Dita e librit Rroftë mirësjellja!

0
158

libriMe titullin origjinal “Vive la politesse!”, autori i enciklopedisë për fëmijë Franccoise de Guibert gjen një mënyrë praktike dhe të thjeshtë për t’ju shpjeguar fëmijëve se ccfarë është mirësjellja dhe si na shërben ajo. E sjellë në shqip, nga Zamira Devole, botimet “Pegi”, ky libër ka kohën e duhur, referuar “gjuhës” së pasjellshme që ofron si model për edukimin politika këtu. Ndërsa referuar “Enciklopedisë…” së de Giubert rregulli i parë i mirësjelljes është i thjeshtë: të kujdesemi edhe për të tjerët e të mos mendojmë vetëm për veten tonë. Po pse duhet të sillemi mirë? Dhe si? Shpesh, kjo nuk është e thjeshtë për fëmijët, të cilët ndihen të mbytur nga kërkesat për t’u sjellë mirë. Ky libër i këndshëm dhe pak mistrec përdor një seri situatash: të ftuarit e një shoku, përgjigjja në telefon, marrja e fjalës, për të shpjeguar rregullat e

mirësjelljes. Disa nga këto situata (pastërtia, të qëndruarit në tavolinë) trajtohen në formë loje. Libri shpjegon edhe arsyet përse duhet të sforcohemi që të jemi të sjellshëm: për t’i dhënë kënaqësi njëri-tjetrit, për të qëndruar të hareshëm dhe për të shmangur zënkat. Mendojmë se ky libër duhet të mbahet në ccdo syprinë edhe të të rriturve, si të mësuarit paralel me fëmijët këtu në Shqipëri!!

Re.Ku

 

 

Botuesit takohen në kafe-librari

Me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, Shoqata e Botuesve Shqiptarë organizon më datë 23 prill 2013 një takim në Librarinë Friend’s Book House. Ndërmjet të tjerave, përveç aspektit festiv, është menduar të diskutohet mes tyre edhe për rritjen e vëmendjes për lexim dhe për probleme të piraterisë në botimet shqiptare.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency