Antarktiku në shkrirje e sipër

0
144

 

antarktikuNjë ekip i hulumtuesve nga Australia dhe Britania ka bërë të ditur se akulli në Antarktik është duke u shkrirë 10 herë më shpejt sesa 600 vjet më parë.Në raportin e publikuar sot, hulumtuesit nga Universiteti Kombëtar i Australisë dhe Vëzhgimi Britanik i Antarktikut kanë thënë se shkrirja më e madhe ka ndodhur në 50 vjetët e fundit. Bazuar në gjetjet, kryesuesja e ekipit, Nerile Abram, ka thënë se ngrohja e klimës ka arritur nivelin, ku çdo rritje e vogël e temperaturës mund të çojë në shkrirje të madhe të akullit. Shkrirja e akullit përshpejton zhdukjen e akullnajave dhe kontribuon në rritjen e niveleve të detrave në glob.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency