Propagandë me devijime logjike

0
142

Çelo Hoxha

 

propagandaNjë pjesë e mirë e shqiptarëve nuk kanë pasur marrëdhënie të mirë me filozofinë, as ata që në zhargon njerëzit quhen “me shkollë”. Filozofia nuk ka qenë pjesë e kurrikulës së shkollave për gjysmë shekulli, në vend të saj studiohej historia e PPSH, e marksizmit ose ekonomia politike, e cila një lëndë e mbushur me marrëzitë politike të “klasikëve” të komunizmit. Ka dhe nga ata që nuk kanë pasur kontakt me filozofinë ngaqë nuk e kanë vazhduar arsimimin tej gjimnazit ose tetëvjeçares. Viktima të këtij handikapi janë dhe një pjesë e politikanëve, të cilët kanë fatkeqësinë të zbulohen për shkak të ekspozimit publik që kanë. Njohuritë filozofike janë të nevojshme për të mos u ndikuar nga propaganda e bazuar në gabime logjike.

Një gabim i logjikës është ky. Një qytetar kavajas dëgjon që Sali Berisha do të kalojë për në Berat dhe të nesërmen ngulet në anë të rrugës kombëtare për ta parë kur ai të kalojë. Adhuruesi i kryetarit të PD e kalon gjithë ditën e nesërme në anë të rrugës, por nuk e shikon – megjithëse i ka kontrolluar të gjitha makinat – që të kalojë për në Berat. Në mbrëmje, kur shikon lajmet (zoti Berisha duke bërë fushatë në Berat), adhuruesi i tij deklaron se lajmi është i montuar dhe shpjegon arsyet pse zoti Berisha, sipas tij, nuk ka qenë atë ditë në Berat. Babai tij, i rrahur më shumë nga jeta, i shpjegon pse lajmi është i vërtetë. Babai e di që kryeministri mund të shkojë në Berat dhe me helikopter se e ka parë herë të tjera ta bëjë këtë.

Një gabim tjetër është ky. Në këtë rast kavajasi ka dëgjuar që Sali Berisha do të kalojë për në Berat me një makinë të zezë, Benz. Të nesërmen ai ngulet buzë rrugës kombëtare dhe numëron gjithë benzat e zinj që kalojnë për në Berat dhe numëron 10 makina të zeza Benz. Kur kthehet në shtëpi deklaron sërish zbulimin që ka bërë. Sipas tij, për në Berat kanë kaluar 10 Sali Berishë. Babai i shpjegon ku ai ka gabuar në nxjerrjen e përfundimit të tij. Në Shqipëri nuk vetëm një Benz të zi.

Kur deklaroi të shtunën se qeveria nuk i ka shtruar 10.400 km rrugë me asfalt që ajo pretendon, nga rruga Lushnjë-Berat ka gropa, Edi Rama zbatoi në ligjërimin një nga gabimet e njohura të logjikës. Është shumë e vërtetë që rruga Lushnjë-Berat ka gropa, por kjo nuk është e thënë që ajo rrugë është e përfshirë në statistikën e deklaruar nga qeveria. Një gabim tjetër logjik, që Rama e përdori gjatë vizitës së tij në Berat të shtunën, ishte kur tha se qeveria deklaron që ka shtruar 10.400 km rrugë, një gjatësi 33 herë më madhe se aksi Jug-Veri i Shqipërisë, por kjo shifër, sipas, nuk duhet të merret për e vërtetë, përderisa nuk është shtruar aksi Lushnjë-Berat. Sasia e km të shtruar me asfalt, e deklaruar nga qeveria, nuk bën fjalë për aksin Jug-Veri, jo domosdoshmërisht e përfshin aksin Lushnjë-Berat. Në Shqipëri ka me mijëra kilometra rrugë kombëtare dhe lokale, të nivelit të parë, të dytë e të tretë, dhe janë më shumë se shifra që ka deklaruar qeveria se i ka shtruar.

Zoti Rama u mundua ta shumëzonte me zero gjithë punën e qeverisë në infrastrukturë, duke numëruar disa akse rrugës, por pa specifikuar se km kanë ngelur pa bërë në këtë akse. Për shembull, ai e paraqiti sikur rruga Fier-Vlorë është e pa ndërtuar, kur në fakt ka mbetur vetëm një segment i shkurtër nga Fieri në Levan, kurse autostrada Levan-Vlorë është ndoshta më e mira në Shqipëri. ai përmendi dhe aksin Tepelenë-Gjirokastër dhe Ballsh Tepelenë, si gjoja të pa rregulluar, por e vërteta është se aty është bërë një punë e jashtëzakonshme, jo e gjitha nga kjo qeveri. Rruga Tepelenë-Gjirokastër u fillua që gjatë qeverisjes socialiste dhe tashmë ka përfunduar, ka mbetur pa u bërë rreth nga agjencia e Tepelenës e deri 700-800 m më tutje. Aksi Ballsh-Tepelenë as që duhet zënë gojë, sepse ai aks është zëvendësuar me aksin Levan-Tepelenë, i cili në shumicë ka përfunduar.

Duke mohuar investimet në infrastrukturë, opozita mundohet ecën me logjikën e mazhorancës, e cila këto investime i paraqet si shtyllat e suksesit të saj. Kjo tregon që opozita është një lëvizje mbrapa në fushatë, sepse lëvizjen e parë e bën qeveria, pastaj ajo hedh baltë mbi të. Por balta hiqet me një kovë ujë dhe ajo që mbetet është puna e qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency