëtar të Banesave, ngarkohet ky ent të bëjë kalimin në pronësi të këtyre objekteve për banorët e pastrehë. Ngarkohen ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Enti Kombëtar i Banesave, ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës dhe kryeregjistruesi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi”.

Të pastrehët

Tirana, një prej qyteteve në vendin tonë me numrin më të lartë të të pastrehëve, vazhdon të vuajë këtë problem social. Për këtë në Bashkinë e Tiranës prej vitesh mund të nisë aplikimi nëpërmjet një formulari që tërhiqet në njësinë bashkiake, ku qytetari figuron i regjistruar. Ky formular plotësohet me vërtetësi dhe më pas noterizohet. Më pas, njësia bashkiake përkatëse përcjell këta formularë pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, ku edhe regjistrohet në bazën e të dhënave elektronike të drejtorisë. Nëpërmjet këtij sistemi, Bashkia e Tiranës ka mundësuar lehtësimin për administrimin e kërkesave për strehim social dhe ofrimin e një shërbimi cilësor, sasior dhe të përpunuar qytetarëve të Tiranës, me anën e të cilit mund të menaxhojë në mënyrë të informatizuar programet e strehimit social gjatë gjithë procesit të tyre administrativ. Në veçanti, programi bën të mundur arkivimin e të dhënave duke filluar nga kërkesat e paraqitura gjatë vitit 2005 e në vazhdim, leximin individual dhe të përbashkët të të dhënave, menaxhimin e dokumenteve plotësuese, aplikimin e sistemit të pikëzimit, formimin e listave të përfituesve. Bashkia e Tiranës është në fazën e grumbullimit, administrimit dhe regjistrimit të këtyre formularëve të strehimit me qëllim rikategorizimin e të pastrehëve në qytetin e Tiranës. Bazuar në kuadrin ligjor të mësipërm, me vendim të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë Tiranë është ngritur një Komision Strehimi si organ këshillimor për të gjitha problemet dhe veçantitë që paraqet kjo fushë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency