Kauza e monumenteve, shkunden për fushatë

0
145

monumentePrej kohësh nëpër mediat e kryeqytetit publikohen raporte dhe të dhëna të rrjedhura nga lloj-lloj burimesh, po që të gjitha të çojnë tek politika, se monumentet në Shqipëri po “vdesin” dhe rrezik të hiqemi qafe nga lista e UNESCO-s. Më konkretisht, për këtë gjendje alarmante është një raport prej 51 faqesh i ICOMOS-it, i ngarkuar me mision monitorimi nga ana e UNESCO-s, i dorëzuar këtë javë në Institutin e Monumenteve dhe në Ministrinë e Kulturës. Por, në media ky raport nga hyrë nga dritaret e politikës, që janë kundër, dhe në rastin më të mirë po shkon në një linjë komunikimi, duke u përdorur si kauzë nga partitë politike. Megjithatë, dje, nga IMK-ja mediat janë lajmëruar në orën 11:10 minuta, para se do të mbahej një konferencë shtypi në orën 11.30. Merrte pjesë edhe drejtori i Trashëgimisë Kulturore të MTKRS, Arbër Kadia. Ndërsa konferenca, siç njoftohej, do të mbahej nga drejtori i Monumenteve, Apollon Baçe, për të kujtuar publikisht se sot është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve, por dhe për t’u dhënë përgjigje mediave për “kauzën” e ngritur nga politikanët e krahëve të kundërt, duke marrë të gatshëm raportin e ICOMOS-it.

“Në përgjigje të disa artikujve mediatikë të ditëve të fundit, ku spekulohet me mundësinë e futjes së Gjirokastrës dhe Beratit, të shpallur nga UNESCO-ja pasuri botërore e njerëzimit, në listat e siteve më në rrezik nga raporti u citua pjesa ku thuhet qartë:

“Misioni vë në dukje se shteti ka për vullnet dhe qëllim plotësimin e angazhimeve dhe kërkesave të Konventës së Trashëgimisë Botërore dhe direktivave operative. Institucionet e tija kryesore janë partnerë të gatshëm për mbrojtjen dhe menaxhimin e vlerave universale të kësaj trashëgimie. Si i tillë rreziku për të kaluar në listat e siteve të rrezikuara nuk mund të merret në konsideratë për momentin” – kjo ishte mbrojtja e Ministrisë së Kulturës, duke kundërshtuar dhe quajtur si “spekulime” faktet e raportit që “kryqëzon IMK-në” si me personel të papërgatitur. Por krahu që ka sot pushtetin, pra Ministria, nuk e sheh bardhezi çështjen e monumenteve, që siç duket ka lexuar rreshta të tjerë nga opozita duke u shprehur se në raport “u vu në dukje se krejt në të kundërt raporti vlerëson gamën e gjerë të aktiviteteve të IMK-së dhe arrin në përfundimin se ai ka “specialistë me standarde të larta profesionale që dinë të ndjekin prioritetet”.

Raporti gjithashtu jep një sërë rekomandimesh kryesisht të aspektit struktural e legjislativ dhe këshillon përmbushjen e tyre deri në fund të vitit 2014.

Gjithashtu, nga ana e drejtorit të Trashëgimisë u përmend edhe lista e aktiviteteve që do të mbahen sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve, ku fokus i veçantë do t’i kushtohet pjesës edukative në lidhje me trashëgiminë kulturore dhe materiale. Në datën 18 prill 1982, me rastin e simpoziumit të organizuar nga ICOMOS-i i Tunizisë dhe një takimi të Zyrës së ICOMOS-it në Hammamet, nga pjesëmarrësit u sugjerua që të krijohet një ditë për të përkujtuar e festuar diversitetin e trashëgimisë kulturore nëpër botë. Prej kësaj ideje lindi dhe Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike. Ky simpozium më pas u miratuar nga Komiteti Ekzekutiv, i cili paraqiti edhe sugjerime praktike se si Komitetet Kombëtare të ICOMOS-it të organizonin aktivitete me rastin e kësaj dite. Në Sesionin e saj të 22-të në nëntor të vitit 1983, Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s miratoi këtë koncept duke kaluar një rezolutë ku u rekomandonte shteteve anëtare që të shqyrtonin mundësinë e deklarimit të 18 prillit të çdo viti “Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike”.

Ndërsa shumë vende dhe rajone kanë krijuar ditët e tyre të trashëgimisë, të tilla si Ditët e Trashëgimisë Evropiane/European Heritage Days, që përkujtohen çdo vit përgjatë muajit shtator. Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike paraqet një mundësi për të gjitha komitetet kombëtare të ICOMOS-s që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency