Qeveria: Ja sa rriten pagat dhe pensionet në korrik. Kategoritë që përfitojnë

0
157

pensionistaMjekët, infermierët, mësuesit, pensionistët, punonjësit e administratës, rritja që do të përfitojë secila kategori

Në 7 vitet e fundit qeveria ka arritur një sukses për sa i përket rritjes së pagave dhe pensioneve. Mjekët, infermierët, mësuesit, punonjësit e administratës, pensionistët dhe të gjitha kategoritë e tjera kanë pësuar një ndryshim rrënjësor në pagat e tyre. Rritja ka qënë në shifra të larta dhe ka sjellë afrimin mes një rroge të lartë dhe një rroge mesatare. Në çdo vit Këshilli i Ministrave ka bërë rritje për pagat e ulta dhe për pagat e mesme, rritje që në radhë të parë është ndjerë nga shtresa si pensionistët apo mësuesit, ku të ardhurat e tyre nuk mjaftonin për të kaluar muajin. Si çdo vit edhe në korrik të 2013-s qeveria përsëri do të rrisë pagat dhe pensionet. Në plan të parë do të jenë pagat e ulta. Plani ëshët që gjatë 4-vjçëarit të ardhshëm pagat e ulta të barazohen me pagat e mesme. Në këtë mnëyrë do të ketë një mbështetje të madhe për punonjësit e thjeshtë si infermierët apo punonjësit me rroga të ulta në adminsitratë. Por një rëndësi më të madhë pritet tu jepet pensionistëve.

Pensionet

Nëse sot krahasojmë një pension të ulët apo të mesëm me atë të 7 viteve më parë, diferenca është e madhe. Sot një pensionsit në fshat nuk merr më pak se 84 mijë lekë kur disa vite më parë kishte pensione dhe me 35 mijë lekë. 520 mijë pensonistë përveç rritjes që kanë përfituar në vitet e fundit nga korriku do të përfitojnë 2-4% më shumë se sa marrin sot. Një rritje e cila do të ndikojë në mënyrë direkte për të rritur të ardhurat e tyre. E njëta gjë do të ndodhë edhe me pensionet në qytet, aktualisht një pesnionist në qytet nuk merr më pak se 130 mijë lekë të vjetra ndërkohë që disa vite më parë merrte 70-80 mijë lekë. Rritja për këtë kategori pritet të jetë 3% e pensionit aktual. Në këtë mënyrë një pensionist në krrik do të marrë rreth 8 mijë lekë më shumë. Sipas premtimeve të qeverisë rritja do të vazhdojë edhe për vitet e tjerë, në mënyrë që pensionet ti afrohen të njëtës cilësi me vendet e Bashkimit Europian.

Mjekët dhe infermierët

Paga e një infermieri sot, sot nuk është më pak se 360 mijë lekë. Nëse bëjëm një krahasim me pagat që një infermier merrte disa vitë më parë ,atëherë mund të thuhet se është dyfishuar. Para disa vjetësh në Shqipëri kishte infermierë që paguheshin me 180-200 mijë lekë, ndërkohë që sot asnjë prej tyre nuk ndodhet në këtë shifër. Por sa do të jetë rritja pas korrikut për infermierët? Burime të “Standard” bëjën me dije se çdo infermierë do të përfitojë një rritje prej 2% më shumë se sa përfiton sot. E njëta gjë do të ndodhë me mjekët por për atë kategori që futet te pagat mesatare. Për mjekët që marrin paga të larta nuk pritet të ketë rritje.

Mësuesit dhe administrata

Nëse ka një kategori në Shqipëri që mund të krenohet me pagat e tyre ata janë mësuesit. Paga që kapin shifra nga 400 mijë deri në 600 mijë lekë. Një mësues i fillores në vitet 2004-2005 merrte nga 100-130 mijë lekë, ndërkohë që sot kjo rrogë është trefishuar dhe katërfishuar. E njëta gjë mund të thuhet dhe për mësuesit e arsimit të mesëm dhe arsimit të lartë. Rritja për mësesit pas korrikut do të jetë nga 1-3%, gjithmonë më shumë do të rriten rrogat e ulta, ndërsa më pak rrogat e larta. Për administratën, Ministria e Finances pritet të propozojë një rritje me skemë. Në këtë mënyrë do të përfitojnë rritje të gjithë punonjësit me rroga nga 300-450 mijë lekë, rritje që do varjojë nga 2-3%. Për punonjësit e tjerë rritja do të jetë 0.5-1%.

 

 

Shtetasit nga BE mund të punojnë pa leje në Shqipëri

Të gjithë shtetasit e vendeve anëtare të BE-së, që do të punësohen në Shqipëri, nuk do të kenë më nevojë të pajisen me leje pune. Ndryshimet ligjore për punësimin e të huajve, sipas ministrit të Punës, Spiro Ksera, zbusin burokracitë. Aktualisht rreth 32 përqind e të huajve të punësuar në Shqipëri janë shtetas të BE-së. Ndryshimet ligjore kanë shtuar dhe gamën e lejeve të punës, për herë të parë do të pajisen me to : sportistët, artistët dhe punëtorët shtëpiakë. “U morr vendimi si dhe një kërkesë nga Bashkimi Europian për të arritur që të mos ketë leje për të huajt, të cilët do të punësohen në Shqipëri. Besoj se kjo do të ndihmojë të gjithë kompanitë e mëdha që janë të vendosura në Shqipëri, gjithë koncensionet të cilët kërkonin punëtorë të specializuar, gjë që do të ndihmojë për një klimë më të favorshme për biznesin në vendin tonë”, deklaroi ministri Ksera

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency