Mikrokreditim të rinjve, financim 10 planeve të studentëve të Ekonomikut

0
139

Blerta Mrishaj

bashaBasha: Po i japim një impuls të ri zhvillimit ekonomik, punësimit dhe vetëpunësimit të të rinjve të Tiranës

Berisha: Në 11 vjet, punësimi nuk ishte në terminologjinë e Ramës, Sorosi e shpalli sharës profesionist

 

 

10 më të mirët u përzgjodhën

Kripton; ABSC; Shpi-Al; Pro-Life; Inovacione – Kujtime Melodioze; In Time Machine;

Kërmijtë BIO; Abazhuri që flet; Minus.al Tourist dhe Social Life Inf. Center

 

Fondi i garancisë

Brenda muajit maj, nis jetësimi i fondit të garancive të vëna në dispozicion nga Bashkia e Tiranës për të rinjtë nën 35 vjeç që do të hapin një biznes të ri

 

Mbështetje të rinjve sipërmarrës, përmes mikrokreditimit dhe financimit të planeve të tyre, puna do të nisë brenda muajit maj dhe për këtë kryebashkiaku Lulzim Basha siguroi se nuk do të mbetet tek fjalët, por do të bëhet realitet. Madje, me nota humori Basha deklaroi se për këtë është vënë bast 1 milion euro. Edhe Kryeministri Sali Berisha deklaroi mbështetjen e qeverisë për të rinjtë. Deklaratat erdhën dje në konkursin e planeve të biznesit ku u shpallën fituese 10 plan-bizneset më të mira, të hartuara nga studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, të cilët kanë përfituar një grant prej 2500 dollarësh. 300 studentë janë përfshirë në konkurs mes tyre për planet më të mira të biznesit. 60 grupe studentësh me nga 5 persona kanë aplikuar dhe 20 prej tyre u përzgjodhën në fazën finale.

Bashkia

“Është një premtim që po bëhet realitet në vitin e dytë nga kjo bashki, sikundër shpreh kënaqësinë time që është një premtim frymëzues edhe për paraardhësin tim, për 11 vite në Bashkinë e Tiranës, frymëzimi i të cilit është kaq i madh, saqë po na habit duke na thënë se “i paskemi kopjuar një program”, të cilin kishte 11 vite që nuk e zbatonte e në fakt as nuk e premtonte. Kjo është pjesë e një përballjeje tjetër, një përballje që pa dyshim do të na vendosë edhe një herë përpara zgjedhjeve, ashtu sikundër është vendosur edhe juria sot, për të zgjedhur propozimin më të mirë, propozime që duhet të vijnë të plota, të detajuara nga ata që kërkojnë votën e qytetarëve të Tiranës dhe jo të kamuflohen në “demagogjira””, – u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

Fondi i garancisë

Brenda muajit maj, pritet të nisë edhe jetësimi i fondit të garancive të vëna në dispozicion nga Bashkia e Tiranës për të rinjtë nën 35 vjeç që do të hapin një biznes të ri. Kjo është një formë e nxitjes së kreditimit për rininë, sipërmarrësit e rinj. “Nuk mbetemi tek fjalët, kemi vënë edhe bastin 1 milionë euro dhe presim të shpërblehemi nga entuziazmi dhe besimi i rinisë kryeqytetase tek vetja e tyre dhe tek sipërmarrja e lirë, tek liria për të bërë biznes në qytetin tonë, bast të cilit edhe Kryeministri Berisha ka ndërmend t’i bashkëngjitet (ndoshta basti i parë të cilit do t’i bashkëngjitet në jetën e tij). Në fakt, ky angazhim që është edhe më ndërhyrësi, sa i përket punësimit në tërësi dhe punësimit të rinisë në veçanti, gjenezën, “filizin” e ka në një ndër bisedat elektorale të miat si ish-kandidatit për kryetar të Bashkisë së Tiranës me Kryeministrin, në muajin prill 2011”, – theksoi z. Basha. Kryeministri tha se ndezja e një gare të tillë dhe konsolidimi i këtyre praktikave është jashtëzakonisht i rëndësishëm, është një interes madhor për dinamizimin dhe fleksibilizimin e tregut të punës, si një faktor jetik në performancën e një ekonomie. “Unë përgëzoj Bashkinë e Tiranës për persistencën që tregon në shndërrimin në realitet të programit të saj. Kur z. Basha kandidoi për Tiranën, unë mund t’ju them juve se në rast se ju do të merrni dhe të analizoni të gjitha fjalët, fjalitë, fjalimet e paraardhësit të tij, dhe janë analizuar, ka dalë një sharës profesionist, sipas Sorosit. Kjo ishte më e shpeshta që u gjet në fjalët e tij, gjatë qeverisjes, por e lëmë këtë. Në rast se analizoni fjalët e tij, fjalimet e tij, ju nuk do të gjeni kurrë përpjekjen për punësim, fjalën punësim, në terminologjinë e tij. Përkundrazi, kur Partia Demokratike me kandidatin e saj shpalli platformën për punësimin, të qeverisë së ardhshme vendore, përgjigja e tij ishte: “Punësimi nuk është çështje e imja, është çështje e qeverisë”. Punësimi është çështje më kryesore e qeverisë qendrore, e qeverisë vendore, e të gjithë faktorëve të rëndësishëm të një shoqërie. Sigurisht qeveria vendore në territorin e qytetit të Tiranës, absolutisht ka potencial të jashtëzakonshëm të ndikojë në punësimin”, – u shpreh Kryeministri Berisha. Sakaq, studentët kanë gjetur menjëherë mbështetjen e sipërmarrësve për idetë dhe projektet e tyre. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë dhe anëtarët e Dhomës së Tregtisë kishin oferta konkrete. Në përfundim, juria e përbërë nga pedagogë të Fakultetit Ekonomik dhe drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Buxhetit në Bashkinë e Tiranës përzgjodhën 10 më të mirët. Finalizimi i këtij konkursi u ndoq nga afër edhe nga Kryeministri Sali Berisha, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka, biznesmenë të Tiranës etj. Kjo është vetëm një pjesë e projektit të Bashkisë së Tiranës dhe Bankës Botërore. Nga ky projekt kanë përfituar edhe 353 të rinj të kryeqytetit, të cilët janë trajnuar dhe mbështetur me grante, për të hapur një biznes të ri. Kryebashkiaku Basha e ka cilësuar këtë nismë si pjesë të vizionit të bashkisë për të mbështetur sipërmarrjen dhe punësimin e të rinjve të kryeqytetit.

 

 

Urdhri

Ankesa nga pacientët për veshjen e infermierëve

Janë 100 ankesa të pacientëve në lidhje me mënyrën e të veshurit dhe të të sjellit nga ana e infermierëve. Shumë nga këta infermierë janë sjellë keq me pacientët dhe nuk u janë përgjigjur në kohë. Raportimi vjen nga Urdhri i Infermierëve, të cilët deklarojnë se këto ankesa vijnë nga pacientët nisur nga sjellja e bluzave të bardha dhe veshja e papërshtatshme në spitalet e vendit. Po kështu, në drejtim të tyre ka akuza të shumta për korrupsion, ndërkohë që zyrtarisht ka vetëm tri denoncime. Për Presidentin e urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi, pacientët do të ishin më aktivë në denoncimin e rasteve të tilla, nëse ligji nuk do të dënonte njëlloj dhe ata. Sipas tij, duhet të ndryshojë ligji dhe të favorizojë më shumë pacientët dhe më pak infermierët apo mjekët. “Numri i denoncimeve nga pacientët është vetëm tre deri më sot. Gjatë këtij pesë vjeçari kanë hequr të drejtën e profesionit për tre muaj, 4 infermierë. Mund të parashikohet të dënohet dhe ai që jep dhe ai që merr. Janë mbajtur qëndrime për rastet e denoncuara që janë të paktë dhe bëjmë thirrje të ketë më tepër pjesëmarrje të shoqërisë për të ndryshuar kujdeset infermierore, dhe kujdesin shëndetësor”, – tha Sabri Skënderi, president i Urdhrit të Infermierit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency