Hakmarrja për mandatin e humbur të kryebashkiakut

0

Halil RAMA

Loading...

ediSulmi i paprinciptë ndaj kundërshtarëve  politikë, me akuza e shpifje nga më monstruozet vazhdon të mbetet strategji konstante e lidershipit socialist. Objekt i këtij sulmi fundjavën e shkuar ishte kreu i shtetit Bujar Nishani dhe gjyqtari tashmë i njohur Tomë Ndreca.  Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, fillimisht në “Twitter” duke ironizuar vendimin e Nishanit dhe më pas nga Berati, ka akuzuar presidentin e Republikës se po vepron si anëtar i Partisë Demokratike, duke dekretuar në Gjykatën e Lartë Tom Ndrecën, gjyqtari i cili ishte pjesë e trupës së Kolegjit Zgjedhor që para dy vitesh  legjitimoi verdiktin e zgjedhëve  për ta larguar atë nga kreu i bashkisë së Tiranës. Mjafton të kujtosh këtë fakt për të konkluduar se Edi Rama, edhe pas dy vjetësh e përjeton me dhimbje të thellë humbjen e Tiranës. Ndaj dhe s’i shqiten nga mëndja faktorët që i sollën disfatën, pikërisht në metropolin shqiptar që do të jetë përcaktues i fituesit edhe më 23 qershor. Duke anashkaluar, zgjedhësit që e kanë përcaktuar atë si minorancë, e sheh të keqen tek institicionet që legjitimojnë verdiktin e tyre. Bllokatori Rama, pasi ka bllokuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, i mbërthyer nga paniku i humbjes e sheh të keqen tek Toma. Ndaj dhe sulmon me të gjitha bateritë gjyqtarin e dekretuar tashmë si anëtar i Gjyktës së Lartë. Sulmi ndaj Ndrecës që prej 19 vitesh ushtron detyrën e gjyqtarit të gjykatës së Apelit në Tiranë duke dhënë drejtësi në bazë të ligjit, është më shumë se verbëri politike. Kjo edhe për faktin se para dy vitësh ai ishte njëri nga gjyqtyarët e Kolegjit Zgjedhor që vendosi të çertifikojë fitoren e Lulzim Bashës në garën për kreun e bashkisë së Tiranës. Ai si dhe katër gjyqtarët tjerë të Kolegjit patën shansin historik të legjitimit të verdiktit të sovranit në zgjedhjet e datës 8 Maj 2011. Në marrjen e vendimit që rrëzonte kërkesat e njëpasnjëshme absurde të lidershipit socialist trupa e kolegjit zgjedhor dëshmoi profesionalizëm në trajtimin dhe gjykimin e  çështjes konform ligjit dhe Kushtetutës. Para së gjithash trupa e Kolegjit Zgjedhor dëshmoi kapacitetet e mjaftueshme brenda institucioneve tona kushtetuese për të interpretuar dhe zbatuar drejt Ligjin dhe Kushtetutën. Personalitete më në zë të jurisprdnecës shqiptare vlerësuan se ky vendim shënoi triumfin e të ligjit dhe institucioneve mbi presionin dhe agresionin e rrugës, triumfin e qytetarisë mbi antivlerat që “sundimtari” për 11 vite i metropolit shqiptar tentoi t’i ngrejë në sistem.

Të njetën strategji ndjek lidershipi socialist edhe në betejën e saponisur elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Pasi dështoi në kauzën e mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve të para katër viteve, në kauzën e bojkotit të tejzgjatur të parlamentit, me grevat e urisë dhe në kauzën e sulmit të dhunshëm të kryeministrisë më 21 janar dhe të katër viktimave që i bëri kurban, tashmë është rikthyer tek strategjia e errësimit të gjithshkaje pozitive që ka arritur mazhoranca aktuale. Ndonëse ngado që shkon shkel në rrugë të reja të asfaltuara kreu i PS flet marrëzira sikur ato nuk ekzistojnë. Rama dhe suita e tij, mohojnë ndryshimin rrënjësor të Tiranës, ndonësë qytetarët e saj janë të bindur dhe shprehen hapur se dy vitet e  drejtimit të Bashkisë së Tiranës nga kryebashkiaku Basha janë një histori suksesi që evidenton një nga periudhat më progresive të Bashkisë së kryeqytetit shqiptar që nga themelimi i saj.  Në të vërtetë transformimi rrënjësor i metropolit shqiptar në vetëm dy vjet të drejtimit të tij nga Lulzim Basha dëshmon para së gjithash, rritjen e performancës dhe besueshmërisë së administratës së Bashkisë. Ballafaqimi me premtimet e para dy viteve nxjerr në pah jo vetëm përmbushjen e tyre, por dhe tregues të tjerë, që kanë të bëjnë me parametra bashkëkohorë të një qyteti në rritje e zhvillim intensiv. Ky ndryshim e tërbon Edi Ramën, ish kryebashkiakun famëkeq që kur u largua e la Tiranën në kaos total.

Në agoninë e humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit shefi i opozitës shqiptare hodhi fundjavën e shkuar shashkën e radhës me mosnjohje të dekretit të presidentit Nishani për emërimin e Tomë Ndrecës në Gjykatëne  Lartë. Njësoj siç ka kërcënuar me mosnjohe të Gjykatës Administrative, duke zëvendësuar atë me një këshill konsultativ pranë kryeministrisë, apo dhe më mosnjohje të koncensioneve të realizuara nga mazhoranca aktuale, nëse vërtetë ai bëhet kryeministër. Mjaftojnë qoftë dhe këto qëndrime deklarative të lidershipit opozitar për të konkluduar në rrezikun potencial që i kanoset vendit nëse vërtet ai votohet për kryeministër. Kjo edhe për faktin se me mosnjohjen e gjykatës administrative Edi Rama del kundër SHBA që ka mbështetur në vijimësi ngritjen e saj si dhe kundër interesave të biznesit shqiptar, ndërkohë që me mosnjohjen e koncensioneve shprehet hapur kundër investimeve të huaja në Shqipëri. Në këto rrethana, s’është e vështirë për të konklduar se në këto zgjedhje mazhoranca aktuale që arriti ta shndrrojë Shqipërinë në një vend në zhvillim intensive ka përballë opozitën që synon rikthimin e së shkuarës tek partia shtet. Njeriu që me metoda mafioze ia doli të largojë nga udhëheqja dhe nga trupa e deputëtevë të PS të gjithë kundërshtarët e tij brenda kësaj partie, ndonëse përbënin potenciale e resurse të njohura jo vetëm për këtë parti por edhe në rang kombëtar (njësoj siç bëri babai i tij shpirtëror gjatë 50 viteve të diktaturës komuniste), synon që këtë strategji ta implementojë në qeverinë e nesërme që ai pretendon ta kryesojë.

Tashmë me strategjinë e bllokimit të KQZ dhe me paralajmërime për mosnjohje të rezultatit, njeriu që për për katër vjet bëri të gjitha përpjekjet e mundshme për të penguar heqjen e vizave për shqiptarët dhe marrjen e statusit të vendit kandidat i BE, me tentativën e tij të dështuar për të njollosur zgjedhjet e 23 qershorit synon frenimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo edhe për faktin se zgjedhjet e 23 qershorit janë një sprovë e rëndësishme për t’u përcjellë shteteve mike dhe institucioneve partnere  vullnetin dhe përkushtimin e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare për të vijuar reformat dhe angazhimet për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Dhe nëse mazhoranca e kryeministrit Sali Berisha e ka shprehur hapur vullnetin e saj dhe po punon maksimalisht për të realizuar zgjedhjet më të mira që janë mbajtur ndonjëherë në vendin tonë, opozita e drejtuar nga Edi Rama vazhdon me skenarët e bllokimit të KQZ-së dhe të maskaradave me pseudoprotesta kundër atyre që s’i binden urdhërave arbitrarë të lidershipit.

Të motivuar vetëm nga ethet e pushtetit, nga “kolltukomania” dhe nga një pragmatizëm hipokrit, Rama dhe mbështësit e tij, po shpërfillin me cinizmin më absurd edhe rekomandimet e zyrtarëve të lartë europianë, kundër bojkotit të institucioneve legjitime, siç është Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Loading...