Standard.al

Nasa: Rrezikohemi nga stuhitë diellore

stuhi dieloreNASA ka publikuar së fundmi disa foto ku tregojnë qartë stuhitë diellore. Fotot janë realizuar në datën 11 prill nga një teleskop i fuqishëm dhe nga pamjet dallohen shpërthimet e njëpasnjëshme në diell. Ekpsertët kanë treguar se këto shpërhime mund të ndikojnë në planetin tonë, si dhe dielli mund të arrijë këtë vit maksimumin e aktivitetit të tij gjatë 11 viteve të fundit. Karen Fox, zëdhënësi i NASA-s është shprehur se: “Ky është shpërthimi më i madh që kemi parë gjatë vitit 2013. Shtimi i numrit të stuhive diellore është diçka normale, pasi në çdo 11 vjet bëhet një cikël diellorë dhe natyrisht ka më shumë shpërthime, por ajo së cilës duhet ti trembemi, janë ndikimet që ato sjellin në tokë. Deri tani nuk jemi në rrezik si edhe për shumë vite të tjera, por në një të ardhme të largët toka mund të zhduket si planet”.

Comments are closed.