Standard.al

Investimet 92 propozime për financim nga qeveria italiane me vlerë 18 mln euro

Ervin Kaduku

ministriaNga 13 projektet e seleksionuara që do të financohen, 2 janë në nivel kombëtar, 1 rajonal dhe 10 lokale. Midis këtyre të fundit 5 do të financojnë rikonstruksionin e 4 shkollave fillore dhe të një çerdheje si dhe të 1 shkolle të mesme me mangësi të theksuara infrastrukturale dhe rrezikshmëri të lartë për nxënësit dhe mësuesit

 

 

Ambasada italiane në Tiranë njofton se thirrjes së parë për propozime të shpallur më 10 dhjetor 2012 sipas Programit Italo-Shqiptar të konvertimit të borxhit (IADSA) dhe të mbyllur në 28 shkurt 2013 iu përgjigjën 92 projekt propozime nga e gjithë Shqipëria për një total financimesh të kërkuar prej 18 milionë eurosh. Bëhet fjalë kryesisht për projekte në fushën e formimit profesional e atë të përforcimit të arsimit fillor në zona me mangësi të theksuara por edhe për përmirësimin e shërbimit shëndetësor bazë dhe atë parandalues si dhe iniciativa për të mbështetur integrimin social dhe ekonomik të grupeve shoqërore më të prekura apo zhvillimin e integruar rural të zonave në vështirësi dhe të marxhinalizuara. Pjesëmarrja në thirrjen e parë ka qenë gjithëpërfshirëse: 15 projekt propozime janë prezantuar nga administrata të ndryshme publike qendrore, 16 nga këshillat e qarqeve dhe më shumë se 40 nga bashkitë dhe komunat pjesa më e madhe e të cilave nga zonat rurale në vështirësi. Shoqëria civile shqiptare sikurse dhe ajo italiane kanë mbështetur institucionet shqiptare në përgatitjen e projektpropozimeve së bashku me entet lokale italiane dhe organizmat ndërkombëtare të cilat bashkëpunojnë prej kohësh me autoritet shqiptare. Interesi i shprehur për programin ka vënë në lëvizje një pjesë jo të vogël të vendit duke konfirmuar faktin se sa e fortë është kërkesa për zhvillim social në të.

Situata

Në pritje të thirrjes tjetër e cila parashikohet të publikohet tremujorin e fundit të këtij viti, në datën 24 prill 2013 gjatë një ceremonie që do të mbahet në Tiranë, do të bëhen publikë 13 projekt propozimet të cilët arritën të merrnin më shumë pikë në procesin e vlerësimit të 92 projekt propozimeve të prezantuara dhe që në këtë mënyrë do të përfitojnë nga fondi i financimit për konvertimin e borxhit i cili arrin në shumën 4,5 milionë euro. Niveli i lartë i pjesëmarrjes, vëmendja e kushtuar nga institucionet publike shqiptare, cilësia e projekteve si dhe vlerësimi dy palësh italo-shqiptar tregojnë efikasitetin e plotë të këtij instrumenti si ndihmë për zhvillim. Nga 13 projektet e seleksionuar që do të financohen, 2 janë në nivel kombëtar, 1 rajonal dhe 10 lokale. Midis këtyre të fundit 5 do të financojnë rikonstruksionin e 4 shkollave fillore dhe të një çerdheje si dhe të 1 shkolle të mesme me mangësi të theksuara infrastrukturale dhe rrezikshmëri të lartë për nxënësit dhe mësuesit; 3 projekte kanë për qëllim përmirësimin e aftësive dhe vënien në dispozicion të burimeve shtesë në nivel lokal për rinovimin teknologjik të këtij sektori, shumëllojshmërinë e prodhimit bujqësor dhe tregtimin e tij; 2 projekte kanë pë qëllim mbështetjen e zhvillimit territorial respektivisht 1 në ambient rural me vështirësi të theksuara dhe 1 tjetër në zonat periferike me prezencë të fortë të minoriteteve dhe të kategorive më të prekshme. 2 projekte të tjera synojnë mbështetjen e procesit të deinstitucionalizimit të asistencës për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit sikurse e parashikon edhe ligji, duke favorizuar në këtë mënyrë decentralizimin e shërbimeve sociale në ndihmë të familjeve me njerëz me aftësi të kufizuara që ndodhen në kushte kritike të administruara në shkallë rajonale me pjesëmarrjen aktive të bashkive dhe të komunave. Në njërin prej këtyre projekteve aplikuesi është Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale dhe në tjetrin Qarku i Vlorës në bashkëpunim me 5 ente të ndryshme lokale, 19 fshatra të asaj zone si dhe me Departamentin e Rajonal të shërbimeve sociale. Dhe së fundi, projekti i 13 i aprovuar ka si qëllim të tijin të mbështesë dhurimin e gjakut si dhe shërbimet e grumbullimit dhe të kontrollit të tij. Nga të 13 projektet e përzgjedhur sikurse u tha dhe më lart 2 janë në nivel kombëtar, 2 janë të lokalizuar në veri të Shqipërisë, 1 në qendër, 4 në jug-lindje dhe 4 në jug-perëndim.

 

 

Sektori hidroenergjetik punon me kapacitet të plotë, energjia eksportohet

Kuota në hidrocentralin e Fierzës përcaktohet të jetë 296.6 m me tendencë rënie dhe prurjet shënojnë shifrën 430 m3/s, në hidrocentralin e Komanit kemi një kuotë 174 m dhe prurjet anësore 130 m3/s

 

Reshjet e fundit kanë dhënë efekte pozitive në sistemin elektroenergjitik shqiptar. Si rezultat i rritjes së nivelit në basenet e HEC në kaskadën e Drinit prodhimi vendas i energjisë ka arritur rreth 27 milionë kilovatorë në ditë e përcaktuar si një shifër e kënaqshme për sistemin tonë. Sipas te dhënave, aktualisht po eksportohen 9 – 10 milionë kilovator në ditë. Ndërkohë, që kuota në hidrocentralin e Fierzës përcaktohet të jetë 296.6 m me tendencë rënie dhe prurjet shënojnë shifrën 430 m3/s, në hidrocentralin e Komanit kemi një kuotë 174 m dhe prurjet anësore 130 m3/s, ndërsa në hidrocentrali i Vau i Dejës ndodhet në kuotën 75.15 m, me prurje anësore 10 m3/s dhe shkarkimet në HEC-e janë zero. Gjithë konsumi i vendit mbulohet me prodhim vendas. Situata në kaskadën e lumit Drin është normale dhe po menaxhohet me vëmendje nga personeli inxhiniero-teknik i cili është i angazhuar maksimalisht. Sistemi energjetik në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm pas muajve pa reshje dhe problemeve të krijuara nga CEZ Shpërndarje e cila më pas si rezultat kaloi nën administrim shtetëror.

CEZ

Nga ana tjetër, kompania “CEZ shpërndarje” tashme në administrim shtator i është rikthyer aksioneve ne terren për prerjen e lidhjeve te paligjshme si dhe investimeve në rrjet. Drejtues te kompanisë thonë se në janar niveli i arkëtimeve ishte ne masën 51%, por ky tregues thotë administratori Sahit Dollapi ka arritur ne mbi 80%. Sipas tij, vetëm në dy javët e fundit është ndërprerë energjia për 13 mije banonte që rezultonin debitorë, dhe një pjese e mire tyre i janë drejtuar kompanisë për pagesat e detyrimeve të prapambetura. Por, përtej aksioneve, sërish disa nga qytetet në vend kanë qenë dhe mbeten problematike në arkëtime, siç është Kukësi, Tropoja, Shkodra etj. Ndërsa për sa i përket mbifaturimeve, administratori Dollapi thotë se do të nisë një hetim për verifikimin e rasteve abuzive. Duke iu referuar të dhënave nga kompania, në Tiranë janë ndërprerë 353 lidhje të paligjshme, që banorët kanë bërë për t’iu shmangur detyrimeve.

 

 

 

Comments are closed.