Elona dhe Eldora, këshillueset e shtëpisë

0
127

elona-mban-qendrim-18.4.13Eldora fillon diskutimin lidhur me “debatin” e krijuar në shtëpi mes Edberit dhe Viganit e ku së bashku me Elonën mundohen ta këshillojnë atë për mënyrën se si duhet të sillet, duke i marrë më me qetësi gjërat, pasi secili prej tyre ka të drejtë të dyshojë dhe të shprehë dyshimet e tij lidhur me një sekret të caktuar. Vajzat i kërkojnë Edberit që të marrë mënjanë Viganin dhe t’i kërkojë falje atij për sjelljen e pahijshme tët tij. Edberi bën sikur e justifikon sjelljen e tij e më pas bindet. Kështu Eldora e përqafon me dashamirësi Edberi, duke menduar se ai është penduar për sjelljen e tij. Pasi largohet Eldora, Iliri fillon të bëjë shaka banale, duke u munduar të përfshijë edhe Elonën në shakatë e tij, por ajo mban qëndrim dhe i kërkon që të mos vazhdojë më të flasë në atë mënyrë. “Mirë që nuk janë duke të ndjekur fëmijët kur flet”, – i thotë serioze Elona. “Edhe ti nganjëherë e tejkalon fare me shakat”, – vazhdon t’i thotë ajo. Por Iliri nuk pushon së bëri shaka e vazhdon ende, megjithëse Elona i mban qëndrim gjatë gjithë kohës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency