Standard.al

“Udhëtimi në kohë’, si mund të lëvzin njerëzit përgjatë viteve

udhetimiA është e vërtetë teza se njeriu mund të lëviz në kohë? Pavarsisht se shumë shkencëtarë i janë afruar zbulimit përsëri nuk është arritur të hidhet ky hap kaq i madhë. Por përse është rritur besimi te shkencëtarët se një ditë mund të udhëtojmë në kohë. Eksperimentet më të fundit po arrijnë në një konkluzojnë të ri që mund të jetë shumë domethënës për botën. Njeriu shumë shpejt mund të udhëtojë në kohë dhe të shohë se çfarë ka ndodhur.

Të lëvizësh në kohë

Artikulli i “Neë Scientist” nënvizon se udhëtimi në kohë përmbledh shumë probleme praktike dhe paradokse teorike. “Pavarësisht, ekziston një mundësi e vogël që ne të shohim vizitorë nga e ardhmja gjatë vitit që do të pasojë”, shkruhet në artikull. Duhet thënë se vetëm pak shkencëtarë e pranojnë idenë se pajisja në fjalë do të krijojë ato kushte të cilat mendohet se janë të nevojshme për të udhëtuar në kohë. Pajisja është projektuar për të shqyrtuar forcat misterioze që ekzistojnë në nivel grimcash sub-atomike dhe me ta bërë këtë do të jetë në gjendje t‘u japë përgjigje shumë pyetjeve, siç është natyra e vërtetë e gravitetit. Nuk është dizajnuar si makinë për të udhëtuar në kohë. Megjithatë, nëse aksidentalisht kthehet në makinë kohe, do të funksionojë vetëm në nivel sub-atomik, kështu që nuk do të kemi shans të dëgjojmë histori si ato që tregohen nëpër filma, ku njerëzit barten përpara e prapa në kohë.

Udhëtimi në kohë

Mundësia teorike është debatuar gjerësisht, por të gjithë bien dakord që problemet në nivel praktik janë aq të stërmëdhenj, sa, me të gjitha gjasat, nuk do të ndodhë kurrë. Brajën Koks, një studiues i Universitetit të Mançesterit, vëren se edhe sikur ligjet e fizikës të mos e pengonin udhëtimin në kohë, kjo nuk do të thotë aspak se diçka e tillë është e mundur, sigurisht në terma të kthimit prapa në kohë.
“Të thuash se ato ligje fizike që njohim lejojnë kthimin në të shkuarën, është si të thuash po citoj Bertrand Rasellin, se lejojnë që një çajnik të orbitojë përreth Venusit”, thotë dr. Koks. Pra, është e mundur, por nuk ka gjasa të bëhet “Udhëtimi në kohë është tërësisht i mundur, në fakt koha në orbitë
kalon me ritme të ndryshme nga ato ritme që njohim në tokë dhe kjo duhet marrë në konsideratë nëse duam që sistemet naviguese të satelitëve të funksionojnë. Por, udhëtimi në të shkuarën, megjithëse lejohet teknikisht nga teoria e Ainshtainit, do hidhet poshtë nga shumica e fizikanëve, në rast se arrijmë të kuptojmë më mirë rregullat e fizikës – dhe kjo është edhe detyra e pajisjes që po ndërtohet në CERN”.

Mundësia e udhëtimit në kohë

Vjen bashkë me teorinë e relativitetit të përshkruar nga Albert Ainshtaini në vitin 1905. Është teoria më e mirë që kemi deri tani lidhur me natyrën e hapësirës e të kohës dhe ishte Ainshtaini që formuloi ekuacio- Dy matematikanë rusë kanë sugjeruar se thërrmuesi gjigant i atomeve që po ndërtohet në CERN, Qendra Evropiane për Kërkimet Nukleare, pranë Gjenevës, është në gjendje të krijojë kushtet për të udhëtuar prapa dhe përpara në kohë net matematike që i lidhin kohën dhe hapësirën në një entitet të quajtur – “kohë-hapësirë”. Ato ekuacione dhe vetë teoria nuk e përjashtojnë idenë e udhëtimit në kohë, megjithëse që nga koha e Ainshtainit janë bërë përpjekje të shumta për të provuar se udhëtimi në kohë është i pamundur. Ka ndonjë element që mund ta mbështesë këtë teori? Shumë shkrimtarë librash fantastiko-shkencorë janë kënaqur duke imagjinuar mundësinë e udhëtimit në kohë, duke nisur që nga H.G. Ëells, libri i të cilit “Makina e Kohës” u publikua në vitin 1895 – 10 vjet përpara se Ainshtaini të dilte me teorinë e relativitetit. Në mënyrë shumë interesante, do të ishte një tjetër vepër e fantashkencës ajo që do të ringjallte interesin për udhëtimet kohore në epokën moderne. Kur astronomi amerikan, Karl Sagan, shkruante në vitin 1986 romanin “Kontakti”, kërkonte një rrugë gjysmë të mundshme për të anashkaluar problemin e pamundësisë për të udhëtuar më shpejt se drita – gjë që do të thyente një rregull bazë të fizikës. Atij i duhej që personazhet e librit të përshkonindistanca gjigante në hapësirë, kështu që i kërkoi Kip Tornit, mikut të vet kozmolog, t‘i zbulonte një rrugë, që kjo të ishte e mundur pa pasur nevojë të udhëtohej më shpejt se drita. Torn sugjeroi se duke manipuluar vrimat e zeza bëhej i mundur krijimi i “vrimave të krimbave”, në hapësirë-kohë që do të lejonin njerëzit të udhëtonin brenda çastit nga një pikë e universit në një tjetër. Më pas mendoi se kjo ide mund të shfrytëzohej teorikisht edhe për t‘u kthyer prapa në kohë. Sigurisht që bëhej fjalë veç për një teori dhe askush nuk mund të imagjinonte se vrimat e zeza mund të manipuloheshin vërtetë duke krijuar “vrima krimbash”. Por ideja tingëlloi e pranueshme, e shtoi ndjeshëm interesin mbi “vrimat e krimbave” dhe mbi udhëtimin në kohë, duke përfshirë edhe dy matematikanët rusë. Përveç pamundësive praktike, çfarë tjetër e pengon udhëtimin në kohë? Problemi më i madh teorik njihet si paradoksi i udhëtimit në kohë. Nëse dikush kthehet në kohë dhe ndërmerr diçka për të ndaluar ekzistencën e vet, si mund të jetë i mundur udhëtimi në kohë? Shembulli klasik është ai i të kthyerit në kohë që vret të gjyshin përpara ardhjes në jetë të babait të tij. Kozmologët, të njohur për fantazinë e shfrenuar, e kanë shmangur problemin, duke i ardhur rrotull. Kanë sugjeruar se nuk ekziston një univers i vetëm, por se janë të shumtë – aq të shumtë sa ka vend për çdo ngjarje të mundshme. Në këtë model universi të shumëfishtë, apo “multiversi”, një grua që kthehet në kohë për të vrarë gjyshen nuk cenon ekzistencën e vet, pasi në universin fqinj gjyshja jeton për të sjellë në jetë një bijë, e cila bëhet nëna e vrasëses. Ku do na shpjerë makina e Gjenevës? Fizikani dhe shkrimtari Xhon Gribin, i cili di t‘i shpjegojë këto gjëra më mirë se pjesa dërrmuese e njerëzve, përmend një proverb fizikanësh: gjithçka që nuk është e ndaluar, në një çast do të ndodhë. “Kështu që ata mendojnë se makinat e kohës mund të ekzistojnë. Problemi është se ‘tuneli kohor‘ që do të prodhohet nga pajisja do të jetë një ‘vrimë krimbi‘ aq e vogël sa në të do mund të kalojë vetëm një atom.

Comments are closed.