KQZ me 4 anëtarë KQZ përjashton 6 parti nga zgjedhjet, 66 prej tyre në garë për 23 qershorin

0
153

Florenc Drizari

mbledhjaGenc Gjonçaj: U kthye në organ politik. Niazi Kosovrasti: Jo deklarata politike në KQZ, do të mbajmë zgjedhje të lira

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje regjistrimin e partive politike për zgjedhjet e 23 qershorit. Nga 72 kërkesa të subjekteve politike për të qenë pjesë e listës zgjedhore, KQZ përzgjodhi 66 parti që përmbushnin kërkesat ligjore duke përjashtuar 6 prej tyre nga lista, kryesisht për shkelje të afateve të regjistrimit dhe për mosplotësim të dokumentacionit që kërkohej në bazë të Kodit Zgjedhor. Shqyrtimi i kërkesave për regjistrimin e partive politike kaloi pa debate, edhe pse KQZ-ja zhvilloi mbledhjen me 4 anëtarë, pas dorëheqjes së dy anëtarëve të propozuar nga Partia Socialiste në komision dhe pas ngrirjes së marrëdhënieve me administratën zgjedhore të anëtarit të PBDNJ-së, Jani Jani.

GJONÇAJ – KOSOVRASTI

Mungesa e tre anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mbledhjen e djeshme nuk kaloi pa komentet e përfaqësuesve ligjor të dy partive të mëdha, PD-së dhe PS-së. Fillimisht ishte Genc Gjonçaj, përfaqësues ligjori PS-së, i cili tha se pas lëvizjeve të fundit në koalicionet partiake, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është kthyer në një organ politik. “Në anën e majtë tuajën zonja kryetare është ulur zoti Zguri që do kisha dëshirë ta uroja për detyrën e re, pasi mendoj që çdokush që ulet aty përgëzohet për misionin, por më lejoni të them që e kam të pamundur, pasi pak ditë më parë një koleg u shkarkua pa të drejtë nëpërmjet procedurave dhe vendimmarrjes që më ngjasonte me gjyqet publike të kohës së diktaturës. Ajo vendimmarrje nuk cenoi vetë anëtarin, por preku legjitimitetin e KQZ dhe të këtij procesi. Tashëm një gjë të tillë e thonë të gjithë partnerët ndërkombëtarë që kujdesen që Shqipëria të largohet nga mentalitetet e komunizmit dhe të marrë rrugën drejt demokracisë evropiane. Tre karrige bosh, flasin shumë, tregojnë që institucionet janë të kapura nga politika. Sot KQZ është kthyer në një organ politik”, – deklaroi Gjonçaj. Gjithashtu, përfaqësuesi ligjor i PS-së kërkoi nga kryetarja KQZ-së që të deklaronte publikisht a është përfaqësuese e Partisë Demokratike në KQZ. Në përgjigjen e saj, zonja Lleshi citoi: “Sa për kriteret e mia, referoju nenit 15”.

Ndërsa në replikë më homologun e tij socialist, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Niazi Kosovrasti, tha se KQZ nuk duhet të përdoret për deklarata politike dhe se mazhoranca është e vendosur për të siguruar zgjedhje brenda standardeve të kërkuara. Niazi Kosovrasti rikujtoi bojkotin disamujor të vitit 2011 të tre anëtarëve të propozuar nga opozita në komision, duke e lidhur këtë me mungesën e anëtarëve në mbledhjen e djeshme. “Neve përfaqësuesit juridikë nuk na takon të bëjmë deklarata politike. Nuk e gjej aspak me vend të marrim guximin të vlerësojmë Kuvendin e Shqipërisë, ka institucione që duhet t’u drejtohesh”, – tha ai. “Nuk është hera e parë që mungojnë 3 anëtarë. Edhe në 2011 nuk erdhën për tre muaj, donin të sabotonin procesin zgjedhor. Po tentohet t’i bëhet presion KQZ, por procesi do vazhdojë, do bëjmë të gjitha përpjekjet që zgjedhjet të bëhen sa më të mira më 23 qershor”, tha Kosovrasti.

 

Hysen Osmanaj: Jemi betuar për zhvillimin e zgjedhjeve të lira

Në pikun e debateve mes përfaqësuesve ligjore të PS-së dhe PD-së, lidhur me humbjen e legjitimitetit të KQZ-së për zëvendësimin e anëtarit të LSI-së, dhe dorëheqjen e dy anëtarëve të tjerë Denar Biba dhe Albana Shtylla, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmanaj, tha se në bazë të Kodit Zgjedhor komisioni gëzon pavarësi të plotë. Për këtë ai përmendi zgjedhjen e tij në Parlamentin shqiptar me shumicë votash, edhe pse u propozua nga PD-ja në atë post, ndërsa tha se është i vendosur për mbështetur procesin deri në fund të mandatit. “Ne jemi legjitimë në këtë tavolinë, ne jemi betuar për të zhvilluar zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike. Ne vërtetë na propozon politika, por ne nuk kemi vepruar ndonjëherë si njerëz politikë, kemi zbatuar detyrën dhe kodin. Unë jam shumë komod në këtë tavolinë”, – deklaroi Osmanaj.

 

 

 

Ja 66 partitë që do të kandidojnë në zgjedhet e 23 qershorit

1.Partia Levizja Demokratike
per Ndryshim

2.Lidhja per Drejtesi e Progres

3.Aleanca Arbnore Kombetare
Lidhja per Drejtesi e Progres

4.Partia Aleanca Demokristiane
e Shqiperise

5.Partia Levizja Demokristiane
e Shqiperise

6.Partia Minoriteti Etnik Grek
per te Ardhmen

7.Partia Demokracia e Re Europiane

8.Partia Mbrojtjen e te Drejtave
të Punëtorve të Shqipërisë

9.Partia e të Drejtave të Mohuara
e Re

10.Partia Balli Kombetar

11.Partia e Gjelber

12.Partia Socialiste e Shqiperise

13.Partia Lëvizja Shqipëria e Re

14.Partia për Mbrojtjen e të
Drejtave të Emigrantëve

15.Partia e Punës e Shqipërisë

16.Partia e Çështjeve Shqiptare

17.Partia Demokrate për
Integrim e Prosperitet

18.Aleanca për Barazi dhe
Drejtësi Europiane

19.Lëvizja Punëtore Shqiptare

20.Partia Personat me Aftësi
të Kufizuar

21.Partia Rruga e Lirisë

22.Partia e Reformave
Demokratike Shqiptare

23.Partia Komuniste e Shqipërisë
8 Nëntori

24.Partia Levizja e Legalitetit

25.Partia Demokracia Sociale

26.Partia Aleanca Kuq e Zi

27.Partia Toleranca e Re
e Shqipërisë

28.Partia Aleanca Kombetare

29.Partia Komuniste e Shqipërisë

30.Partia Unitetit Kombetar

31.Partia Bashkimi Republikan
Shqiptar

32.Partia Republikane Shqiptare

33.Partia Socialpuntore Shqiptare

34.Partia Lëvizja për Drejtësi
e Shqiptarëve

35.Partia Socialiste e Vertete 91

36.Partia Socialiste e Moderuar

37.Partia Drejtësi, Integrim
dhe Unitet

38.Partia Lëvizja Socialiste
për Integrim

39.Partia Ardhmërija Shqiptare

40.Partia Ambjentaliste

41.Partia e Punes e Shqiperise
e Riorganizuar

42.Partia Bashkimi Demokrat
Shqiptar

43.Partia G 99

44.Partia Socialdemokrate

45.Partia Demokristiane
e Shqiperise

46.Partia Ora e Shqiperise

47.Levizja per Zhvillim Kombetar

48.Partia Ligj dhe Drejtësi

49.Partia Kristian Demokrate
e Shqipërisë

50.Partia Bashkimi Popullor
i Pensionisteve Shqiptar

51.Partia Mendimi I Djathte
Liberal

52.Partia Aleanca per Demokraci
dhe Solidaritet

53.Partia Konservatore

54.Partia Aleanca Demokratik
e Shqiptare

55.Partia Agrare Ambjentaliste
e Shqiperise

56.Partia Bashkimi Liberal Demokrat

57.Partia Aleanca e Maqedonasve
per Integrim Europian

58.Partia Fryma e Re Demokratike

59.Partia Bashkimi per te Drejtate Njeriut

60.Partia e te Drejtave te Mohuara

61.Partia Shqiptare Atdheu

62.Balli Kombetar Demokrat

63.Partia Aleanca Popullore

64.Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare

65.Partia Demokratike

66.Partia Popullore Kristiandemokrate
e Shqiperise

 

Partitë e përjashtuara dje në KQZ

 

Partia Alternativa Liberale
e Shqipërisë
– Pasaktësi në emrin e kryetares Angjela Hasani – Angela Hassani

 

Partia Emigracionit Shqiptar – Dy bashkëkryetarë pretendojnë të njëjtën parti

 

Partia Pajtimit Kombëtar – Tejkalim të afateve për vendimin gjyqësor

 

Partia Civile e Shqipërisë – Vendimi gjyqësor s’ka marrë formën e prerë

 

Partia e Prosperitetit Demokratik
te Shqipërisë
– në vërtetimin e gjykatës mungojnë siglat, shkronjat nistore

 

Partia Demokratike e Bashkimit
Mysliman të Shqipërisë
– (Për tejkalim të afateve të regjistrimit)

 

 

 

Tre kandidatët e pavarur që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare

 

Alket Troka – kandidat i pavarur në Fier

 

Laureta Gjoni – kandidate e pavarur në Vlorë

 

Skënder Tufa – kandidat i pavarur në Tiranë

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency