Mosmarrëveshja e Kadaresë, në gjuhën frënge jo nga Papavrami

0
178

kiadareBotuesi ekskluziv i Kadaresë në Francë, “Fayard” ka nxjerrë në qarkullim librin “Mosmarrëveshja”. Emri që e ka përkthyer në gjuhën frënge nuk është violinisti Tedi Papavrami, që pat “trashëgiminë” pas Jusuf Vrionit, por nga Artan Kotro.

Sipas botuesit në shqip, “Onufri”, që na bën me dije lajmin, libri ka pasur jehonë të gjerë në shtypin francez, sidomos në Sallonin e Librit (Panairi i Librit në Paris).

Në shënimin e botuesit francez theksohet: “Në qoftë se do të kërkohej ngjashmëria midis popujve, ajo do të gjendej, në radhë të parë, në gabimet e tyre.”

Ismail Kadare, ndërsa përmend, midis të tjerash, gabimet e vendit të tij, kalon në një shqyrtim të simbolikës së Shqipërisë, nën sundimin otoman për një gjysmë shekulli, dhe më pas, në shekullin e njëzetë, kur ajo njohu radhazi republikën, monarkinë, pushtimin hitlero-musolinian, komunizmin stalianian dhe atë maoist, e së fundmi edhe demokracinë e rrëmujshme, për të trokitur sot këmbëngulshëm përpara portave të një Evrope që po e lë në pritje.

Këto simbole janë himni dhe flamuri, i pari, jo pa arrogancë, ballë për ballë me pjesën tjetër të botës, i dyti i dykuptimshëm, me shkabën dykrenore, që simbolizon një komb të ndarë dhe një popull me një mosmarrëveshje të dhimbshme. I treti simbol është Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili, për tridhjetë vjet, luftoi për të ndaluar hordhinë otomane që kishte arritur në portat e Vjenës, dhe u përpoq deri në fund – ashtu siç bën me përkushtim Kadare tani – për kthimin e Shqipërisë së vogël në gjirin e kontinentit mëmë, në Europë.

Besnik ndaj idesë krenare për rolin e shkrimtarit, libri i Kadaresë jep një reflektim, konsideruar me me përmasë universale, që nis nga rasti i kombit të vet, ndaj të cilit ai gjykon si një magjistër erudit dhe i rreptë. Duket se Kadare ka një intensitet letrar në këto ditë, qoftë me botimin e vëllimit me tregime e novela, ashtu dhe me lajmërimin se po merret me arkivën e shkrimeve të tij të hershme, të pabotuara. Megjithatë vjelja e hershmërisë e ka detyruar si duket të tërhiqet nga “skena” e shkrimit të letërsisë, duke e deklaruar këtë, dhe kthimin në shënime të varianteve letrare që ka të pabotuara.

Re. Ku.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency